LIVE UPDATES
Politike

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve

Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me atë si kryetar duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.

11 Mars 2023, 12:43 Nga A.B
KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kryetarit të KQZI-së, Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si drejtue të Partisë Demokratike dhe duke mos e regjistruar në zgjedhje. Në argumentimin e anikimit, Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me atë si kryetar duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.

Argumentet: 

1. Partia Demokratike e Shqipërisë i ka vënë në dispozicion KQZ, të gjithë dokumentacionin ligjor mbi bazën e të cilit provohet lehtësisht se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 4, pika 1, parashikon se: "E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit". Në rastin konkret, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasukta dhe të vjetëruara, që datojnë qysh nga regjistrimet e vitit 2018.

3. KQZ duhet t'a lexojë dhe interpretojë Kodin Zgjedhor në tërësinë e tij, pa i analizuar të veçuar dispozitat e ndryshme të Kodit. Konkretisht, për përcaktimin e kryetarit të një Partie Politike KQZ nuk mundet që informacion t'a bazojë vetëm dhe ekskluzivisht nga regjistri i partive politike (Neni 64 i Kodit Zgjedhor), duke injoruar faktet e njohura botërisht të cilat kanë forcën e provës sipas vetë Nenit 139, pika e Kodit Zgjedhor, Referuar kesaj dispozite të Kodit Zgjedhor, përcaktohet shumë qartë se: "Për faktet, të cilat janë të njohura botërisht, si dhe për ato fakte, të cilat janë të ditura per KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj, nuk nevojitet verifikim. E zbatuar në rastin konkret rreth problematikës së pasqyrimit të emrit të Kryetarit të PD në regjistrin e partive politike, për të zgjidhur drejt çështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor, KQZ kishte detyrimin që të merrte në konsideratë edhe faktet e njohura botërisht, siç janë konkretisht:

(i) Shkarkimi i Lulzim Bashës nga anëtarësia e PD në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe e konfirmuar me Referendumin e datës 18 Dhjetor 2021:

(ii) Dorëheqjen publike të Lulzim Bashës në date 21.03.2022: si dhe

(iii) Zgjedhjen e Sali Berishës si Kryetar i PD pas referendumit të anëtarësisë në Maj 2022. 4. Nisur nga sa më sipër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merrte në shyrtim fare kërkesën për regjistrim të paraqitur nga përfaqësuesit e ish-Kryetarit të PD Lulzim Basha, për sa kohë janë fakte të njohur botërisht se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD si dhe gjithashtu është fakt i njohur botërisht që në datë 21 Mars 2022 ky i fundit ka dhënë dorëheqjen publike nga funksioni që vijonte të mbante padrejtësisht. Në dosjen e regjistruar në KQZ në datë 05.03.2023, PD ka paraqitur edhe vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, ku një nga vendimet është edhe shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu, është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë në 21 Mars 2021, pas disfatës së tij elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore.

5. Për sa kohë lajmi i dorëheqjes së Lulzim Bashës ka qënë publik, i transmetuar gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja, gjykojmë se edhe KQZ mund të kishte marrë dijeni lidhur me këtë fakt të njohur botërisht edhe për shkak të funioneve të saj në organizimin e proceseve zgjedhore të subjekteve apo partive politike.

6. Sidoqoftë, me këtë ankim, ne kërkuesit po paraqesim edhe prova të publikimit të lajmit / faktit te njohur botërisht, se më datë 21.03.2022 Lulzim Basha është dorëhequr publikisht nga drejtimi i Partisë Demokratike. Prej asaj date ish-Kryetari Basha jo vetëm që është tërhequr nga jeta politike aktive, por pothuajse ka braktisur edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë ku vijon ende sot e kësaj dite të mbajë detyrën e deputetit.

7. Nga ana tjetër, është po fakt i njohur botërisht se zgjedhja e Lulzim Bashes në vitin 2021 eshte kontestuar në Gjykatë që në Qershor 2021 nga rivalja e tij ne gare Edith Harxhi. Pra paraqitja e L.Bashës në fletën e regjistrit të partive nuk është ak aktuale dhe as përfundimtare. Së dyti, Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës dhe se treti, Lulzim Basha dha doreheqjen me 21 mars 2022.

8. Nëse trajtojmë vetëm dorëheqjen, vlen të theksohet se Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (resident, depicti kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëhoqia nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti Pasoja është përfundimi i menjehershëm i mandatit. Per t'u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemerohet Statuti i PD ka te njejtat parashikime: Kur nje kryetar dorëhiqet, duher zgjedhur një i ri Në periudhën e ndërmjetme. Keshilli Kombetar duhet te zgjedhë një nga nenkryetaret qe te ushtroje përkohësisht detyren e kryetarit deri sa te zgjidhet i riu (jo deri sa te zgjohet i vjetri).

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t'u regjistruar në zgjedhje, Celibashi vendosi të mos e pranojë Berishën pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

sali berisha

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet