LIVE UPDATES
Politike

Lufta dhe 'paqja' me Ramën&SHBA/ Dita e fundit e Ilir Metës si president, nesër e presin në LSI

Një tjetër përplasje me qeverinë, kreu i shtetit e shënjoi po në 2019, pas dekretit që shtynte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, pasi opozita (PD-LSI) kishte vendosur bojkotin e tyre. Zgjedhjet u shtynë me dekret për në tetor, kurse maxhoranca mori të gjitha bashkitë, me përjashtim të asaj në Pustec.

24 Korrik 2022, 16:26 Nga k.m.
Lufta dhe 'paqja' me Ramën&SHBA/ Dita e fundit e Ilir
Ilir Meta, Sandër Lleshaj dhe Gent Cakaj

TIRANË- Ilir Meta po kalon orët e fundit si president i vendit. Sot në vendin e tij do të betohet Bajram Begaj, i votuar më 4 qershor me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, për të “çliruar” kështu presidentin nga posti i kreut të shtetit. Presidenti në detyrë Ilir Meta, u vendos në krye të shtetit më 24 korrik të 2017, disa muaj pasi ishte zgjedhur me propozim të socialistëve, u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota. Ndërsa opozita kishte dy muaj që bojkotonte Kuvendin. Për kryeministrin Edi Rama, zgjedhja e Metës president ishte e detyruar pasi nuk i kishte votat për të votuar kreun e shtetit.

Megjithatë nuk ngurronte që ta cilësonte si presidentin më të mirë që kishte pasur vendi.

Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim,po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shume keq. Është presidenti më i mirë që kemi pas,”- u shpreh Rama.

Lufta dhe 'paqja' me Ramën&SHBA/ Dita e fundit e Ilir

Mirëpo ky konstatim do të rrëzohej shumë shpejt. Që para se të betohej në atë detyrë ai u përfshi në fushatën e vitit 2017, duke dalë hapur në përkrahje dhe mbështetje të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse priste vetëm ditën e betimit. Gjatë fushatës nuk munguan dhe akuzat, ndërsa dhe Rama kërkonte ‘timonin’ i vetëm. Me të ardhur në detyrë, drejtimi i Presidencës u karakterizua nga përplasje të shpeshta me qeverinë. Pikënisja ndodhi kur në fillim të 2019, kur Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt dhe Sandër Lleshaj, si ministër përkatësisht të Jashtëm dhe të Brendshëm. Çështja me Lleshajn u sqarua, por Cakaj nuk u emërua kurrë në detyrë. Postin e mori vetë kryeministri Edi Rama, duke ia deleguar të drejtat Cakajt.

Lufta dhe 'paqja' me Ramën&SHBA/ Dita e fundit e Ilir

Një tjetër përplasje me qeverinë, kreu i shtetit e shënjoi po në 2019, pas dekretit që shtynte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, pasi opozita (PD-LSI) kishte vendosur bojkotin e tyre. Zgjedhjet u shtynë me dekret për në tetor, kurse maxhoranca mori të gjitha bashkitë, me përjashtim të asaj në Pustec. Për ta bërë edhe me keq situatën e tij, në tetor opozita as që u regjistrua për zgjedhje, duke shënuar një situatë të pazakontë në vendin tonë.

Më 2 mars, të vitit 2020 Meta bëri atë që nuk e ka bërë asnjë president tjetër. Thirri miting kundër qeverisë. Më 2 mars të 2020 ai u zhvendos nga zyra e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në tubimin kundër atij që e quajti grusht shteti. Ligji anti-shpifje, zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në kodin zgjedhor për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe skandalet e tjera të qeverisë kanë përplasur në vazhdimësi Kreun e Shtetit me Parlamentin. Por kulmi arriti me betimin e dy anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por edhe pas përplasjeve që pati asokohe me kreun e KED, gjyqtarin Ardian Dvorani. Meta u fut në betejë ligjore me të duke e akuzuar se po bënte një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin u emëruan dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED.

Pas betimit tek noterja, Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin dhe kishte kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai bëri edhe kallëzim në SPAK, por nuk u ndal me aq duke thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku iu bashkua edhe opozita. Në fund, Meta e përsëriti qëndrimin e tij: vija e kuqe hiqej tek Kushtetuta! Tensionet me të nuk janë shuar as tani që ai mori titullin "kampion i korrupsionit" nga Ambasada Amerikane për luftën që ai ka bërë në fushën e tij. Por ky fakt s'ka ndryshuar asgjë tek Meta, as sot. 

Presidenti Ilir Meta dekretoi Masrsida Xhaferllarin në një kohë kur kandidatja tjetër në listë Arta Vorpsi shkoi në kushtetuese automatikisht. Po ashtu, për zgjedhjen e Xhaferllarit, Presidenca publikoi një argumentim të thelluar e të komplikuar tekniko juridik. Në të tilla kushte thotë presidenca i hiqej kuvendit e drejta për të zgjedhur pasi lista e KED do të reduktohej nga 3 në 2 kandidatë. Gjihashtu për zgjedhjen e zonjës Marsida Xhaferllari presidenca e argumenton me faktin se ajo kishte CV më të mirë. Zonja Xhaferllari ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut, ajo do përballet me 21 janar me komisionin e posacëm te apelimit. Presidenti iu rikthye deklaratave të forta akuzuese ndaj maxhorancës një ditë më parë. Megjithatë toni akuzues i presidentit dhe përplasja më e re me maxhorancën e Edi Ramës nuk e stepën Arta Vorpsin të merrte detyrën. Kjo e fundit nuk humbi kohë të presë ftesën për tu betuar përpara presidentit, duke shkuar përpara një notereje, duke u betuar se gjatë kryerjes së detyrave do ti qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion është vetë sovraniteti i Shqipërisë. Nëse unë nuk jam i sigurt që masa të tilla të merren atëherë unë nuk kam çfarë të bëj të shkoj para me përfaqësimin e 2 marsit. Unë e mora një përgjigje, por tre javë para 2 marsit. Kur u pa që ishte gjithë ai popull, nuk ishte popull opozitar, por ishin persona të pakënaqur. Presidenti bëri çdo përpjekje për mos e bërë 2 marsin. Unë e kam lajmëruar zotin Dvorani. Unë i kam thirrur hajde bisedojmë mora dhe Avokaten e Popullit. A mund t’i thuhet jashtë publikut, kur presidenti është i pa interesuar për debat, por vetëm për zgjidhje dhe ti t’i thuash ditën tjetër që kanë parë këta ekspertët tanë dhe qëndrimi i presidentit nuk është i drejtë. Shqipëria ngeli pa Gjykatë Kushtetuese, kjo i intereson vetëm qeverisë të bënte ato që bëri dhe po bën ato që po bën. Ata e bllokuan KED qëllimisht,”-thoshte Meta.

Por kulmi i marrëdhënieve të acaruara kapi kulmin në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021. Meta u angazhua që të mbronte votën pavarësisht rolit në krye të shtetit. Madje nuk u kursye edhe me retorikën e tij, ku kërcënonte se do t’i priste dorën kujdo që prekte votën. Tensionet politike me maxhorancën, prodhuan edhe konfrontim fizik në zyrat e një partie politike, FRD në 12 mars të 2021, ku shkoi për të mbrojtur zyrat e Sali Shehut, për të cilin u konfliktua me Policinë Bashkiake. Meta luhatje pati edhe në marrëdhënie me opozitën, të cilën e kundërshtoi për lënien e mandateve duke e quajtur tradhti ndaj demokracisë, duke mos kursyer edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Ndërsa për Lulzim Bashën, nuk është kursyer as për të treguar prapaskenat e  kërkesës së tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 2019. Ndërsa Basha e cilëson si pjesë të trekëndëshit të Bermudës (Meta-Rama-Berisha).

Po ashtu, kjo periudhë shënoi edhe krisjen më të thellë me ndërkombëtarët, veçanërisht me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Lidhur me përplasjen e tij publike me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, Meta u shpreh se kishte bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike, ndërsa Kim me postime në rrjete sociale dënonte ashpër thirrjet e Presidentit drejtuar qytetarëve që të kapin “sfurqet” për të mbrojtur demokracinë. Mbrëmjen e 23 prillit, teksa ishte live në emisionin "Çim Peka Live", Meta mori një mesazh nga ambasadorja Yuri Kim. Përgjigjen Meta ia dha live:

"I kam thënë ambasadores që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë."


Megjithatë pas tensioneve të njëpasnjëshme, Meta ka shuar sherret me ambasadën amerikane, për t’u kthyer kështu në “urën” e vetme mes ndërkombëtareve dhe opozitës së re. Pasi kryedemokrati Sali Berisha është shpallur “non grata” si nga Departamenti i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar.

Meta ka vendosur rekord për diçka tjetër. Meta u bë presidenti i parë në historinë e pluralizmit për të cilin Kuvendi merr nismën për ta shkarkuar, jo një por 2 herë. Por nuk ia doli në asnjë moment. As për gjuhën e përdorur në zgjedhjet parlamentare në 2021, as për mosdekretimin e ministrave.

Por me rikthimin në opozitë, Meta nuk humb asnjë ditë kohë. Nesër, LSI mbledh Konventën Kombëtare, ku pritet që Meta të marrë drejtimin e forcës politike që themeloi e drejtoi për ta lënë për 5 vite në duart e Kryemadhit. Megjithatë kurrë në asnjë moment nuk e ka pranuar plotësisht, por ka lënë të kuptohet se mund të krijojë një forcë të re politike. Ndërsa vetë ka dhënë ‘hint-e’ se do të ketë diçka me “Agimi”, pasi është term që e përdor shpesh. Ndoshta dhe për të testuar audiencën.

Deri më tani, Meta ka qenë i qartë aleati i tij kryesor do të jetë Sali Berisha, ndërsa sfida e parë, me shumë gjasa gara për Bashkinë e Tiranës vitin që vjen. Sigla, mbetet ende për t’u zbuluar...

ilir meta sandër lleshaj gent cakaj


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës