LIVE UPDATES
Politike

"Marrin borxh për të paguar borxhin"/ Meta për buxhetin 2024: Ka rritur 10 përqind pagesat për PPP-të

Një pikë tjetër që preku Meta ishte se nuk është mbajtur premtimi për subvencionet në bujqësi, ku ai thotë se nuk janë rritur të ardhurat për fermerët.

7 Nëntor 2023, 11:58 Nga h.k
"Marrin borxh për të paguar borxhin"/ Meta për buxhetin
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë ka dal paraditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka folur për projekt-buxhetin 2024. Meta shprehu kritika të ashpra lidhur me buxhetin e planifikuar, ku ai vuri në dukje, se nuk ka asnjë rritje për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin. Sipas Metës borxhi publik do të rritet dhe më shumë, duke thënë se qeveria merr borxh jo për të dal nga borxhi por për të paguar borxhin.

Një pikë tjetër që preku Meta ishte se nuk është mbajtur premtimi për subvencionet në bujqësi, ku ai thotë se nuk janë rritur të ardhurat për fermerët. Nga ana tjetër ish-Presidenti tha se e vetmja rritje në buxhetin 2024 janë pagesat për koncesionet që shkojnë në 10 përqind.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË SË LIRISË ILIR META 

Në këtë moment, kur në parlament ka ardhur projektligji i buxhetit të shtetit, debati politik dhe parlamentar duhej të demostronte transparencë absolute, që shqiptarët të dinin se çfarë ndodh me taksat e mundit dhe të djersës së tyre. Mbyllja antikushtetuese e Parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Edi Ramës dhe qëllimit mafioz për t’i fshehur shqiptarëve buze greminën e madhe financiare ku është vendosur Shqipëria. Pavarësisht propagandës, Shqipëria ka sot: Borxhin, varfërinë, eksportet, të ardhurat dhe shpenzimet më të ulëta në rajon.

Pavarsisht perpjekjeve te Qeverise per te konsideruar te sukseseshme reformen fiskale planifikimi i te ardhurave tregon pamundesine e rritjes se kapacitetit te mbledhjes se tyre per shkak kryesisht te informalitetit, te diferencimit te taksimit si dhe te evazionit te larte
Të ardhurat publike nga 28.1% e PBB në vitin 2023 janë planifikuar në ulje në 27.7% e PBB në vitin 2024.
Rritja e barrës fiskale per vitin 2024 bazohet tek lojrat akciza e cigareve, lojrat e fatit dhe rritjen e taksimit të profesioneve të lira.

Kjo taksë e fundit, një taksë që stimulon largimin e trurit dëmton veçanërisht profesionet shumë të kërkuara si mjekët por dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Profesionistë të cilët vuajnë një diskriminim fiskal.
Planifikimi i rritjes së të ardhurave tatimore në këtë kohë krize do të duhej të bazohej në rritjen e eficencës së administratës tatimore dhe doganore, minimizimin e shpenzimeve tatimore, uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi dhe jo në rritjen e barrës fiskale për biznesin dhe qytetaret.
Planifikimi i të ardhurave duhej të shoqërohej me një plan masash për të rritur të ardhurat si rezultat :
1. I uljes së informalitetit në ekonomi, e cila vlerësohet në mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare. Sipas raportit të FMN, « komisioni europian vlerëson nivelin e sektorit informal në ekonomi nga 30 deri në 35% e PBB ». « ndërsa ILO vlerëson se 56.7 % e totalit të të punësurve janë informal »
2. Uljes së informalitetit në kontributetet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, i cili vlerësohet në 41.5% të fuqisë punëtore aktive në tremujorin e dytë të vitit 2023. Numri i të punësuarve 15 – 64 vjeç është 1255840, ndërsa numri i kontribuesve është 734823 punonjës.
3. Te heqja e përjashtimeve (në total përjashtimet ose shpenzimet tatimore vlerësohen rreth 87 miliard), të cilat nuk janë efikase dhe eficente nga pikëpamja ekonomike dhe sociale
4. Si dhe nga ulja e evazionit fiskal. Shqipëria ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike krahasuar me vendet e rajonit. Në mesataren e rajonit Shqipëria mbledh 28.1% të PBB, ndërsa mesatarja e rajonit është 38.1% e PBB. Shqipëria ka performancë tepër të ulët të mbledhjes së të ardhurave dhe kjo performancë do të përkeqësohet, përkundrejt mesatares së rajonit.
Paketa Fiskale 2024 e propozuar synon të gjenerojnë të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për akcizën e duhanit, të tatimit mbi të Ardhurat nga Profesionet, nga taksat nacionale, si dhe nga rritja e taksës së karbonit.

Paketa fiskale e propozuar nga Qeveria do të ketë vetëm efekte negative për ekonominë, sepse rrit në vazhdimësi barrën fiskale për biznesin dhe konsumatorët dhe do të rrisë barrën fiskale për profesionet e lira deri në 23%. Ky buxheti tregon fytyrën e tij anti sociale, sepse sipas sektorëve të ndryshëm, ai vetëm i ul shpenzimet sociale. Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë.
Fondi për rritjen e pensioneve për vitin 2024 parashikohet vetëm 4.1 miliard lekë (rreth 38 milionë Euro) ose një rritje vetëm 2.1% e fondit total të sigurimeve shoqërore, që nuk realizon as indeksimin për nivelin e inflacionit. Nuk ka të parashikuar asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfëra nga rritja e mëtejshme e çmimeve në vitin në vazhdim dhe në vitin 2024.
Të gjithë sektorët që janë sektorët më të rëndësishëm për nivelin ekonomiko-social të vendit, buxheti parashikohet në ulje. Është skandaloz financimin e bujqësisë, i cili nga 0.7% e PBB bie ne 0.6% e PBB. Nuk ka rritje të subvencioneve, duke vazhduar të jemi vendi i fundit në rajon për mbështetjen që i japim bujqësisë. (31,7 milionë Euro e gjithë vlera e subvencionit të parashikuar).

Për Arsimin, buxheti i shtetit për arsimin është rreth 2.1%, pothuajse i njëjti niel me vitin 2023, ndërkohë që problemet në arsim janë rënduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe duhet të kishte një financim të konsiderueshëm, për të mos bërë që të rinjtë të braktisin shkollat, apo mijëra studentë të largohen për të studiuar jashtë vendit.

Në përqindje të PBB, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është ulur nga 3.28% e PBB në vitin 2023 në 3.21 % e PBB në vitin 2024. Ndërkohë që duhet të kishte një rritje të konsiderueshme edhe për shkak të pasojave afatgjata të shkaktuara nga pandemia mbi shëndetin e qytetarëve.

Një ulje të konsiderueshme tregon buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Buxheti i vitit 2024 është ulur nga 61.9 miliard lekë (rreth 580 milionë Euro) në buxhetin e vitit 2023, në 52.8 miliard lekë (rreth 500 milionë Euro) në vitin 2024. Ose nga 2.7 % e PBB në vitin 2023, në 2.2% e PBB në vitin 2024.

Shpenzimet për financimin e koncesioneve PPP me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit nga viti 2018-2024 ka qenë 800 milionë euro dhe edhe këtë vit do të vazhdojnë.
Shpenzimet për koncesionet/PPP me financim buxhetor rriten me 9.2%, nga 13.08 miliard lekë në vitin 2023 (rreth 124 milionë Euro), në 14.29 miliard lekë (rreth 136 milionë Euro) në vitin 2024.
Borxhi Publik i Shqipërisë është në kushtet më të pavaforshme, dhe ky është një alarm që duhet të shqetësojë çdo shqiptar. Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2024 do të arrijë një shumë të lartë, në 118.2 miliard lekë (rreth 1,1 miliard Euro). Nga këto, vetëm për të mbuluar koston e interesave të borxhit shpenzimet do të rriten me 9%, pra nga 60.9 miliard lekë (afërsisht 590 milionë Euro) në vitin 2023, në 66.2 miliard lekë (afërisht 650 milionë Euro)në vitin 2024. Është kritike, eficenca shumë e ulët e borxhit, që praktikisht merret borxh për të larë borxh dhe jo borxh për të prodhuar zhvillim dhe rritje ekonomike.

Sepse, kostoja e borxhit për periudhën 2014-2024, është 910 miliard lekë (rreth 8 miliard Euro).
Ndërkohë kur në periudhën 2003-2013, kosto e borxhit ka qenë pothuajse gjysma, 462 miliard lekë (rreth 4 miliard Euro). Totali i kostos së shërbimit të borxhit (interesa + principal) do të jetë pothuajse i barabartë për vitin e ardhshëm me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të marra së bashku për vitin 2023. Miliarda Euro janë marrë borxh këto 10 vite nga qeveria Rama; veçse për ti grabitur me koncesione, me qindra tenderave abuzues dhe jo për shërbyer për t’u shërbyer qytetarëve. Ky borxh i ka shërbyer shpopullimit të vendit dhe jo rritjes së mirëqenies. Së fundmi, transferta e pakushtëzuar që merr pushteti vendor nga qeveria është vetëm 1%, pra pothuajse asnjë rritje dhe hedh poshtë propagandën për mbështetjen e qeverisë ndaj pushtetit lokal.

ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet