LIVE UPDATES
Politike

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se gjatë shqyrtimit të kritereve paraprake, u vlerësua, njëzëri, se pretendimet për lirinë e kërkimit shkencor dhe të sigurisë juridike në lidhje me komunitetin, janë pretendime të reja, të paraqitura pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, për rrjedhojë ato nuk mund të merren në shqyrtim.

31 Korrik 2025, 18:49 Nga M.B
Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 37 deputetëve të Partisë Demokratike për “Shfuqizimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se gjatë shqyrtimit të kritereve paraprake, u vlerësua, njëzëri, se pretendimet për lirinë e kërkimit shkencor dhe të sigurisë juridike në lidhje me komunitetin, janë pretendime të reja, të paraqitura pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, për rrjedhojë ato nuk mund të merren në shqyrtim. Kurse për sa u përket pretendimeve për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve normative, Gjykata vlerësoi, njëzëri, se kërkuesi nuk ka sjellë argumente kushtetuese në mbështetje të tyre.

Kushtetuesja thotë se vendosi të shqyrtojë në themel pretendimet që lidhen me procedurën parlamentare (që kanë të bëjnë me raportin shoqërues të projektligjit dhe konsultimin publik) dhe pretendimet që lidhen me përmbajtjen e ligjit në drejtim të pajtueshmërisë me marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim dhe respektimit të identitetit kombëtar e trashëgimisë natyrore.

"Konkretisht, sipas njërit qëndrim, u vlerësua se, në mënyrën sesi është formuluar ligji i kundërshtuar në lidhje me krijimin e Zyrave të Administrimit të Parqeve Kombëtare, duket se ai nuk sjell shpenzime financiare dhe për këtë qëllim llogaritja e tyre ishte pamundur të bëhej..... Sipas qëndrimit tjetër, u vlerësua se Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare është një strukturë e re dhe në shtesë të funksioneve shtetërore aktuale i shtohen edhe funksionet e reja që kanë të bëjnë me planet e menaxhimit në përputhje me ndryshimet e reja ligjore që lejojnë veprimtarinë ekonomike, turistike dhe infrastrukturë mbështetëse për to", thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese shton se në lidhje me pretendimin për konsultimin publik, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij. 

"Edhe pse Konventa e Aarhus-it e ka kufizuar detyrimin për konsultim vetëm për aktet qeveritare dhe procedurat e ndërmarrë nga autoritetet publike ekzekutive dhe jo ndaj atyre legjislative, duke qenë se e drejta për t’u informuar për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij është një e drejtë kushtetuese, sipas nenit 56 të Kushtetutës, ajo shtrihet ndaj të gjitha organeve, përfshirë Kuvendin. Në këtë kuptim, në rastin në shqyrtim, nisma për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura është një nismë e deputetëve dhe pavarësisht faktit se ajo nismë ka pësuar ndryshime, ndër të tjera, bazuar në sugjerimet e Këshillit të Ministrave, ajo mbetet një nismë origjinale e deputetëve. Për këtë shkak, konsultimi publik i bërë nga Kuvendi në lidhje me draftin e paraqitur nga deputetët përmbush detyrimin e përcaktuar nga neni 56 i Kushtetutës dhe nuk cenon nenin 8 të Konventës së Aarhus-it, e cila, për sa më sipër, nuk gjen zbatim për Këshillin e Ministrave në përgatitjen e sugjerimeve të tij për ligjin, për sa kohë kjo nuk ishte një nismë ligjore qeveritare", thuhet në njoftim.

Bëhet me dije se pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë natyrore, të parashikuar në Preambulën e Kushtetutës dhe për respektimin e detyrimeve ndërkombëtare, Gjykata vendosi t'i shqyrtojë ato së bashku në kuptim të nenit 122 të Kushtetutës. Në lidhje me thelbin e këtyre pretendimeve, Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tyre.

"Gjykata vëren se MSA-ja synon bashkëpunimin në luftën kundër degradimit të mjedisit, duke përcaktuar një proces përafrimi legjislativ pa vendosur detyrime konkrete të zbatueshme. Pavarësisht se në dukje ligji objekt kërkese liberalizon politikat shtetërore në administrimin e zonave të mbrojtura, ai, në thelb, përbën një ligj kuadër, i cili nuk është i vetëzbatueshëm dhe në vetvete nuk sjell pasoja dhe, për rrjedhojë, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit sipas MSA-së", thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata) në datat 23.06.2025 dhe 01.07.2025 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për themelin e çështjes”.

Gjykata Kushtetuese u mblodh në datën 31.07.2025 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve vlerësoi sa më poshtë.

Gjykata, gjatë shqyrtimit të kritereve paraprake, vlerësoi, njëzëri, se pretendimet për lirinë e kërkimit shkencor dhe të sigurisë juridike në lidhje me komunitetin, janë pretendime të reja, të paraqitura pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, për rrjedhojë ato nuk mund të merren në shqyrtim. Kurse për sa u përket pretendimeve për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve normative, Gjykata vlerësoi, njëzëri, se kërkuesi nuk ka sjellë argumente kushtetuese në mbështetje të tyre.

Për sa i përket pretendimit për papajtueshmërinë e ligjit me MSA-në dhe cenimin e acquies communitarire, qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë, për rrjedhojë, për sa kohë nuk u arrit numri i kërkuar prej 5 gjyqtarësh për vendimmarrje, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.

Konkretisht, sipas njërit qëndrim, MSA-ja është një marrëveshje ndërkombëtare që synon një proces për t’u ndërmarrë nga shteti shqiptar, që i përcakton direktivat si bazë dhe referencë për përafrim të legjislacionit, por pa i bërë ato instrumente me forcë detyruese dhe pjesë të së drejtës së brendshme në kuptimin kushtetues dhe për këtë shkak kontrolli kushtetues, sipas nenit 122 të Kushtetutës, shtrihet vetëm për pajtueshmërinë e ligjit objekt shqyrtimi me nenin 108 të MSA-së.

Sipas qëndrimit tjetër, neni 108 i MSA-së nuk mund të shihet i shkëputur nga acquis communautaire pasi ndryshe do të mbetej pa substancë. Ndaj, në rastet kur kërkohet kontrolli i pajtueshmërisë së ligjit me MSA-në, neni 108 përfshin në përmbajtjen e tij edhe acquies communautarire, për rrjedhojë kontrolli duhet bërë duke konsideruar edhe përmbajtjen e direktivave në fjalë. 

Gjykata vendosi të shqyrtojë në themel pretendimet që lidhen me procedurën parlamentare (që kanë të bëjnë me raportin shoqërues të projektligjit dhe konsultimin publik), sipas neneve 82 dhe 56 të Kushtetutës, dhe pretendimet që lidhen me përmbajtjen e ligjit në drejtim të pajtueshmërisë me marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim dhe respektimit të identitetit kombëtar e trashëgimisë natyrore, sipas nenit 122 dhe Preambulës së Kushtetutës.

Për pretendimin për cenimin e nenit 82 të Kushtetutës në lidhje me raportin shoqërues të projektligjit që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij, qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë në dy drejtime, për rrjedhojë nuk u arrit numri i kërkuar prej 5 gjyqtarësh për vendimmarrje, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000. Në këto kushte ky pretendim u rrëzua.

Konkretisht, sipas njërit qëndrim, u vlerësua se, në mënyrën sesi është formuluar ligji i kundërshtuar në lidhje me krijimin e Zyrave të Administrimit të Parqeve Kombëtare, duket se ai nuk sjell shpenzime financiare dhe për këtë qëllim llogaritja e tyre ishte pamundur të bëhej. Në verifikim të normës kushtetuese, nenit 82, pika 1, të Kushtetutës, duket se qëllimi i kushtetutëbërësit nuk është verifikimi i masës së shpenzimeve, pra llogaritja e tyre, por përligjja e tyre. Në këtë kuptim, për sa kohë që shpenzimet në këtë ligj janë të përligjura, për shkak të angazhimeve që ka marrë shteti shqiptar në kuadrin konventor të pasqyruar edhe në ligjin ekzistues, si edhe në konsideratë që edhe funksionet, në thelb, mbeten të njëjta, nuk duket se ka pasur nevojë për një përligjje të mëtejshme të këtyre shpenzimeve.

Sipas qëndrimit tjetër, u vlerësua se Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare është një strukturë e re dhe në shtesë të funksioneve shtetërore aktuale i shtohen edhe funksionet e reja që kanë të bëjnë me planet e menaxhimit në përputhje me ndryshimet e reja ligjore që lejojnë veprimtarinë ekonomike, turistike dhe infrastrukturë mbështetëse për to. Efektet financiare rezultojnë jo vetëm nga përmbajtja e ligjit që parashikon krijimin e këtyre zyrave, por konfirmohen edhe nga raporti i Komisionit të Ligjeve që ka pohuar se projektligji sjell efekte financiare. Neni 82, pika 1, i Kushtetutës vendos detyrimin që projektligji të shoqërohet kurdoherë kur është rasti me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij, pasi kjo është një çështje që ka të bëjë jo vetëm me financat publike, që merren në mbrojtje shprehimisht nga Kushtetuta, por edhe me faktin se procedura e hartimit, miratimit dhe zbatimit të buxhetit i nënshtrohet procedurave specifike kushtetuese, të cilat karakterizohen edhe nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies. Ky detyrim nuk është përmbushur në këtë rast ndaj neni 17 i ligjit nr. 21/2024 dhe dispozitat e tjera që lidhen me të duhen shfuqizuar.

Në lidhje me pretendimin për konsultimin publik, sipas nenit 56 të Kushtetutës, Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij me arsyetimin si më poshtë.

Sipas nenit 56 të Kushtetutës e drejta e konsultimit publik përfshin jo vetëm informimin për gjendjen e mjedisit, por edhe informimin për mbrojtjen e tij. Ky nen, së bashku me nenin 8 të Konventës së Aarhus-it, përcakton detyrimin pozitiv për konsultim publik, i cili shtrihet si për aktet individuale dhe projektet konkrete, ashtu edhe për aktet rregullatore normative me natyrë të përgjithshme në fushën e mjedisit. Gjykata vëren se ligji i kundërshtuar, i cili sjell ndryshime në zonat e mbrojtura, është qartësisht një ligj që ka të bëjë me mjedisin dhe për këtë arsye ai u analizua në këndvështrim të nenit 56 të Kushtetutës dhe nenit 8 të Konventës së Aarhus-it si më sipër.

Edhe pse Konventa e Aarhus-it e ka kufizuar detyrimin për konsultim vetëm për aktet qeveritare dhe procedurat e ndërmarrë nga autoritetet publike ekzekutive dhe jo ndaj atyre legjislative, duke qenë se e drejta për t’u informuar për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij është një e drejtë kushtetuese, sipas nenit 56 të Kushtetutës, ajo shtrihet ndaj të gjitha organeve, përfshirë Kuvendin. Në këtë kuptim, në rastin në shqyrtim, nisma për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura është një nismë e deputetëve dhe pavarësisht faktit se ajo nismë ka pësuar ndryshime, ndër të tjera, bazuar në sugjerimet e Këshillit të Ministrave, ajo mbetet një nismë origjinale e deputetëve. Për këtë shkak, konsultimi publik i bërë nga Kuvendi në lidhje me draftin e paraqitur nga deputetët përmbush detyrimin e përcaktuar nga neni 56 i Kushtetutës dhe nuk cenon nenin 8 të Konventës së Aarhus-it, e cila, për sa më sipër, nuk gjen zbatim për Këshillin e Ministrave në përgatitjen e sugjerimeve të tij për ligjin, për sa kohë kjo nuk ishte një nismë ligjore qeveritare.

Pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë natyrore, të parashikuar në Preambulën e Kushtetutës dhe për respektimin e detyrimeve ndërkombëtare, Gjykata vendosi t`i shqyrtojë ato së bashku në kuptim të nenit 122 të Kushtetutës. Në lidhje me thelbin e këtyre pretendimeve, Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tyre, me arsyetimin si më poshtë.

Gjykata vëren se MSA-ja synon bashkëpunimin në luftën kundër degradimit të mjedisit, duke përcaktuar një proces përafrimi legjislativ pa vendosur detyrime konkrete të zbatueshme. Pavarësisht se në dukje ligji objekt kërkese liberalizon politikat shtetërore në administrimin e zonave të mbrojtura, ai, në thelb, përbën një ligj kuadër, i cili nuk është i vetëzbatueshëm dhe në vetvete nuk sjell pasoja dhe, për rrjedhojë, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit sipas MSA-së.

Gjykata u ndal në mënyrë të posaçme në përputhshmërinë e ligjit objekt shqyrtimi me nenin 108 të MSA-së, i cili parashikon se “Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin në detyrën shumë të rëndësishme të luftës kundër degradimit mjedisor, me synim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore”. Gjykata vlerësoi se ky nen synon bashkëpunimin në luftën kundër degradimit mjedisor dhe arriti në përfundimin se ligji i kundërshtuar, duke qenë ligj kuadër, edhe pse shton disa elemente të reja të administrimit të zonave të mbrojtura në raport me ligjin ekzistues, nuk duket të sjellë pasoja konkrete të drejtpërdrejta në këtë drejtim. Duke pasur parasysh se për zbatimin e ligjit do të nxirren VKM-të specifike për shpalljen e zonave të mbrojtura, të cilat do të bëjnë përcaktimet e detajuara përkatëse për secilën zonë, vetëm në atë moment mund të verifikohet mospërputhja me detyrimet ndërkombëtare sipas nenit 108 të MSA-së, pra nëse përmbushet detyrimi për mosdegradim mjedisor.

E njëjta analizë vlen edhe për përputhshmërinë e këtij ligji me konventat ndërkombëtare të Rio-së, Bernë-s, Ramsar-it dhe Paris-it, për shkak të mungesës së efekteve dhe pasojave konkrete të ligjit kuadër objekt shqyrtimi.

Në përfundim për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet