LIVE UPDATES
Politike

"Kryetarja ka thënë të pavërteta!" Koncesioni i Check-UP, përgjigje për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë: Do t'i ndjekim në rrugë ligjore deklaratat

Sipas përgjigjes së dhënë nga Koncensioni i Check-UP, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka thënë shumë të pavërteta për Kontrollin Mjekësor Bazë natën e fundit të këtij komisioni dhe ka hedhur baltë  mbi punën e 8 viteve për këtë projekt. 

18 Nëntor 2024, 16:52 Nga M.B
"Kryetarja ka thënë të pavërteta!" Koncesioni i
Foto nga Komisioni

TIRANA- Koncesioni i Check-UP ka dalë me një përgjigje për Komisionin Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë. Sipas përgjigjes së dhënë nga Koncensioni i Check-UP, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka thënë shumë të pavërteta për Kontrollin Mjekësor Bazë natën e fundit të këtij komisioni dhe ka hedhur baltë  mbi punën e 8 viteve për këtë projekt. 

Në përgjigje shtohet se nga sa u tha natën e fundit të komisionit hetimor kur u kuptua dështimi i objektit për të cilin u ngrit ai komision, sepse në asnjë nga ditët, përveç anëtarëve të opozitës së këtij komisioni, nuk u dëgjuan të meta, por vetëm vlerësime. Gjithashtu në përgjigje shtohet se me  përgjegjësi të plotë civile dhe profesionale, me ndërgjegje të pastër, me shifra dhe fakte konkrete, do të mundohen të paraqesim të vërtetën para gjithë opinionit publik në vijim.

Sipas Koncensionit të Check-UP, realizimi i këtij projekti është bërë falë punës së madhe në vitin e parë të tij, kur arritën të realizojnë një sistem të shkëlqyer logjistik, sipas tyre, që mbulonte të gjithë Shqipërinë, si dhe laboratorë me standarde ndërkombëtare dhe me pajisje të teknologjisë së fundit.

Ata thonë se nuk do të lejojnë që këtë histori suksesi, sipas tyre, të projektit të Kontrollit Mjekësor Bazë, punë dhe përpjekje të mëdha të njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë projekt, ta nxijnë asnjë person, qoftë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në përgjigjen e Koncensionit të Check-UP shtohet se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndjekur gjyqësisht deklaratat e deputetes Albana Vokshi, të cilat kanë dëmtuar rëndë imazhin e shoqërisë dhe jo vetëm, sipas tyre.

Përgjigje për Komisionin Hetimor ndaj “Kontrollit Mjekësor Bazë” nga (Check-Up):

Një përgjigje nga Konçesioni i Check-UP-it, për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Mjekësor Bazë, natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën e 8 viteve për këtë projekt. E pamë  komunikimin e saj natën e fundit, duke folur për vlera miliona eurosh pa kuptim, për shkelje kontratash, për aksione në shumë shoqëri të tjera dhe duke habitur, me siguri, edhe aksionerët e këtyre shoqërive, për bashkëpunime të padëgjuara dhe që për herë të parë i dëgjuam aty, për miliona që ndahen te personalitete shtetërore, për miliona përfitime nga analizat e pabëra dhe miliona fitime që nuk ekzistojnë përveçse në imagjinatën e saj.

Fliste për ndërtimin e laboratorëve në vendndodhjen e kompanisë në një kohë kur kontrata nuk kufizon marrjen me qira në çdo vend të përshtatshëm logjistikisht.

Fliste për 170 automjete që duhet të ishin në përdorim, në një kohë kur kontrata përfshinte 36 automjete.

Fliste për pajisje të blera dhe të shitura me norma të larta fitimi.

Godiste kontratën e koncesionit për çdo gjë për të thënë që është gabim TVSH-ja, për marrje analizash dy herë njerëzve që t’i përdorin për të rritur numrin.

Sajesa për mbetje spitalore jashtë standardit, për rritje të numrit të diabetikëve me qëllim përfitimi nga shitja e ilaçeve.

Sajesa për lidhje me institucionet për të ndryshuar ligjet, për akses dhe ndërhyrje në serverat e Ministrisë, dhe janë aq shumë të tjera, sa nuk i rendisim dot në këtë letër.

Të gjitha këto u bënë natën e fundit të komisionit hetimor kur u kuptua dështimi i objektit për të cilin u ngrit ai komision, sepse në asnjë nga ditët, përveç anëtarëve të opozitës së këtij komisioni, nuk dëgjuam të meta por vetëm vlerësime, që të thëna nga specialistët e fushës së shëndetësisë për ne janë shumë të rëndësishme.

Në një kohë që ekspertë të dy palëve kanë bërë një kontratë e cila pas  nënshkrimit merr fuqi ligjore dhe ngarkon palët me detyrimin e zbatimit të saj, si ka mundësi që kryetarja e komisionit nuk lexon dot klauzolat e kontratës por i bazon shifrat e saj në dokumente të tjera që vetëm ajo e di ku mund t’i ketë gjetur?!

Ne, me përgjegjësi të plotë civile dhe profesionale, me ndërgjegje të pastër, me shifra dhe fakte konkrete, do të mundohemi të paraqesim të vërtetën para gjithë opinionit publik në vijim.

Duam të kujtojmë që realizimi i këtij projekti është bërë falë punës së madhe në vitin e parë të tij, kur ne arritëm të realizojmë një sistem të shkëlqyer logjistik që mbulonte të gjithë Shqipërinë, si dhe laboratorë me standarde ndërkombëtare dhe me pajisje të teknologjisë së fundit. Çdo gjë ishte e saktë sepse punonim me barcode (epruvetat, pajisjet, rezultatet, etj.), që nuk linin asnjë mundësi gabimi, ZERO. Arritëm t’i certifikojmë laboratorët dhe 100% të analizave tek firma prestigjioze angleze Randox, ku dhe vazhdojnë të certifikohen çdo vit. Ai që është i fushës e kupton sa e rëndësishme është kjo. Prandaj, nxjerrja e analizave me gabime që kryetarja e komisionit hetimor na tregoi natën e datës 13 Nëntor nuk ekziston, sepse janë të ruajtura të gjitha filet e certifikimit të pajisjeve që tregojnë të kundërtën e pretendimeve të saj.

Megjithatë, duhet folur për pjesën më të vështirë të projektit, që askush nuk e ka përmendur deri sot, që është çfarë bëhej në terren, jashtë laboratorëve. Duhej të furnizonim me mjete pune, të mblidhnim analizat dhe të kthenim përgjigjet e analizave në secilën prej 436 Qendrave Shëndetësore, çdo ditë, në çdo cep të Shqipërisë, dhe atje ku ishin vetëm pak familje. Agjentët tanë të logjistikës shkojnë për të marrë edhe një analizë të vetme, pavarësisht kostove të larta, nga Qendrat e Tiranës, Durrësit e Elbasanit deri në Kala të Dodës (Dibër), në Panarit (Korçë), në Kastrat (Shkodër), në Armen (Vlorë), në Kthellë (Mirditë) apo në qindra Qendra Shëndetësore të tjera në të gjithë Shqipërinë që është e pamundur t’i përmendim këtu. Kështu nuk është lënë jashtë asnjë person që shteti i ka dhënë të drejtën për të kryer këto analiza shëndetësore, duke ofruar të njëjtën cilësi shërbimi në gjithë territorin e Shqipërisë.

Nuk duhet harruar që shumë Qendra Shëndetësore shumë larg qyteteve ishin në gjendje shumë të vështirë, në godina të amortizuara me lagështirë ku pikonin çatitë, nuk kishin ujë për të larë duar, mungonte ndriçimi etj. Shumë nga Qendrat Shëndetësore nuk kishin energji elektrike. Energjia elektrike vinte vetëm natën, tensioni ishte i ulët dhe nuk hapeshin kompjuterët, nuk punonin printerët e as frigoriferët. Duheshin UPS dhe invertera për energjinë. Asgjë nga këto nuk ishte përfshirë në kushtet e kontratës. Koha për implementimin e projektit ishte e shkurtër dhe ne nuk mund te prisnim që shteti te ndërhynte për situatën pasi procedurat do të vononin procesin. Situata e gjetur diktoi investime shtesë nga kompania të paparashikuara në kontratë por të domosdoshme për realizimin e shërbimit.

Duheshin trajnuar të gjithë infermierët pjesë e stafit të QSH-ve që ishin pjesë e projektit, jo vetëm në përdorimin e programit të dedikuar, por për një pjesë të tyre ishin të domosdoshme trajnime ekstra që lidheshin që nga përdorimi bazë i kompjuterëve deri në sistemin modern të marrjes së gjakut (vacutainer), kryerjen e EKG dhe matjen e tensionit. Sot është ndryshe: ata përdorin kompjuterët, teknologjitë e fundit dhe marrin analizat njësoj si kolegët e tyre në botë.

Të gjithë specialistët, teknikët, eksperte IT, u vunë në dispozicion. Punonin 16 orë në ditë për 7 ditë të javës për të mos lejuar që ky projekt kaq i bukur të dështonte. Dhe përballë kishim përbaltjen e çdo gjëje që ne bënim, të një klase politike që luftonte që njerëzit të mos shkonin për të kryer kontrollin mjekësor. Çfarë mjerimi shpirtëror! Por, për t’u habitur, të njëjtët personazhe që kanë nxitur mospjesëmarrjen, sot kërkojnë llogari për të. Në fund të ditës, pasi kishin punuar me kokën ulur, të lodhur dhe të stresuar, në vend të fjalëve të mira, të gjithë punonjësit në këtë projekt në terren, në QSH dhe laboratorë, përballeshin me stresin e shtypit dhe të gojëve të liga që sa vinin e shtoheshin.

Të gjitha këto kosto shtesë kanë bërë që projekti të mos i kishte pritshmëritë e veta, duke rritur shumë investimin fillestar nga vlera e parashikuar. Pra, fitimet dhe shifrat nuk janë ato për të cilat flet kryetarja e komisionit, por janë shumë herë më të ulëta nga vlerat e paraqitura atë natë. Shifrat e bilancit të kompanisë, që gjenden lehtësisht në QKB, flasin qartë për të ardhurat e realizuara dhe të paguara nga fillimi i projektit deri në fund të vitit 2023 nga F.S.D.K.SH në shumën prej rreth 44 milionë euro.

Kryerja e këtyre analizave gjatë periudhës 2015-2023 ka gjeneruar një fitim mesatar prej rreth 8.9% në vit, që ka sjellë fillimin e shlyerjes së investimit pas vitit të 8-të të investimit fillestar të bërë nga aksionerët. Me këto të dhëna, duket qartë se, në rast se nuk do të ishin paguar rastet e pakryera, pas 8 vitesh punë kompania do të rezultonte me një humbje prej 3.8 milionë euro. Kjo është dhe arsyeja pse kontrata garanton pagesën e një numri minimal prej 475,000 rastesh në vit. Me këtë nivel fitimi, kompania 3P Life Logistic nuk ka pasur asnjëherë mundësinë e financimit të kompanive apo të hoteleve të tjerë të aksionerëve të saj, gjë që përmendet nga kryetarja e komisionit, duke shtuar vlerat në mënyrë të qëllimshme.

Për të qenë më të qartë, deri në fund të afatit 10-vjeçar, parashikohet që vlera e projektit do të shkojë në 63 milionë euro dhe jo 130 milionë euro, sikurse është shpifur atë natë.

Qytetarët, në vend që të orientoheshin për rëndësinë e kujdesit për veten dhe për jetën, dëgjonin çdo ditë se si analizat bëheshin në bodrume, se si për analizat përdornin emrat e të vdekurve, se si do të mbyllen së shpejti dhe nuk do të kryhen më, dëgjonin për burgje e vjedhje milionash, thashetheme që vazhdojnë edhe sot. I kujtojmë opinionit publik se numri më i ulët i pjesëmarrësve, sidomos në vitet e para, erdhi jo nga pakujdesia e njerëzve për shëndetin e tyre, por nga gënjeshtrat me qëllim mosrealizimin e këtij projekti. Sot këta njerëz që lëshuan këto të pavërteta duhet të skuqen dhe të kërkojnë falje për atë dëm që i kanë shkaktuar qytetarëve për mos kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë.

Megjithatë, për kaq shumë sa është folur dhe përfolur dhe sa shumë është përbaltur nga ata që duan të përfitojnë politikisht, përgjigjen për këtë e kanë dhënë vetë qytetarët. Deri më sot, mbi 1.1 milion njerëz na kanë besuar dhe kanë marrë pjesë në Kontrollin Mjekësor Bazë, dhe janë paraqitur për vite me radhë. Kështu, nga fillimi i projektit deri më 31 Gusht 2024 rezultojnë:

• 3,307,911 kontrolle mjekësore të realizuara nga 3,781,058 kontrolle mjekësore të planifikuara (473,147 rastet e pakryera).
• Me një çmim faktik mesatar 1,757 lekë (deri në 31 Gusht 2024) për çdo kontroll mjekësor bazë (vizitë mjekësore, intervista, marrja e analizave, EKG, matje tensioni, kthim përgjigje në Qendrën Shëndetësore)
Në një kohë kur për të njëjtin protokoll të kontrollit të kryer në laboratorë private, por edhe shtetërore, çmimi mesatar i tyre është mbi 2.5 herë më i lartë.

Për të mos harruar faktin se nga fillimi i projektit deri më sot, janë suspektuar:

• 11,638 raste alerte me vlera kritike, të cilat janë tregues i situatave kritike që mund të rrezikojnë jetën e individit.
• 14,072 raste me Fece Gjak Okult, që tregon rrezik të shtuar për kancerin e zorrës së trashë.
• 8,628 raste të dyshuara për patologji malinje në gjak nëpërmjet ekzaminimit mikroskopik, të cilat janë raste të dyshuara të kancerit të gjakut.

Pra, siç mund të kuptohet, bazuar në konstatimet e mësipërme, çdo muaj suspektohen mbi 300 qytetarë që kanë të domosdoshëm referimin me vulën alert drejt mjekëve specialistë në Q.S.U.T për kontroll më të specializuar për shëndetin e tyre. Një pjese e konsiderueshme e këtyre rasteve janë diagnostikuar me patologjinë e suspektuar prej nesh.

Por e gjithë kjo s’do të ishte bërë po të mos ishte ajo ushtri e madhe me mjekë dhe infermierë të Qendrave Shëndetësore dhe punonjësit e përkushtuar të ISHP, Fondit FSDKSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë punuar me profesionalizëm për të bindur qytetarët të kenë besim dhe të kryejnë analizat për të mirën e shëndetit të tyre. Shqipëria ka tani një sistem të përkryer PPP të Kontrollit Mjekësor Bazë, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët kudo ku janë, sepse është aty dhe është realizuar për të gjithë, nga veriu në jug, funksionon në mënyrë perfekte në 436 Qendra Shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Këto vlerësime i dëgjuam çdo ditë nga mjekët dhe profesorët e sistemit shëndetësor, specialistët dhe funksionarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, I.SH.P, F.S.D.K.SH, etj., që dëshmuan si dëshmitarë të thirrur nga ky Komision Hetimor. Këtë punë nuk e hedh dot poshtë askush, pavarësisht gënjeshtrave. Ne në punën tonë kemi vetëm shifra dhe fakte.

Ne nuk do të lejojmë që këtë histori suksesi të projektit të Kontrollit Mjekësor Bazë, punë dhe përpjekje të mëdha të këtyre njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë projekt, ta nxijnë asnjë person, qoftë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ndjekur gjyqësisht këto deklarata të pavërteta të znj. Vokshi, të cilat kanë dëmtuar rëndë imazhin e shoqërisë dhe jo vetëm.

Konçesioni i Check-UP.

koncensioni i check up

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet