Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dita dhe ora e seancës së ardhshme nuk është caktuar ende.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatë ditën e sotme në kuadër të vijimit të gjyqit për dosjen 'Babale', por sot ka edhe ditëlindjen. Gjithsesi, seanca është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese, pasi një prej anëtarëve nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme. Dita dhe ora e seancës së ardhshme nuk është caktuar ende.
"Sot më datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurit Ervin Salianji. Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anetarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm. Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet. Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet,"- thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kjo është hera e shtatë që shtyhet gjyqi. Herën e kaluar, seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 19 dhjetor, por mos formimi i trupit gjykues, bëri që seanca të shtyhej.
Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
Ç’është dosja Babale
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Spitali TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nuk ka dhën&e...
Foto ilustruese TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër parlamentit pas pushimeve. Nes&eu...
GREQI- Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, e ka bërë sërish! Sot, ka publikuar disa foto nga një festë e dysh...
Indrit Hoxha TIRANË- Sekretari për Emigracionin në PD e Berishës ka reaguar për protestën e banorëve të Bë...
Besart Xhaferri TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka publikuar një denoncim të një nx...
Alfred Gega MALIQ- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar kandidaturën e Opozitës për Bashkinë e Maliqit....
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji, i cili ka marrë përsipër mbledhjen e firmave të deputetevë të grupit par...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është shprehur se në kuadër të nismës së tij për të mbledh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër pas njoftimit të bërë nga Policia e Shkodrës, ku tregohej s...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me nismën e mbledhjes së firmave të d...