LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Xhaçkës/ Publikohet opinioni i Venecias: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve ( vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

10 Dhjetor 2024, 11:33 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës/ Publikohet opinioni i Venecias: Vendimet e
Olta Xhaça

TIRANË- Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. 

Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen në parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga Opinioni i Venecias: 

Komisioni i Venecias është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të japë një opinion “për marrëdhënien midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kontekstin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë me mandatin e një deputeti (MP)”, duke trajtuar kështu zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti.

Ky Opinion nuk synon të marrë një qëndrim në lidhje me vendime specifike të Gjykatës Kushtetuese, as është kompetencë e Komisionit interpretimi i Kushtetutës Shqiptare.

Nocioni i papajtueshmërisë kuptohet si ndalimi i një deputeti për të ushtruar mandatin e tij për shkak të faktit se ai mban një pozicion (privat ose publik) që konsiderohet i papajtueshëm dhe në konflikt me detyrën e deputetit. Ai përqendrohet te arsyet për tërheqjen e mandatit përmes zbatimit të ndalimit për të mbajtur një funksion të papajtueshëm. Një arsye e tillë mund të jetë konflikti i interesit mes funksioneve.

Pyetjet lidhur me mandatin e një deputeti (pyetjet 1 dhe 3) kuptohen si më poshtë: “Çfarë standardesh rregullojnë mandatin e një deputeti në një demokraci përfaqësuese parlamentare dhe në çfarë rrethanash mund të detyrohet një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar?” Mund të konkludohet se: Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si një element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet nga vota e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të pushtetit vendimmarrës të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë një vendim në përputhje me vendimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo gjithashtu për mundësinë për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së tij.

Për pyetjet mbi standardet për dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 1) mund të konkludohet si vijon. Në përgjithësi, parimi i ndarjes së pushteteve shtetërore përcakton se disa funksione nuk mund të mbahen nga e njëjta person në të njëjtën kohë, duke siguruar kështu integritetin dhe funksionimin e duhur të secilit pushtet (legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor). Në disa raste, standardet ndërkombëtare përcaktojnë një papajtueshmëri absolute (për shembull të qenit deputet dhe njëkohësisht gjyqtar). Në raste të tjera, lejohen përjashtime (për shembull të qenit deputet dhe pjesë e Qeverisë). Zakonisht, kur një person ka dy funksione që janë të papajtueshme me njëra-tjetrën, kjo situatë mund të rregullohet nga personi – zakonisht duke zgjedhur një nga funksionet dhe duke hequr dorë nga tjetri. Megjithatë, në rastet kur situata nuk rregullohet, pasoja e zakonshme është që personi në fjalë humb mandatin e tij. Sa i përket procedurës së vendimmarrjes mbi papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta.

Për sa i përket praktikave shtetërore mbi dispozitat e papajtueshmërisë dhe rolin e organeve legjislative dhe gjyqësore (pyetjet 2 dhe 4, pjesa 2), Komisioni i Venecias ka mbledhur informacion mbi dispozitat kushtetuese mbi papajtueshmërinë në 12 shtete anëtare të tij dhe në Bashkimin Evropian (BE). Gjetjet e analizës tregojnë se nuk ka një qasje uniforme për çështjen e papajtueshmërive dhe praktikat e shteteve ndryshojnë në varësi të faktorëve të ndryshëm, si struktura e qeverisjes, numri i dhomave dhe parametra të tjerë specifikë të vendeve. Pyetjet e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me praktikën shtetërore mund të adresohen me kujdes si vijon: Bazuar në materialin që Komisioni i Venecias ka shqyrtuar për këtë Opinion, përcaktimi i një papajtueshmërie me mandatin e një deputeti bëhet – në nivel kushtetues – në shumicën e rasteve bazuar në funksionet e tjera që mban deputeti. Në disa vende, aktivitetet (si aktivitetet për përfitime financiare) të deputetit mund të konsiderohen të papajtueshme me funksionin e deputetit (edhe pse kjo nuk rregullohet gjithmonë në nivel kushtetues). Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë për t’ia referuar çështjen një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik; dhe më shpesh rishikimi bëhet nga një Gjykatë Kushtetuese ose një gjykatë e zakonshme. Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.

Pyetja mbi Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e normave të reja kushtetuese (pyetja 5) kuptohet si vijon: në parim, a mund të krijojë një Gjykatë Kushtetuese norma të reja? Mund të konkludohet se fuqia për të krijuar norma të reja kushtetuese i përket pushtetit legjislativ dhe fuqia për të interpretuar në mënyrë autoritative një normë ekzistuese kushtetuese i përket Gjykatës Kushtetuese, e cila merr parasysh parimet e përgjithshme kushtetuese, si qasja në drejtësi, kur interpreton dispozitat specifike kushtetuese. Megjithatë, kufiri i saktë midis interpretimit të një norme ekzistuese kushtetuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.
Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për ndihmë të mëtejshme në këtë çështje.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias u kërkua për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.

mandati i olta xhackes olta xhaçka komisioni i venecias

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet