4 Qershor 2026, 12:04
Nga I.A
Muçi dhe Strazimiri
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri pati një përplasje në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçin. Në fjalën e tij, Strazimiri e ka quajtur Muçin si “marksist-leninist” si dhe “komunistuc”. Sipas deputetit demokrat, po përkrahin protestën e Zvërnecit kur ndërkohë ka dalë urdhri për terapinë hormonale të transgjnorëve.
“Tani dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe pelikanit kaçurrel. Ti, Lenini… nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengo ditën kur këta kanë nxjerrë fonde me terapi për të ndryshuar seksin e fëmijëve tanë. Me taksat tona, që të dhimbsen aq shumë. Atë sheshin që e ke plot aty, 60-70% e ke demokratë. ‘Rama dhe Berisha njësoj në burg’, ke nxjerrë dje një pankartë dhe disa qindra prej atyre i ke sjellë të PD-së. Marksista-leninista të vegjël… Marsi ka një faturë të papaguar… Ti, komunistuc i vogël, jashtë kohe… qorra apo çfarë jeni ju që vazhdoni të thoni Marksi dhe Lenini? Mirë është po ta paguash ti, të vijnë ta paguajnë këta. Nëse do ta hapësh këtë lojë, ne e hapim, por ty nuk të leverdis. Gjëja e vetme që ke bërë duke çuar njerëzit atje është se treçerekun e sheshit i ke larguar, se nuk është protestë politike, por qytetare. Me kujdes herë tjetër, edhe me batuta, edhe me të gjitha, fol se të përgjigjem prapë unë”, tha Strazimiri.
Ndërsa Muçi iu përgjigj se të rinjtë që protestojnë s’njohin Marksin, por Berishën dhe Ramën, ndaj protesta është kundër tyre.
“Meqenëse këtu ndodh shpesh që nga të dyja krahët të më referohen mua dhe Lëvizjes Bashkë si marksistë dhe leninistë, dua t’u them që ata të rinj që protestojnë në atë shesh nuk e njohin Marksin. Ata që kur kanë hapur sytë kanë parë Sali Berishën, që kur kanë nisur të ecin kanë njohur Edi Ramën. Ata të rinj dhe të reja protestojnë kundër jush, kundër dëmit që i keni bërë këtij vendi, kundër shkatërrimit. Dilni dhe jepuni llogari! Mund të vazhdoni pafundësisht me batuta të dala boje. Ju duhet të mbani përgjegjësi për çfarë keni bërë 35 vjet dhe keni fytyrë e na drejtoheni ne!”, përfundoi Muçi./Dosja.al
gent strazimiri redi muçi
Politike
4 Qershor 2026, 12:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdori ujë ndaj protestuesve paqë...
Politike
4 Qershor 2026, 11:59
I.A
TIRANË- Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Piro Vengu, kreu i PD-së Sali Berisha në sallën e parlamentit, ka deklaruar ...
Politike
4 Qershor 2026, 11:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tualant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Be...
Politike
4 Qershor 2026, 11:03
I.A
Ardit Bido
TIRANË- Deputeti socialist Ardit Bido ka shpërthyer në akuza ndaj radhëve të opozitës, duke i denoncuar për h...
Politike
4 Qershor 2026, 10:55
I.A
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar praninë e Ramës në seancë për tu p&eum...
Politike
4 Qershor 2026, 10:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje maxhorancës të anulojë një ant...
Politike
4 Qershor 2026, 10:45
E.d
Redi Muçi
TIRANA- Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi ka deklaruar se rendi i ditës së sotme &...
Politike
4 Qershor 2026, 10:42
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa kërkoi llogari në Kuvend për mospërfshirjen e interpelancës së saj me ministrin e ...
Politike
4 Qershor 2026, 10:37
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Pralamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëng...
Politike
3 Qershor 2026, 22:52
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Korç&e...