LIVE UPDATES
Politike

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur(VIDEO)

 Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian.

14 Korrik 2026, 20:07 Nga E.d
A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipërisë në BE. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian.

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë shtoi se duhen ende shumë punë, ndërsa theksoi se është gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat, nëse ato shfaqen. 

Në fund, ai tha se  Irlanda ka dëshmuar përmes shembullit të saj se progresi eksponencial është i mundur dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv.

Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani, jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar e për të cilin është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin dhe falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë deri më tani. Thënë kjo, kalendari bëhet gjithmonë e më shumë ambicioz dhe ne duhet të punojmë gjithmonë e më tepër pa reshtur. Nëqoftëse atmosfera do të vazhdojë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Nëqoftëse atmosfera do të ndryshojë, atëherë do të shohim, por deri tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere.

Dje në në takimin e Koalicionit të të Vullnetshëmve pati edhe një qasje, një këndvështrim për këtë proces, për vendet që janë në negociata aktive dhe mund të ndjeje lehtësisht, se te gjithë janë të prirur që të shtyjnë përpara dhe të gjithë janë të prirur të gjejnë mënyra edhe më të shpejta për ta mundësuar këtë. Kështu që jam shumë, shumë optimist në mënyrën shqiptare, që do të thotë, tragjikisht optimist. Kështu që gati për të ecur përpara dhe për tu përballur edhe me sfida, nëqoftëse se shfaqen, por siç e thashë në fjalën hyrëse, presidenca irlandeze na jep komfort sepse Irlanda është një vend që ka dëshmuar përmes shembullit, se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv. Pra, të jesh i shkëlqyer në objektivin e Presidencës, do të thotë të mund të mbyllësh më shumë kapituj me ne dhe me të tjerët deri në fund të vitit dhe ne ju besojmë miqve tanë irlandezë, punës që po bëjmë me Komisionin dhe kemi besim tek partnerët kështu që deri tani gjithçka mirë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro