Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pyetjes së gazetares për Veliajn, Rama ndonëse ka theksuar vazhdimisht se nuk komenton çështjet e drejtësisë, zgjodhi të mos e anashkalojë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orën e fundit të konferencës, iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Rama u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta lidhur me listën e kandidatëve të deputetëve në qarkun e Durrësit, nëse hartimi i saj ishte përgjegjësi e tij apo e drejtuesit të qarkut. Pyetjet e radhës ishin nëse Ergys Agasi ka një pozicion zyrtar në PS, konkretisht në qarkun e Durrësit dhe pse ka vepruar me dy standarde për rastin e Veliajt dhe Saimir Tahirit, të cilin e përjashtoi nga grupi i PS për shkak të hetimeve ndaj tij.
Pyetjet e gazetares:
E para, kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS, qarkut të Durrësit për zgjedhjet e vitit 2021. Listë që e keni firmosur. Është përgjegjësi e juaja apo e drejtuesit politik të qarkut?
E dyta, është a ka Ergys Agasi një pozicion zyrtar në PS dhe konkretisht në qarkun e Durrësit dhe cili është raporti juaj me të?
Dhe e treta, ju e keni përjashtuar nga grupi parlament i PS në vitin 2017, Saimir Tahirin, duke thënë se do të jetë një deputet i lirë deri në përfundim të hetimeve. Në rastin e Veliajt, ai është nën hetim nga SPAK për tre akuza dhe ju ende nuk e keni distancuar nga partia juaj. Pse keni vepruar me dy standarde në këto raste dhe a mendoni se ndikon tek hetimet, faktin që ky zyrtar ende qëndron në detyrë?
Kryeministri zgjodhi të mos i përgjigjej konkretisht dy pyetjeve të para, dhe u shpreh se nuk i përgjigjet pyetjeve nga "llumi" që rrjedh nga sistemet telefonike të kriminelëve.
"Unë nuk i përgjigjem pyetjeve nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e sistemeve telefonike të kriminelëve. Unë as nuk i afrohem. Dikush me çonte një mesazh për një analist të krimit që më paska nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim dhe ku di unë, ndërkohë nga ç’kam parë, dëgjuar dhe kuptuar në këto vite, ka të tjerë që janë ku e ku me atë person. Që dalin në parlament dhe nëpër media dhe bëjnë namin, dhe pastaj çojnë mesazhe se kështu e ka politika. Ju mund të merrni nëpër gojë të gjithë Shqipërinë, nuk jam këtu për të marrë nëpër gojë njerëz", tha Edi Rama.
Pyetjes së gazetares për Veliajn, Rama ndonëse ka theksuar vazhdimisht se nuk komenton çështjet e drejtësisë, zgjodhi të mos e anashkalojë. Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk ka ende një akuzë zyrtare.
"Krahasimi është komplet i pakëmbë. Janë dy raste dhe kontekste, e faza totalisht të ndryshme. Këtu jemi në kushtet kur Veliaj është hetuar gjykuar, dënuar, në gjykatën e politikës dhe atyre medieve që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative, që do të thotë se me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik, të vendosi një kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për SPAK si prokurori", tha kryeministri.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët është pyetur lidhur me bisedat e publ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në konferencë lidhur me procesin hetimor të SPAK p&eum...
Blerim Isufaj KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë koment mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorë...
Ish-ministri Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkesën e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar partitë e opozitës në vend. Teksa ka ironizuar se këto parti merren me seksin ...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor EVROPË- Viti 2024 u shënua nga zgjedhje vendimtare si në Evropë ashtu edhe në Shtetet...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentoj në lidhje me hetimin që po i bëhet kryebashkiakut Erion Veliaj...
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është pyetur nga gazetarët nëse kryebashkiakut Er...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë drejtësia nuk është në duart e pushtetit politik, por n&eu...