LIVE UPDATES
Politike

Lirimi i hapësirave publike, Rama në podcast: Vazhdon me këmbëngulje! Nuk është një proces i përkohshëm por angazhim i vazhdueshëm

Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se në Tiranë janë çliruar 140 mijë metra katrorë, ndërsa në zona të tjera janë ndërmarrë edhe ndërhyrje shumë të forta për të siguruar çlirimin e hapësirave publike.

29 Mars 2026, 09:54 Nga E.d
Lirimi i hapësirave publike, Rama në podcast: Vazhdon me
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se lirimi i hapësirave publike nuk është një proces i përkohshëm por angazhim i vazhdueshëm. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se në Tiranë janë çliruar 140 mijë metra katrorë, ndërsa në zona të tjera janë ndërmarrë edhe ndërhyrje shumë të forta për të siguruar çlirimin e hapësirave publike.

Kryeministri tha se ky aksion po shtrihemi edhe në zonat e banuara rurale. Në fund, kreu i qeverisë tha se parimi do të jetë 70 me 30% i një hapësire, ku 70% do të jetë gjithmonë i publikut dhe komunitetit.

Edi Rama: Vazhdon, vazhdon, vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike dhe imponimi i një statusi të ri të hapësirës publike. Nuk është e lehtë. Është lufta me një mentalitet të rrënjosur, mesa duket ende më thellë sesa këto 30 e kusur vite. Mesa duket, i kombinuar edhe me mentalitetin e përpara kohës kur hapësirat publike ishin hapësirat e një shteti unik në një diktaturë të ashtuquajtur të proletariatit, ku proletarët i kishin të gjitha me fjalë dhe i kishin të gjitha bashkë, por s’kishin absolutisht asgjë.

Në ndërkohë që procesi, siç e kam thënë qysh në krye të herës, mbasi kemi fituar mandatin e katërt, nuk është një proces i përkohshëm, nuk është një aksion i një jave, një muaji, dy muajsh, por është një angazhim i vazhdueshëm, i vazhdueshëm, i vazhdueshëm për të rivendosur rregullin në përdorimin e hapësirave të përbashkëta. Vetëm në Tiranë, ku janë identifikuar shumë problematika që lidhen me zaptime hapësirash publike, janë çliruar 140 mijë metra katrorë, që nuk janë pak, ndërsa në zona si, për shembull, zona këtu në qendër, janë ndërmarrë edhe ndërhyrje shumë të forta për të siguruar çlirimin e hapësirave publike.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është se në të njëjtën kohë po shtrihemi edhe në zonat e banuara rurale, po shtrihemi edhe në zonat që, natyrisht, dhe pikërisht pse janë zona me interes turistik, nuk mund të jenë pika ku hidhen inerte e ku ngrihen ngrehina të pakuptimta pa leje dhe paralelisht po ecim me modelet e reja që do të zëvendësojnë ato të vjetrat në bazë të studimeve të bëra nga arkitektë dhe në bazë të punës së bërë nga bashkia, si dhe përfundojmë rregulloren e përgjithshme mbi bazën e së cilës pastaj të gjithë ata që funksionojnë në sipërmarrjen që lidhet me shfrytëzimin e hapësirës publike do të kenë të qartë se ku janë kufijtë e tyre. Dhe faktikisht, parimi i thjeshtë do të jetë 70 me 30% i një hapësire, ku 70% do të jetë gjithmonë i publikut, do të jetë gjithmonë i komunitetit, do të jetë gjithmonë i atyre që ecin në këmbë./Dosja.al

podcast edi rama hapesira publike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet