LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama: Fitojmë bindshëm, s’kemi rivalë të denjë!

•Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje për 1 orë me Kryesinë e Partisë Socialiste •Në selinë rozë u diskutua për zgjedhjet e '14 Majit', rritjen e pagave, pensionet e deri tek ligji për profesionet e lira.  •Përballë gazetarëve, Rama u shpreh se kandidatët i kanë gati, mirëpo do t'i bëjnë publike në një moment tjetër. Në 25 Mars ato do t'i zyrtarizojnë •Ai u shpreh i bindur se PS do fitojë bindshëm në zgjedhje, pasi për të, kundërshtarët nuk janë në nivelin e duhur.  •I pyetur nëse Qeveria është tërhequr nga bonusi i pensionistëve, kreu i Qeverisë mohoi zërat duke thënë se do të jepet.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama: Do të fitojmë bindshëm, por kemi kundërshtarë të padenjë! Vula, vula o zot...

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale të 14 majit. Rama tha se PS do të fitojë por fitorja sipas tij nuk ka rëndësi për numrat por për atë që do t'ju ofrohet qytetarëve.

"Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm por për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt. Fitorja me kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Duhet të shkojmë përtej, se të hysh në fushë me kundërshtarë të padenjë për të qenë në fushë nuk është e vështirë të fitosh. Kjo do të thotë më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash të shkëputin nga njerëzit. Fitorja nuk është e lehtë por nuk është kaq e vështirë sa kur merresh me pagat, pensionet, investimet. Kjo është sfida ku duhet të përqëndrohemi."-tha Rama. 

Rama u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë për rritjen e pagave dhe tha se PS fiton edhe pa të tilla vendime. "Për fat të mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë gjëra të tilla për të fituar, ne fitojmë dhe pa i bërë këto."-tha Rama. 

Më tej, ai u pyet se a ka gisht që opozita është e dobët dhe del në zgjedhje pa vulë dhe pa logo. Me ironi, Rama tha "vula, vula o Zot".

Kryeministri mohoi që të ketë një tërheqje nga bonusi i pensionistëve ndërsa njoftoi se do të ketë masa edhe për të lidhurit me sistemin Informativ Shtetëror. "Pse duhet të tërhiqemi? Nuk e di nga e krijoni këtë histori, nuk e tha ashtu ministrja. Ua kam thënë që shqipja është gjuhë e bukur. E keni pyetur për shpërblime, ne kemi folur për diçka tjetër. Taksa e jashtëzakonshme do të mblidhet dhe shihet në prill. Në bazë të asaj që do të mblidhet do të shohim. Nuk kemi asgjë me persona të posaçëm, për spiunët do të marrim masat."-tha ai. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama "dhëmbë për dhëmbë" me Ahmetajn: Nëse unë do bëja gjykatësin, gjërat do ishin më keq (VD)

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama

TIRANE- "Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit", kjo ishte përgjigja që kryeministri Edi Rama dha sot për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama u pyet nga gazetarët për të dhënë një koment për deklaratën e ish-ministrit 2 javë më parë në Opinion, dhe përgjigja nuk mungoi. 

Ahmetaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se nëse Ahmetaj rezulton se është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, duhet të mbajë përgjegjësi vetë." Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq, duhet ti dalë vetë"-tha Rama. 

"Unë Ed Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po i jap një sugjerim. Nuk do të doja të isha në pozicionin e kryeministrit, të bëhesha gjykatës."-tha Ahmetaj, duke kujtuar më pas edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku sipas tij, kryeministri mori rolin e gjykatës.

Arben Ahmetaj: Mua më kujtohen shumë shpesh këto kolegë, me shumë dhimbje dhe shumë shpesh. Unë me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, ti e di shumë mirë këtë gjë por të shoh një koleg në atë pozitë s'më ka pëlqyer. Nuk kam nevojë unë për ndihmë nga kryeministri. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale, por unë ia jap si sugjerim, të mos bëjë rolin e gjykatësit.

Çfarë nënkupton Rama kur thotë se gjërat do të ishin më keq?/Dosja.al

3 VITE ME PARE

I ka gati PS kandidatët për '14 Maj'? Rama: E dimë se cilat do jenë skuadrat!

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur ditën e sotme se PS do dalë e fituar në zgjedhjet e '14 Majit'. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama u pyet në lidhje me kandidatët. Kryeministri bëri të ditur se ka pasur dakordësi për disa emra por në tërësi e dinë se cila do jetë skuadra.

Pyetja: I keni gati kandidatët?

Rama: Pak a shumë po, aty ku ka pasur dakordësi dhe simpatizim rreth kandidatëve të caktuar ku janë kandidatë, zyrtarizimi do bëhet para se ata të rregjistrohen zyrtarisht. E dimë se cilat do jenë skuadrat. 

3 VITE ME PARE

"Do bëjmë ligj të ri për profesionet e veçanta"/ Rama: Do kemi edhe debat publik me sipërmarrjen private

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të mbledhjes me kryesinë e PS duke thënë se në fokus të qeverisë mbetet rritja e pagave. Ai u shpreh se do të bëjnë një ligj të ri që prek profesionet e veçanta si dhe shtoi se do të bëjnë debat publik me sipërmarrjet private. 

'Eshtë dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja në rrafshin kombëtar. Në një moment ku përtej vështirësive e kontektit të përgithshëm të ekonomisë, si rezultat i luftës e shtrëngimeve në mbarë Europën, jemi duke ecur mirë, kemi bërë rritjen e pagës për mjekët specialistë, të cilët do shpërblehene sipas pagave të larta të rajonit, jemi barazuar me Serbinë me pagë, jemi mbi Kosovën, në një mesatare të lartë. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta, duke nisur me ato dixhitale, kemi nevojë që të ofrojmë paga që të jenë konkuruese në treg. Procesi i integrimit kërkon adaptim, kemi nevojë për të rritur pagat që të jemi më të mirët në shërbim të shtetit, deri në agronom, do të sjellim lart sistemin e pagave. 

Heqim taksimin deri në pagën 50 mijë lekë të reja, për taksën e jashtëzakonshme do ua dedikojmë me prioritet pensionistëve. Të gjitha këto, me rritjen e ndjeshme të investimeve, na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Do të angazhohemi me një debat publik me sipërmarrjen publike mbi deklarimin e të ardhurave, është themelore për të pasur njerëzit e duhur. Përndryshe të gjithë do vuajnë me truket e pagave'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi me Kryesinë e PS, Rama i mbledh sërish për të zyrtarizuar kandidatët për '14 Maj'

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me kryesinë e PS-së. Takimi i cili zgjati gati 1 orë, kishte në fokus zgjedhjet e '14 Majit'. 

Pas përfundimit, u vendos që Kryesia të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit. Pjesë e diskutimit të sotëm ishte organizmi i PS në të gjitha degët e saj, në funksion të maksimalizimit të votave të kandidatëve.

3 VITE ME PARE

Nga synimi për maksimalizimin e votës te kandidatët për 14 Majin, zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS

'14 Maji'/ PS zyrtarizon kandidatët në 25 Mars! Rama:
Partia Socialiste

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste. Që prej orës 08:30, socialistët po diskutojnë për organizmin e PS në të gjitha degët e saj, në funksion të maksimalizimit të votave të kandidatëve.

Me rëndësi për socialistëte është edhe hartimi i listës së kandidatëve për anëtarët e Këshillave Bashkiakë në çdo bashki. Fokusi i kësaj mbedhje janë zgjedhjet e 14 majit dhe kandidaturat e mundshme që do të dorëzojë në KQZ./Dosja.al

edi rama kryesia e ps 9 mars 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet