LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË-VIDEO/ Ligjet kalojnë Portin e Durrësit, mbledhja mbyllet me sherr, Bardhi i 'flak' mikrofonin Bushkës

Por kjo deklaratë, revoltoi deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i tha Bushkës se po gënjente për gjithçka në lidhje me investimin.

15 Nëntor 2022, 20:26 Nga F.M
E PLOTË-VIDEO/ Ligjet kalojnë Portin e Durrësit, mbledhja mbyllet
Gazment Bardhi dhe Klotilda Bushka

TIRANË- Është mbyllur me sherr Komisioni i Ligjeve! Pas debateve të njëpasnjëshme, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka kaloi për votim projektiligjin për Portin e Durrësit. Fillimisht, ajo tha se shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti i saj për këtë projekt, duke i konsideruar mashtrime deklaratat e Opozitës. Por kjo deklaratë, revoltoi deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i tha Bushkës se po gënjente për gjithçka në lidhje me investimin. Por, Bushka e ndërpreu debatin dhe vijoi me votimin. Në momentin që debati u përmbyll, Bardhi nisi të hidhte mikrofonat dhe të përplaste dosjet. 

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Tani më fal, i kam dhënë fjalën vetes. Unë nuk e di a i besoni vetë ju këto që thatë. Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk po i jepet zhvilluesit të huaj, por një shoqërie të përbashkët mes investitorit të huaj dhe një shoqërie 100% shqiptare. Mos gënjeni kot.

Gazment Bardhi: Gënjeshtra e vetme është e juaja. Po japim 630 milionë euro dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro.

Klotilda Bushka: Sigurisht në këtë shoqëri, shteti ka 33%. Shteti shqiptar në këtë marrëveshje futet pa dhënë asnjë para.

Klotilda Bardhi: Si asnjë para? Pronat kujt të janë? Si gënjen kështu. Prona publike nuk ka vlerë kështu, nuk bëhet llogaria kështu…

Klotilda Bushka: Shteti shqiptar nuk ka gjetur një bamirës, sepse kështu do Bardhi dhe Alibeaj. Po të bënim diskutim serioz, do ju jepja të drejtë ju.

Bardhi: Diskutim jo serioz është ky që bën ti. Përjashtimin nga taksa e bën shoqërisë së përbashkët shtet-privat që do realizojë projektin.

Klotilda Bushka: Kompania do investojë në Shqipëri 2.1 miliardë euro për të bërë një zonë turistike. Zoti Bardhi mos më ndërprit. Ju folët, tani e kam unë radhën. Tokën ia japim në pronësi? Më gjeni një rresht ku thuhet se tokën e japim në pronësi. Ne e japim në përdorim.

Gazment Bardhi: Nuk do i investojë ai, mos gënje. Nuk do i investojë ai. Do i investojnë njerëz ku Edi Rama dhe banda në pushtet ka fshehur lekët e korrupsionit. Gjeje ti se ku do i investojë 2.1 miliardë euro. Gjeje në marrëveshje.

Klotilda Bushka: Unë nuk e vazhdoj më diskutimin do të kaloj në votim sepse ju kolegë nuk keni respekt. Kur ju flisni ne ju respektojmë. Kalojmë në votim. Të numërojë votat sekretaria. Nuk ka më diskutime kalojmë në votim se ju kolegë nuk keni respekt

Gazment Bardhi: Gjejeni në marrëveshje ku investon ai? (I bie me grusht tavolinës)

Klotilda Bushka: Më gjeni një rresht. E keni lexuar kontratën? Sot gjithë ditën treguam se ajo që thoni ju për zhvillimin  e procedurës së përshpejtuar është e drejtë dhe sot i dhamë 8 orë kohë për ta sqaruar. dhe unë nuk e kuptoj, ju qofshi që nuk gjetët asnjë defekt tek kontrata.

klotilda bushka gazment bardhi ligjet 15 nentor 2022

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale