3 Nëntor 2022, 09:20
Nga A.B
Gjykata e Apelit
TIRANË- Shtyhet vendimi për ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. Seanca është vendosur të zhvillohet në datën 10 nëntor. Ndërsa bëhet me dije se shkak për shtyrjen e vendimit të sotëm është bërë mungesa e avokatit Indrit Sefa, i cili ka kërkuar shtyrje pasi është i sëmurë.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 10.11.2022, ora 09:30. Ju faleminderit!”, sipas njoftimit.
PD thekson në akimimin e saj se Gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Deri më tani është vendosur se një Kolegj Civil do të shqyrtojë ankimin e bërë nga grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, i cili u mbajt nga ish-kryedemokrati. Po ashtu, u refuzua edhe regjistrimi i ndryshimeve të 18 dhjetorit, të dyja këto Kuvende të thirrura nga Lulzim Basha, me qëllim përjashtimin e Sali Berishës nga forca politike që e krijoi vetë.
‘Prishjen e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese. Ose Ndryshimin e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur: Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021. Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021.’- theksohen në ankimimin e PD-së.
Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, ndërsa ankimimi i tyre vjen nga mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Por këto dy çështje do të gjykohen, por ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të ndodhë.
pd ne gjyq gjykata e apelit partia demokratike
Politike
3 Nëntor 2022, 09:20
A.B
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pari që mori fjalën në nisje të samitit për procesin e Berlinit. Kancelari gjerman, ...
Politike
3 Nëntor 2022, 09:20
k.m.
Edi Rama dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Procesi i Berlinit ka nisur. Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në vendin e takimit, ku ësht&eum...
Politike
3 Nëntor 2022, 08:59
k.m.
Olaf Scholz dhe Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti, sot do të qëndrojë në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të...
Politike
3 Nëntor 2022, 08:50
A.B
Armando Broja dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ripostuar në rrjetin e tij social 'Twitter', deklaratën e futbollistit shqiptar ...
Politike
3 Nëntor 2022, 07:48
A.B
Edi Rama
BRITANI- Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë komentet për shkrimet që po bëhen ndaj shqiptarëve vetëm n&eu...
Politike
3 Nëntor 2022, 07:44
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme, në kryeqytet do të zhvillohet Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësin&...
Politike
2 Nëntor 2022, 22:01
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka ironizuar mbledhjen e zhvilluar nga deputetët En...
Politike
2 Nëntor 2022, 21:39
F.M
Mjeku Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka rrëfyer se ka pasur një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve që ...
Politike
2 Nëntor 2022, 21:27
I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhje nuk fitohet me njerëz me të shkuar korruptive d...
Politike
2 Nëntor 2022, 21:21
I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale ata duhet që të shkojnë p&eum...