LIVE UPDATES
Politike

"Ky është një hetim politik"/ 21 Janari, Berisha: Do shkoj nesër dhe do i bëj gjyqin publik Edi Ramës

Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se do të paraqitet nesër para ambienteve të SPAK në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa shtoi se ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit.

18 Nëntor 2025, 13:24 Nga E.d
"Ky është një hetim politik"/ 21 Janari, Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se hetimin për çështen e 21 janarit është një hetim politik. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se do të paraqitet nesër para ambienteve të SPAK në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa shtoi se ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit.

Nga zyra e selise blu, lideri demokrat tha se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi dhe organizatori kryesor i asaj proteste. Berisha tha se njoftimi për paraqitjen e tij në SPAK, u ishte dhënë gazetarëve dhe nuk i ishte komunkuar atij apo avokatit të tij. Këtë rast, Kryedemokrati e cilësoj si një "keqpërdorimi ekstrem" të Altin Dumanit ndaj institucionit që ai drejton. Në fund, Berisha tha se në lidhje me hetimin e 21 janarit Edi Rama do dalë organizator i një proteste, i cili synonte pushtetin me dhunë.

"Tani, a do të shkoj unë, mos ta shndërrojë kurrë njeri pyetjen. Unë çdo njoftim që thirrem nga gjykata dhe prokuroria e vendit, unë kam shkuar dhe do shkoj. Por shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton. Me datën 3, unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e Skapit. Gazetarët ishin tek dera. Unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë, gjëja më normale, po të kishin një njoftim, ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Por nuk bëzajtën. Çfarë t’i thuash atij, epitetet nuk mjaftojnë. Dhe unë kur vij këtu, shoh që ua kishte dhënë gazetarëve që i keqpërdor dokumentin. Berisha ka marrë këtë thirrje. Berisha nuk kishte marrë asnjë thirrje. E bënte këtë për të krijuar një lajm në mënyrë që të mbulojë lajmin e 97 milionë eurove të Ramës dhe Belinda Ballukut. Dhe tani çfarë ndodh? E kemi dërguar në PD. Këtu në PD, pas një jave, paska ardhur një zarf, Partisë Demokratike. Zarfi që i vjen PD-së, nuk vjen për Sali Berishën. Dhe ai e ka kthyer, kujt i adresohet. I duhej lajmi, nuk i duhej problemi. I duhej të krijonte lajm sepse dirigjohet nga zyra e Ramës në një propagandë të ulët, të shpifur. Tani kaloi një javë, tani thotë javën e dytë e përsërita. Por, u dërgua këtu, u dërgua tek Niko Peleshi, andej e këndej, asnjë njoftim. Dhe vetëm dje, kur shkoj unë aty, ata zotërinjtë thonë se ka edhe këtë njoftim. Sigurisht që do e merrja. Shikoni sa të ulët janë. Sa i ulët është ai. Përdori një akt ligjor, të ligjshëm, për të bërë dy javë propagandë në shërbim të qeverisë.

Ua dha gazetarëve para se të ma jepte mua. Dhe unë duhet ta mësoja nga mediat. Pse duhet ta mësoja nga mediat unë kur kisha qenë aty? Të gjitha njoftimet, dhe janë jo të pakta, vijnë direkt në derën time, trokasin, si rregull ka njerëz aty, del, merr njoftimin, firmosin. Por nuk i interesonte kjo, i interesonte tymi dhe zhurma që të ndihmonte Lubinë, të cilën nuk donte kurrsesi të akuzonin. Tani, a do shkoj? Pa diskutim. Do shkoj nesër. Nesër do jem aty. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik, sepse ajo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë, ndërkombëtarë e me radhë. Është hetuar ajo.Është bërë i plotë hetimi në të katër anët. Por nuk jam thirrur, nuk më kanë pyetur njëherë. A e di pse nuk më kanë pyetur? Se isha njeri i sulmuar, isha njeri i rrethuar. Ndaj dhe nuk u leverdiste të më thërrisnin. Tani thërrasin, sigurisht që unë do të shkoj. Unë kam qenë 5-6 orë sa ka vazhduar në rrethim në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë. Evidente. Ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Me qindra e mijëra gurë janë hedhur drejt gardistëve në një kohë kur ligji përcakton qartë se cili është reagimi i rojes kur qëllon me gurë drejt tij. E ka të shkruar ligji i votuar nga socialistët. Janë hedhur eksplozivë drejt tyre.

U përdor makina për të thyer derën. Pra, të gjitha këto, problemi pa diskutim që do shkoj. Janë deklaratat më serioze ndërkombëtare që thonë se PS kishte agjendë dhune. Tani, kuptohet vetë pse përdoret dhuna. Kthehu pak tek deklaratat e Edi Ramës, Sali ose prano zgjidhjen politike ose do kalohet mbi kufoma. Çakalli tjetër thotë edhe 13 mijë po të jetë nevoja. Ishte një skenar dhune i paralajmëruar dhe e vërteta, ta them, në zgjidhjen e atij problemi, pati një angazhim shumë serioz të qeverisë së SHBA. Erdhi këtu dy herë Thomas Countryman, por erdhi edhe ndihmësi Steinbeck për këtë problem. Kush e pengoi? Përkundrazi, vazhdoi hetimi, u bënë dënimet, por Edi Rama nuk u thirr njëherë. A pritet të thirret Edi Rama?
Edi Rama është përgjegjësi numër një, është organizatori kryesor. Shiheni kur bën me shenjë nga dritaret e mia.
Dritaret kanë marrë gurë, kanë marrë plumba. Edhe po të mos ishin këto, unë do të shkoj dhe do t’i bëj gjyqin publik Edi Ramës. Jo vetëm Edi Ramës, nuk është vetëm. Prandaj dhe Sali Berisha nuk u thirr. Pse nuk u thirr? 13 vite, askush. U bënë dënime, u bënë të gjitha. Ndaj dhe Edi Rama do dalë siç është, organizator i një proteste që synonte pushtetin me dhunë. Dhuna nuk përdoret për ndonjë qëllim tjetër. Nuk kemi të bëjmë me dënime ligjore të përdoret dhuna. Jo, dhuna përdoret për të marrë pushtetin. Ndaj dhe u rrethua kryeministria në atë mënyrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 21 janari opozita

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet