Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Arben Ahmetaj ka deklaruar se është totalisht i ‘pastër’ nga çdo akuzë që është bërë kundrejt tij dhe që lidhet me inceneratorin e Fierit e atë të Elbasanit. I ftuar në studion e “Opinion”, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për një infrastrukturë mafioze të thurur kundrejt tij. • I përballur me letrën që ka firmosur kur mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë, në datën 14 Prill 2014, ku shprehte dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj tha se ajo sot nuk ka asnjë vlerë, pasi nuk ka prodhuar asnjë vendim qeverie. • Deputeti socialist iu përgjigj dhe Ramës që e ‘dorëzoi’ një javë më parë dhe e ‘këshilloi’ të mos bënte rolin e gjykatësit. Madje shtoi se nuk do të donte të ishte në pozicionin e Ramës. • Akuzat se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele luksoze me kartën e Klodian Zotos, Ahmetaj i hodhi poshtë. Ai tha se s’e ka përdorur e s’ka përfituar kurrë asgjë nga karta e Zotos dhe se nuk e ka të nevojshme t’i paguajë askush pushimet pasi zotëron një pasur prej të paktën 1 mln dollarësh. • Ndërsa, përsa i përket vilës në Gjirin e Lalëzit, Ahmetaj tha se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se deklarimi nuk është bërë ende, por që blerja është realuzuar nga partnerja e tij përmes një transferte bankare. • I pyetur për marrëdhënien me Alda Klosin, ish-zyrtaren që ndodhet pas hekurave për pastrim parash, Ahmetaj tha se gjithçka mes tyre ka qenë formale. Ai tha se Klosi ka qenë vetëm 8 muaj shefe e kabinetit të tij në ministrinë e Financave dhe uroi që të zgjidhë gjithçka që ka pezull me drejtësinë, ndihmë, tha se nuk i ka kërkuar kurrë. • I pyetur nëse dosjen e inceneratorëve ia ka dhënë ai Monika Kryemadhit, Ahmetajh drejtoi gishtin nga KLSH-ja, por tha se s’dinte të thoshte asnjë emër.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj ka mohuar që të ketë dorëzuar dosjen e inceneratorëve në duart e Partisë Demokratike apo të deputetes Monika Kryemadhi. I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj tha se e gjitha është një legjendë urbane për t’i ‘nxirë faqen’. Ai shtoi se dokumentat kanë qenë edhe në duart e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: A e keni çuar dosjen tek PD-ja dhe PL-ja?
Arben Ahmetaj: Nuk e di, por këtu qarkullon një legjendë urbane. Çfarë është ky mister. Kurrë nuk e kam çuar. Këtu s’ka firmë, si mund të thotë që ky është i përfshirë. Opozita ka të drejtë vetëm kur ka të drejtë në raporte me letrat. Opozita nuk ka firma. Këtë e kanë ngritur struktura gjysmë mafioze për të më nxirë faqe në një vit e ca. Thashethemi ka prevaluar saqë më pyesin njerëzit. I kam thënë njerëzve që nuk ka dosje. Praktikisht, KLSH i ka të gjitha letrat. Unë nuk kam pasur mundësi për të marrë të gjitha letrat. Nuk e di nga kanë dalë. S’ka udhëtime me charter me Mirel Mërtirin. Shkoni verifikojeni atje.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se përgjegjësit e për dosjet e inceneratorëve mund të gjenden shumë lehtë, duke ndjekur paranë. I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj tha se kjo nuk është detyra e tij, por e atyre që e kanë marrë përsipër ta hetojnë këtë gjë. Ai shtoi se duke ndjekur paranë, gjen përfituesit dhe rrjedhimisht përgjegjësit për këto çështje.
Pjesë nga biseda:
Arben Ahmetaj: Në hetim ka një parim, ndiq paratë. Follow the money (Ndiq paranë). Mund të ndiqet kush paguan, ku shkojnë, cilët janë përfituesit direkt, tek cilat nip-te. Kush e ndalon financimin për një nga objektet. Unë se kam detyrë të ndjek paratë.
Blendi Fevziu: Pse u prishët me pronarët e inceneratorëve?
Arben Ahmetaj: Mund të jenë të pakënaqur nga qëndrimet e mia zyrtare.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se Partia Socilaiste për të është një familje dhe vendi ku ka dhënë contribute që nga viti 1998. I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj u pyet nëse me çështjen e inceneratorëve ka firmosur daljen nga politika, ai tha se ndihet krenar për ccdo kontribut që ka dhënë në politikë si ministër, zëvendëskryeministër prej 25 vitesh. Deputeti socialist përmendi rastin e emërimit si ministër Rindërtimi dhe tha se këtë post e ka pranuar me kushtin që të mos zhvillojë asnjë tender. Kur gazetari Blendi Fevziu tha se ai aktualisht ia ‘kishte hequr shikomin’, Ahmetaj se nuk kishte nevojë për ‘sytë’ e askujt. I pyetur nëse është i gatshëm të përballet me Opozitën, Ahmetaj u përgjigj me ‘po’.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: A keni firmosur në një farë mënyre daljen përfundimtare nga politika? Pjesën penale e ndjek SPAK.
Arben Ahmetaj: Unë kam kontribut shumë të hershëm në PS, Partia Socialiste është shtëpia ime. Unë e kam filluar në ’98 me mbylljen e skemave piramidale të drejtuara nga ish-ministri Arben Malaj. Është bërë punë spektakolare për të shpëtuar shqiptarët nga ajo. Kam qenë i autorizuar nga Bashkim Fino dhe nga Arben Malaj për të negociuar mbylljen me Rusmajlin.
PS unë i kam kontribuuar me shumë orë pune, por gur kilometrik është greva e urisë. PS unë i kam kontribuuar me fitoret e mia katër herë dhe në qeveri i kam kontribuuar me strukturimin e financave të shtetit, me rindërtimin që kur të shkoj te Krijuesi, me rindërtimin dhe me pandeminë do mburrem që mbase më hedh në ndonjë vend të mirë dhe me komplet dedikimin tim në punë te PS, Partia Socialiste është familja ime.
Blendi Fevziu: Rama ja u ka hequr shikimin.
Arben Ahmetaj: Nuk kam nevojë për shikimin e askujt e keni gabim. Unë kam qenë në opozitë, unë kam humbur, unë kam fituar. Pse më thirri për Rindërtimin? Pse më dha gjithë atë besim? E di çfarë diskutimi është bërë? Kur është bërë ligji i Rindërtimit, i kam thënë dëgjo kam vetëm një kusht. Ministri i Rindërtimit nuk do bëjë asnjë tender dhe kjo godinë që ishte godina e Kryeministrisë nuk do bëjë asnjë tender, i kanë bërë të gjitha bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës. Më kanë akuzuar dhe për pandeminë, zero tendera. Jam krenar.
Blendi Fevziu: Ke kurajo të përballesh me përfaqësues të opozitës për inceneratorët?
Arben Ahmetaj: Kur të duash
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk mund të jetë ai koka e inceneratorëve, pasi nuk ka pasur pushtetin e mjaftueshëm për të vënë në lëvizje të gjithë qeverinë. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se duhet të ishte 'guru' që të merrte të gjithë qeverinë, t'i bindte të firmosnin dhe të mos e kuptonin që ishte ai në krye të të gjithë skemës.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: A je ti koka e inceneratorëve siç thonë kolegët e tu në PS?
Arben Ahmetaj: Paskan thënë kolegët e mi?
Blendi Fevziu: Po, kështu thonë.
Arben Ahmetaj: Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti, si gazetar që je, duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë. Unë nuk kam superfuqi o burrë, nuk jam guru, që t’i bëja të gjithë bashkë në qeveri e të hidhnin firmat për inceneratorët. Duhet të isha Guru që të merrja kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. Si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime...Cilët kolegë janë, ma thuaj?
TIRANË- Arben Ahmetaj thotë se nuk ka marrë asnjë vilë nga Klodian Zoto në Gjirin e Lalëzit. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se vila është blerë nga partnerja e tij, Erjola, por që nuk është deklaruar ende sepse blerja ka ndodhur në vitin 2022. Ahmetaj tha se gjithçka është kryer me transfertë bankare dhe se partnerja e tij ka qenë proinare e tokës bashkë me kunatën.
"Zoto s'e ka pasur kurrë këtë vilë. Të mbaj unë përgjegjësi për Zoton? Pyete ndërtuesin a e ka marrë ndonjëherë pronar Klodian Zoto, ka paguar është bërë pronarë? Asnjëherë, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Eriola, kunata e saj janë pronarë të tokës së Gjirit të Lalëzit, është blerë me transfertë bankare nga Eriola, e ka blerë në 2022 dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti, e merrni emrin e personit dhe hidhni baltë. Unë madje pyeta, kush ësht ky që më del gjithandej,"- tha Ahmetaj.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se marrëdhënia që ka pasur me Alda Klosin, ish-zyrtaren që ndodhet pas hekurave për pastrim parash, ka qenë formale. I ftuar në "Opinion", ai tha se Klosi ka qenë vetëm 8 muaj shefe e kabinetit të tij në ministrinë e Financave dhe uroi që të zgjidhë gjithçka që ka pezull me drejtësinë. Ndihmë, tha se nuk i ka kërkuar kurrë.
Pjesë nga biseda:
A ju ka telefonuar ju Alda Klosi për t’ju kërkuar ndihmë?
Jo nuk është e vërtetë.
Çfarë lidhje keni patur?
Përsa i përket Klosit, unë nuk jam që përgjegjësia është personale se ajo është fjala e fundit. Ajo ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Lidhja ime me të është vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm njëherë nga fillimi i tetorit. Se i merrja të gjithë, ku keni filluar pune etj. Sot ajo është para drejtësisë, uroj që ta sqarojë gjithçka ka më drejtësinë.
TIRANË- Arben Ahmetaj është pyetur nëse kryeministri Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në lidhje me inceneratorët. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se gjithçka që po bëhet është një infrastrukturë mafioze kundër tij. Ai nuk dha një përgjigje të prerë për përfshirjen ose jo të Ramës, por dha një mesazh. Ish-ministri u shpreh se ndihet i 'pastër' për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Ai tha se sot ka 'shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën, do e kem shumë shpejt'.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?
Arben Ahmetaj: Si? Çfarë thua?
Blendi Fevziu: Po, të ketë bashgkëpunuar...
Arben Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.
TIRANË- Ish-minitri Arben Ahmetaj është përballur me një shkresë që mban firmën e tij, në datën 14 Prill 2014 kur ai mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë. Këtë letër, gazetari Blendi Fevziu ia nxorri në emisionin 'Opinion' Ahmetajt, i cili tha se nuk ka firmosur për asnjë nga 3 inceneratorët. Sa i përket letrës së dhënies së dakordësisë, Ahmetaj e quajti “letër të vdekur” këtë dokument, pasi tha se pavarësisht firmës, nuk ka prodhuar asnjë vendim qeverie.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Blendi Fevziu: Keni dhënë dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit.
Arben Ahmetaj: Ajo është një dhënie dakordësie.
Blendi Fevziu: Në lidhje me shkresën tuaj dhe të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Albtec SHPK shprehemi parimisht dakord.
Arben Ahmetaj: Kjo letër ka vlerën nul nga ana e procedurës sepse nuk ka i referohet procedurës, nuk ndodhi kurrë vendimi i qeverisë dhe kërkohet mendim për projektimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, dhe kjo letër ka vdekur.
Blendi Fevziu: Atë kur të të thërrasi SPAK-u shpalle të vdekur.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e 'dorëzoi' kur u pyet në lidhje me përfshirjen e tij në skemën e inceneratorëve. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se i sugjeron Ramës që të mos bëjë rolin e gjykatësit. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të donte që të ishte në 'pozicionin' e kryeministrit Rama, por pa sqaruar saktësisht se çfarë nënkuptonte me këtë të fundit.
Pjesë nga biseda:
Arben Ahmetaj: Veten e kam të pastruar, fije e për pe. Unë jam punonjës shteti që nga viti 1998. Unë Ed Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po i jap një sugjerim. Nuk do të doja të isha në pozicionin e kryeministrit, të bëhesha gjykatës.
Blendi Fevziu: A tu kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka e Alqi Bllako kur i tha kryeministri ato gjëra?
Arben Ahmetaj: Mua më kujtohen shumë shpesh këto kolegë, me shumë dhimbje dhe shumë shpesh. Unë me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, ti e di shumë mirë këtë gjë por të shoh një koleg në atë pozitë s'më ka pëlqyer. Nuk kam nevojë unë për ndihmë nga kryeministri. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale, por unë ia jap si sugjerim, të mos bëjë rolin e gjykatësit.
Çfarë tha 1 javë më parë Kryeministri Edi Rama?
Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, Rama tha prerë se nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe se ai nuk e ndihmon dot.
Edi Rama: Gjëja që unë kam kërkuar, është që kush shkel aty ku nuk duhet, përgjigjet. Kam thënë një gjë: Këtu jemi një skuadër. Luftojmë të gjithë për qëllimet e shpallura. Kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë edhe qëllime të tjera, do t’i dalë për Zot vetë pastaj. E kam thënë publikisht qysh në kohën kur filloi çështja e Saimir Tahirit që PS nuk është studio avokatie. Kush hyn në këto rrugë merr avokatë, shkon atje dhe përballet. Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq.
Blendi Fevziu: Të vjen keq?
Edi Rama: Më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot. Në qofshin të vërteta.
TIRANË- Arben Ahmetaj ka mohuar që Klodian Zoto t'i ketë paguar hotele apo pushime luksoze. I ftuar në "Opinion", Ahmetaj tha se nuk ka fjetur asnjëherë në hotelet për të cilat është raportuar në media dhe se bëhet fjalë për spekulime. Ai shtoi se kartën e Zotos s'e ka përdorur kurrë pasi nuk e ka pasur asnjëherë të nevojshme. Ahmetaj tha se ai ka qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar, kështu që nuk ka nevojë që t'i paguajë njeri hotelin.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Figuron një pagesë në hotele fillimisht për ju, pastaj me bashkëjetuesen tuaj. Këtu kemi dhe dy pagesa të tjera. Të katërta këto pagesa janë bërë me kartën e Klodian Zotos, e di çfarë ndodh? Kemi bërë një verifikim të vogël dhe sipas Opozitës e Top Chanenl ju keni fluturuar në data që përputhen me këto qëndrime e datat e këtyre pagesave. Ja ku janë...
Arben Ahmetaj: Po, ulemi tani?
Jo, ja ku janë...
Arben Ahmetaj:Jam i qartë...
Tani Zoton s'e njihni, Gugallen jo, Mërtirin the...
Arben Ahmetaj:Jo nuk thashë gjë që nuk e njoh Mërtirin, mos vër fjalë në gojën time.
Edhe një pyetje,
Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.
Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.
Fevziu: Është apo jo i vërtetë?
Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.
Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërëkon një organ akuze.
Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?
Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.
Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.
Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.
Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.
Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.
Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?
Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar.
“Është e rëndësishme që ta vendosim në kuadër të gjithë. ju shmangët pjesën e procedurës për inceneratorët. Akuza ndaj meje sot? Ka akuzë zyrtare sot nga Prokuroria? Ka një dosje që janë veprimet e ministrive që kanë të bëjnë me procedurën. Në inceneratorët e Elbasanit unë kam zero përfshirje në procedurë. Nuk kam firm për procedurat te inceneratorëri i Fierit, Elbasanit dhe i Tiranës”,-tha Ahmetaj.
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se Klodian Zoton e Stela Gugallen nuk i njeh, por Mirel Mërtirin, po. Të tre këta emra janë marrë të pandehur për çështjet e inceneratorëve, të Elbasanit dhe të Fierit. I ftuar në "Opinion", ai u pyet për Mërtirin dhe tha se nuk e dinte ku ndodhej sot, por me bindje shtoi se nuk është 'koka' e asnjë afere.
Pjesë nga biseda:
Arben Ahmetaj: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kishin bërë kërkesë dhe unë nuk jam ministër që jam përfshirë në pojektet e ambienteve. Zoton dhe Gugallen se njihja, por Mërtirin që nuk rezulton pronar i asnjë inceneratori po.
Blendi Fevziu: Si nuk figuron more, Gjykata e kërkon si kokën e inceneratorëve?
Arben Ahmetaj: Unë s'e di ku është
Blendi Fevziu: A e njeh?
Arben Ahmetaj: Do kthehem për pak, s'është koka e asgjëje ai...si fillim të shpjegoj që kjo letër që kemi këtu, nuk krijoi kurrë një vendim qeverie, pra vlefshmëria është nul. Është nul nga ana juridike.
Blendi Fevziu: Këtë e vendos SPAK. A je takuar në Maltë me Klodian Zoton?
Arben Ahmetaj: A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë!
Blendi Fevziu: Kur e ke njohur Mirel Mërtirin?
Arben Ahmetaj: E kam njohur në një tryezë të një ish politikani në 2004-2005. Në 2012 i ri-takuam rastësish tek blloku. S’ka udhëtime me charter me Mirel Mërtirin. Verifikojini.