LIVE UPDATES
Politike

"Kur pashë shkresën me firmën e Veliajt nuk e besova..."/ Lala tregon orët e "luftës" mes Veliajt dhe Ramës

Lala tha se në shkresën e Veliajt ka pasur dy urdhëra, emërimi i Sara Goxhajt si nënkryetare dhe delegimi i drejtimit të bashkisë te ajo. 

20 Mars 2025, 21:09 Nga r.ll
"Kur pashë shkresën me firmën e Veliajt nuk e
lala, rama, veliaj

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga orët e "luftës" që u zhvilluan mes kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu dhe kryeministrit Edi Rama për kontrollin e Bashkisë së Tiranës. 

Lala u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se në shkresën e Veliajt ka pasur dy urdhëra, emërimi i Sara Goxhajt si nënkryetare dhe delegimi i drejtimit të bashkisë te ajo. 

Ajo ka treguar se sapo Rama është vënë në dijeni për ngjarjen ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës, ku dhe ka zhvilluar një debat me Alban Dokushin. Lala tha situata ka qenë e tensionuar në bashki.

"Mbrëmë në 23:50 minuta më mbërriti një shkresë dhe dukej e pabesueshme, mu desh kohë ta konfirmoj, një shkresë me firmën dhe vulën e Veliajt. Në atë shkresë zoti Veliaj komandonte në krye të Bashkisë, Sara Goxhajn, ish shefen e kabinetit dhe largonte Anuela Ristanin. Sara Goxhaj, deri para pak ditësh nuk ishte nënkryetare dhe ligji parashikon që kompetencat e kryetarit mund ti kalojnë vetëm nënkryetarit. Pra ka patur dy urdhëra. Ishte vendi vakant dhe me ta emëruar Goxhajn nënkryetare e komandon kryetare në detyrë.

Në momentin që Rama është vënë në dijeni, ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe pyetja e parë ka qenë, a është i ligjshëm një urdhër tij. Alban Dokushi ka thënë se ishte urdhër i ligjshëm. Këtu ka filluar debati mes Ramës dhe të besuarve të Veliajt. Zoti Rama ka kërkuar dorëheqjen e zotit Dokushi, duke thënë rikthehu si drejtor juridik, Dokushi ka refuzuar dhe Rama ka thënë të mos protokollohet shkresa e Veliajt. Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Zoti Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit. Anuela Ristani shihet si e besuara e kryeministrit. Pati tension të vazhdueshëm për orë me rradhë. Nuk është konfirmuar a ka firmosur Veliaj shkresat e dyta. Nga drejtoria e burgut të Durrësit, nuk kam konfirmim që Veliaj të ketë nxjerrë shkresat. Përveç avokatëve dhe familjarëve, zoti Veliaj ka patur takime të rregullta me zotin Dokushi dhe zonjën Goxhaj. Sipas ligjit janë dy njerëzit më afër kryetarit të Bashkisë, kanë qenë të autorizuar nga prokurori për ta takuar", tha Lala. 

edi rama erion veliaj klodiana lala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet