LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, ambasadori Minxhozi: Po japin rezultat. Hekurudha prioritet, përfundon këtë vit!

16 Korrik 2022, 12:33 Nga k.m.
Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, ambasadori Minxhozi: Po japin
Qemal Minxhozi

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 225 milionë euro. Mallrat e eksportuara nga Kosova në Shqipëri, kanë shënuar rritje prej 50 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Kosovë ka rritje në vlerë prej 14.5 për qind. Kjo rritje nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerësohet pozitive dhe e kënaqshme.

Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se pret që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022 të ketë rritje edhe më të madhe të shkëmbimeve tregtare.

“Në fushën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë, Kosovës dhe anasjelltas, kemi një rritje të kënaqshme. Mallrat (e eksportuara) nga Kosova në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 50 për qind, krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar. Dhe mallrat e eksportuar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur në masën 14.5 për qind. Në total ne shkëmbejmë në mes veti 225 milionë euro mallra në gjysmën e parë të vitit 2022. Rritja është diku e përgjithshme dhe pozitive. Besojmë se rritja në gjashtëmujorin e dytë, do të jetë më e madhe fal edhe disa masave organizative që janë marrë nga organet ligjzbatuese të doganave, tatimeve të dy vendeve, duke rritur bashkëpunimin dhe ulur burokracitë. Përsëri ne jemi të vëmendshëm se ka mundësi që ky bashkëpunim të thellohet dhe lëvizja e mallrave dhe shkëmbimeve të kenë një kalim më të shpejtë në kohë dhe shërbim me cilësi”, thotë ai.

Duke folur për hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë fundjavave, ambasadori Minxhozi, tha se baza e turizmit në Shqipëri është Kosova.

Ai shtoi se aktualisht fluksi më i madh i pushuesve kosovarë është në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës.

“Baza e turizmit në Shqipëri është Kosova, pastaj vjen Maqedonia, por Kosova është një e ardhur shumë e madhe për ekonominë e Shqipërisë. Dua të them se nga viti në vit ka një rritje, në zonat e Shëngjinit dhe Velipojës 70 për qind e pushuesve janë nga Kosova. Është një trend në rritje që nga viti 2019 e këndej, natyrisht vizitohet Vlora dhe Saranda, por këtu është fluksi më i madh i vizitorëve. Pyetja që bëni për fundjavën, ndikon shumë te vizitorët ditorë që shkojnë në mëngjes, duke mos pasur pengesa në kufi, ata zgjedhin për të ngrënë një drekë në ambiente në Shqipëri, pse jo edhe qytetarë të Shqipërisë që janë prezentë në hapësira turistike malore të Kosovës. Është një përfitim i ndërsjellët, një rritje e konsiderueshme, një praktik pozitive që po jep rezultate”, shton ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve po zbatohen, derisa përmend projektin e fizibilitetit për hekurudhën mes dy vendeve, për çka thotë se i njëjti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

“Një punë që po vazhdon me ritëm të kënaqshëm është gjithashtu edhe puna që po ecën për fizibilitetin e hekurudhës që lidh Kosovën me Shqipërinë. Janë në hapa të mirë, dy qeveritë kanë ndarë fondet përkatëse për t’u bërë studim dhe me shpresë që fundi i vitit do të jetë një projekt fizibiliteti të përfunduar dhe vitin e ardhshëm të shikohen mundësitë për të gjetur të hollat e financimit të kësaj hekurudhe”, thotë ai.

Si pozitive, Minxhozi e përmend edhe zbatimin e marrëveshjes për largimin e kuotave për pranimin e studentëve nga dy vendet dhe marrëveshjen për njësimin e abetares.

“Është me interes të themi që këto ditë ka filluar në Universitetin e Prishtinës faza e parë përgatitore të studentëve që vijnë nga Shqipëria. Më nuk do të ketë kuota, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, por do të pranohen siç pranohen të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë, ashtu do të pranohen të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Kosovës. Kjo do të krijojë mundësinë që ne të kemi një bashkim real, jo thjesht të kurikulave, por edhe të interesave të qytetarëve, duke hequr një kufi shumë të rëndësishme që ka qenë në praktikën tonë të deritanishme. E rëndësishme është që në shtator si në Kosovë, ashtu edhe Shqipëri, këto ditë është nënshkruar teksti i abetares. Nxitësit e klasës së parë do të jenë me një abetare të njësuar”, përfundon Minxhozi./ Marrë nga kosovapress.com

qemal minxhozi marredheniet shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale