Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Xhixho ka ndarë edhe një letër të Konferencës së Rektorëve, të cilët i janë drejtuar Kryetares së Kuvendit mbi këtë pr.ligj, në të cilën thuhet se varianti është ndryshe nga ai çfarë ishte diskutuar në fillim.
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se projekt ligji i ri për arsimin e lartë i qeverisë cënon rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Përmes një deklarate për mediat, Xhixho theksoi se ky pr.ligj shkel autonominë universitare, ndërsa shkruan se duhet ndaluar urgjentisht të avancojë në procesin parlamentar. Xhixho ka ndarë edhe një letër të Konferencës së Rektorëve, të cilët i janë drejtuar Kryetares së Kuvendit mbi këtë pr.ligj, në të cilën thuhet se varianti është ndryshe nga ai çfarë ishte diskutuar në fillim.
Deklarata e Plotë:
Jam këtu për të ndarë me opinionin publik një fakt tjetër, që në të vërtetë është një fakt më shumë në morinë e rasteve që dëshmojnë maninë prej uzurpatori të Kryeministrit Rama, i cili tani ka vënë në radhë për të patur tërësisht nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, përmes projektligjit Për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën. Me këtë projektligj, qeveria shkel hapur nenin 3 të ligjit për arsimin e lartë, duke cenuar rëndë lirinë akademike dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.
Ligji ekzistues për arsimin e lartë sanksionon se
1. Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njëkohësisht, pr/ligji i ri i qeverisë Rama bie në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike, i cili në pikën 1 të tij përcakton:
“Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë”.
Në 11 vite, qeveria nuk e ka financuar kërkimin shkencor dhe as arsimin në tërësi. Vetëm 0.04% e PBB-së shkon për kërkimin shkencor, ndërkohë që pedagogët në protestat e tyre kanë kërkuar që të shkojë të paktën 0.3% e PPB-së, kur standardi i BE-së është të paktën 3% e PBB-së.
Me ligjin e ri, universitetet dhe institucionet kërkimore zhvishen nga detyra dhe përgjegjësia e tyre për t'u angazhuar me veprimtari shkencore e për të promovuar stafet e tyre kërkimore.
Asnjë prej vendeve me kërkim shkencor të avancuar nuk ka ndjekur një praktikë të tillë.
Një ligji i tillë, aspak në përputhje me normën europiane, do ta vendosë sërish arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në varësinë direkte të qeverisë, në një kohë kur detyra e shtetit është financimi dhe zhvillimi i shkencës.
Me nenin 10 të pr/igjit të ri, krijimi i një Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i përbërë nga 19 anëtarë, ku 16 janë nga qeveria dhe vetëm 3 nga universitetet dhe komuniteti shkencor, i jep kryeministrit monopolin e shkencës. Si pasojë, edhe financimi i punimeve shkencore do të varet direkt prej tij.
Ky projektligj është sjellë në Kuvend në mungesë të plotë transparence dhe me arrogancën shpërfillëse që e karakterizon këtë maxhorancë. Si në çdo konsultim sa për procedurë që bën kjo qeveri me grupet e interesit, edhe në këtë rast nuk ka marrë parasysh opinionet e botës akademike dhe nuk i ka reflektuar në draftin final.
Në letrën e rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private në vend, dërguar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, thuhet:
“Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni në shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë të projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve ».
Përpjekja e qeverisë për të kaluar me nxitim një ligj i cili kërkon që shkencën ta drejtojë Edi Rama duhet të ndalet menjëherë.
Qeveria e ka rrënuar arsimin, duke e katandisur në ditën e tij më të keqe. Shkollat që mbyllen dhe universitetet që kanë nisur pa plotësuar gjysmën e kuotave janë vetëm maja e ajsbergut. I gjithë sistemi është dëmtuar rëndë nga politikat e dështuara, mungesa e strategjive dhe buxhetimi i ulët.
Ligji për Kërkimin Shkencor dhe Shkencën është atentati i radhës kundër shkencës, institucioneve kërkimore dhe studiuesve. Duhet ndaluar urgjentisht të avancojë ky projektligj në procesin parlamentar! Opinioni i Konferencës së Rektorëve, si struktura më e lartë e drejtimit të sistemit të Arsimit të Lartë, e përbërë nga të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe private, duhet të dëgjohet dhe të kthehet në platformën mbi të cilën nis diskutimi për një ligj efektiv. Si pedagoge e Universitetit të Tiranës, por edhe si ligjvënëse e angazhuar thellësisht në çështjet e arsimit, konsideroj se përfshirja e botës akademike në një diskutim të gjerë është e vetmja zgjidhje për të pasur një ligj që i shërben më së pari zhvillimit të kërkimit shkencor, pedagogëve dhe departamenteve, që rrit cilësinë dhe punën kërkimore në universitetet tona, mbështetet me financim konkret dhe jo me propagandë, centralizim dhe politizim me në krye Edi Ramën, sic parashikon ky projekt-ligj.
Qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji ‘Për shkencën dhe kërkimin shkencor’. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim. Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave prioritare të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ekspertët e shohin këtë projektligj si rritje të ndikimit politik mbi shkencën.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëv...
Artan Hoxha TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i ka dalë kundër projektligjit ‘Për Shkencën d...
Foto nga takimi GJERMANIA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit, ku lider&...
Foto nga Samiti GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit, ku shfaqet ...
Foto nga takimi GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht n&...
Foto ilustruese TIRANA- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot, për rreth 30 minuta, teksa në fokus ka qen...
Belind Këlliçi dhe Lara Trump SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar...
Giorgia Meloni ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka replikuar në rrjetet sociale ndaj organizatës joqeveritare “Sea Watch...
Matteo Piantedosi ITALIA- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se këtë javë do të mbërrijn&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të ...