LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do paguhet me 42 lekë mbi 800 kW

• Qeveria prezantoi sot paketën e dytë të Rezistencës. • Ndryshe nga ç'pritej, kabineti nuk ka vendosur shkurtime të energjisë elektrike dhe kufizime të tjera. • Por ndryshon çmimi. • Nga sot, çdo kW që e kalon fashën prej 800 kW të shpenzuara do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë për kW të shpenzuar. • Kryeministri Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për mësuesit dhe mjekët, ndërsa njoftoi rritjen e premtuar për Policët dhe Policët e Burgjeve. • 10.800 policë do të kenë një rritje prej 5500 lekë në pagën bazë, ndërsa 3600 policë burgjesh do të marrin 10.500 lekë më shumë. • 9.5% do të indeksohen pensionet, përfshirë edhe pensionet e invadilitetit me 7.5% dhe një rritje me 10% e ndihmës ekonomike. Rritet edhe paga minimale, shkon në 34 mijë lekë. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PAKETAT/ Qeveria shqiptare jep 3 herë më pak para se Kosova, rrit me 5 herë çmimin e energjisë

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANE- Qeveria shqiptare shpalli sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale me një total prej 6.1 miliardë lekë të reja, afro 52 milionë euro, për t’i ardhur në ndihmë kategorive në nevojë, pensionistëve, invalidëve dhe administratës publike. Me krenari, kryeministri tha se kjo ndihmë, gati gjysmë miliardi do të futet në ekonomi për të përballuar rritjen e pandalshme të çmimeve.

“është një mbështetje në kohë krize, gati gjysmë miliardi, afro gjysmë miliardi”. -tha Rama, që nxitoi të vinte në pah se pas prezantimit të masave nga qeveria e tij, kritikët do ti sillnin përballë paketat anti-krizë në vendet e tjera.

Duke futur me demagogji në tabelën e shpallur edhe nismën për rritjen e pagës minimale, Rama prezantoi indeksimin e pensioneve, apo rritjen e pagës vetëm për policët e burgjeve dhe ata të shtetit dhe rritjen e ndihmës ekonomike.

‘Dosja’ bëri një kërkim të thjeshtë nga informacioni i gjendshëm në lidhje me paketat anti-krizë që janë pranë nesh, dhe për të mos u larguar shumë, pamë masat anti-krizë në Kosovë. 5 ditë më parë, Qeveria e Albin Kurtit shpalli “Pakon për përballje me inflacion”, me një fond prej 150 milionë euro që prek 300 mijë familje.

Nuk do të donim ti “prishnim” porosinë kryeministrit që udhëzon mediat të mos i sjellin për krahasim paketat e vendeve të tjera, pasi sipas tij kanë kufizime të tjera në fushën e energjisë, por të ngelemi tek ndihma e drejtpërdrejtë që iu jepet qytetarëve.

Shqipëri- Paketa e dytë e Rezistencës Sociale

Indeksimi i pensioneve me 9.5%

Rritja e pagës minimale në 34 mijë lekë

Rritja e pagave në sektorin publik

10.800 policë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë nga 5560 lekë në muaj më shumë për person
3600 të Policisë së Burgjeve do të marrin nga 10.548 lekë në muaj më shumë për person
20 mijë punonjës së Administratës Publike do të marrin nga 5000 lekë të reja më shumë në muaj për person

Ndihma ekonomike rritet me 10%  ndërsa për gratë kryefamilje me dy fëmijë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë pa pension do të rritet me 20%. Rritet me 7.5% ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Tetraplegjikët dhe të verbërit do të përfitojnë mbështetje shtesë për energjinë elektrike me 31 milionë lekë.

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do

Tashmë të shohim çfarë ndodh në Kosovë? Qeveria Kurti parashikon lehtësi dhe mbështetje direkte financiare për çdo punonjës buxhetor me 50 euro, ndërsa 100 euro do t’i jepet çdo pensionisti dhe studenti.

Kosova në dallim nga qeveria Rama nuk e ka rritur me 10% ndihmën ekonomike, por ka vendosur ta dyfishojë asistencën për familjet që janë pjesë e skemës.

KOSOVË- Pakoja e përballimit me inflacion

Subvencionim i faturës për rrymë për ata që kursejnë energjinë elektrike

Projektligji për punë publike për kompesimin e inflacionit për materiale ndërtimore dhe punë përcjellëse

Dyfishim i njëhershëm i shumës së asistencës sociale për muajin shtator

100 euro mbështetje e njëhershme për pensionistët

100 euro mbështetje e njëhershme për studentët

100 euro mbështetje e njëhershme për punëtorë të ndërmarrjeve publike

50 euro shtesë për punëtorë të sektorit publik nga muaji shtator

Subvencion"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia doim prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat për 3 muajtë e parë.

Këto masa kanë nisur të aplikohen në Kosovë ndërsa në Shqipëri, pensionistët dhe familjet në nevojë duhet të presin vjeshtën për të parë ndihmën e parë bazike që do vijë.

Me një paketë të dytë për ndihmë, qeveria njoftoi sot edhe lajmin se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët që kalojnë fashën e 800 kW me një çmim as 1 dhe as 2 herë më të lartë por gati 5 herë më shumë. Kush djeg mbi 800 kW do të paguajë kW pa TVSH me 42 lekë.

Kur Kosova bën rimbursim për kursim energjie, një shembull ky i marrë nga vendet e tjera evropiane si Gjermania apo Italia, qeveria shqiptare shpërndan edhe fletushka sesi qytetarët duhet të ulin konsumin duke përdorur vetëm 2 herë në javë lavatriçen për të mos e kaluar fashën e 800 kW.

Paketa e dytë, pason atë të parën, e cila sërish u proklamua se u hodhën 50 miliardë lekë për familjet shqiptare, por pjesa më e madhe e këtyre fondeve shkuan për energjinë elektrike, pasi shteti ndërhyri për të mos rritur çmimin e energjisë. Banka Botërore e cilësoi si të pamjaftueshme paketën e parë të rezistencës sociale, ku theksoi se “Shqipëria shpenzoi vetëm 1.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).”.

3 VITE ME PARE

LISTA- Qeveria jep Guidën falas sesi harxhohen 800 kW, mjaftojnë 2 lavatriçe në javë

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka dhënë guidën për të mos u futur në fashën 800 kwH, nga ku energjia elektrike nis e paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë/kwH. Qeveria ka llogaritur se 800 kwH konsum në muaj korrespondojnë me aktivitetet e mëposhtme, duke vendosur dhe një skemë.

Përditë mund të përdoret frigoriferi, boileri, kondicioneri, soba elektrike, televizor, ndriçim, hekur, fshesë e kompjuter. Madje studimi është aq serioz saqë daton nga koha kur përdorej në masë "DVD", që sot e mbajnë në banesa si relike pasi kemi hyrë në botën e "cabless (pa kabuj)" prej kohësh.

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do

Megjithatë nëse dikush e ka, mund ta përdorë çdo ditë. Me kursim do të përdoret lavatriçja dhe pjatalarësja. Në muaj mund të përdoren 8 herë, mesatarisht 2 lavatriçe në javë. Mjaftueshëm, sipas qeverisë për të larë rrobat.

3 VITE ME PARE

VD-Kriza energjitike, ministrja Balluku prezanton projektin: Japim grante për vendosjen e paneleve diellore, "administratori energjie" në administrata

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë, njëkohësisht edhe zv.kryeministrja e vendit, Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale ka bërë me dije detaje të reja. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë ku premtohet subvencionimi në masën 70% për 2000 familje që do të vendosin panele diellorë. Po ashtu, në institucionet shtetëore, Balluku tha se do të caktohet një person që do të duhet të kujdeset për ruajtjen dhe kursimin e energjisë elektrike.

"Edhe në vitin më të mirë 2011, Shqipëria ka dalë në import. Nuk i mbulojmë dot nevojat. Kemi qenë të hapur me publikun duke nisur nga mungesa e reshjeve. Kemi marrë masa dhe kemi siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë. Kemi dhënë një mbrojtje për konsumatorin familjar por edhe biznesin e vogël. Megjithatë sot përballë krizës që vetëm po thellohet, prandaj duhet që të marrin masa konkrete. Duhet ta shtynim që kishte përmirësim të kësaj krize. Në gusht kemi arritur blejen e energjisë për çmimin 1040 euro, vjet në gusht ka qenë 8 herë më pak. Kemi ndërmarrë një fashë, që i përket një numri shumë të vogël abonentësh. 4% konsumojnë mbi 800këh. Duke pasur parasysh këtë fakt, kemi bërë një analizë. Na është dashur që të bëjmë një analizë se çfarë përfshin përdorimin e të gjitha pajisjeve elektrike. Duke vendosur fashon në 15 muajit e ardhshëm deri në dhjetor të 2023 do të kursjemë 100 mln euro. Do të kemi dhe ulje me 2.5% të konsumit të energjisë. Ata që përdorin mbi 800këh, do të paguajnë 35 lekë+7 lekë tarifa. Duhet thënë që ky çmim që do të dërgohet tek Enti Rregullator, do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Ndërkohë që për të arritur gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të ringrejmë task-forcën për rrjedhjet në rrjet dhe të gjitha masat e eficencës së energjisë. Të vendosur në këto kushte, kur importi ka arritur çmime stratosferike, çelësi për të pasur sukses për këtë krizë të re është kursimi. është me të vërtetë e vështirë për t'u preceptuar kur fatura vjen me të njëjtin çmim. 1% kursi nga secili na kushton 3.34 mld dollarë. Qeveria do të kontribuojë edhe për suvencionin e rëndësishëm. Për këtë arsye kemi vendosur që të nisim një projekt për kursimin e energjisë. Do paguajmë 70% të kostos për impiantet diellore. Kjo do jetë një proces që do të fillojë, e më pas më 1 nëntor do të aplikojnë 2 mijë familje për të marrë këtë grant. Task-Forca do të monitorojë nëse është bërë siç duhet. Në 31 mars do të nisë faza e dytë. Ne duam të japim shembullin, ndaj në të gjitha institucionet shtetëore, do të kërkojmë emërimin e një "administratori energjie" për të ulur konsumin me 15% të faturave aktuale. Ne duke nisur nga data 14 shtator do të jemi në çdo shkollë. Edukimi i brezit të ri është çelësi. Së bashku me ministren do të nis nga shkollat e Tiranës për t'u kujdesur për energjinë,"-tha Balluku.

3 VITE ME PARE

VD-Paketa e rezistencës, ministrja Ibrahimaj: Nuk i dihet krizës, lufta në Ukrainë po vijon

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe paga duke analizuar me detaje paketën e dytë të mbështetjes sociale. Në fjalën e saj nga Kryeministria, ku doli në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj tha se kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë shkon në miliada lekë. Po ashtu, ajo raportoi me shifra skemën për pensionet dhe pagat, që do jenë 2 miliardë lekë kosto në buxhet.

"Vendosëm të subvenciononim individët. U dhanë 9 mijë lekë për familje. Ndikuam në mosrrithen e kostove të prodhimit. Suvencionuam naftën. Kjo bëri që inflacioni të ishte më ulët se vendet e BE dhe të rajonit. Të gjithë vendet e rajonit e kanë inflacionit 2 shifror. Kemi pasur performancë të mirë gjatë këtij viti për këto hapësira që kanë nevojë për suport. Kemi pasur edhe rritje të vendeve të punës, shifra jo të zakonshme në efekt krize. Kanë bërë që konsumi të mos bjerë. E gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që kishim në mars. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim vendim për një mbështetje afatmesme për një krizë që do të ndikojë vendin tonë përgjatë vitit të ardhshëm. Do mbajmë subvencionin e energjitikës. Do të ketë kosto 8.4 mld në buxhet. Do rrisim pagat me 7%. Janë 41 mijë punonjës të administratës. Ka punonjës të Policisë së Burgjeve. Janë punonjës të administratës publike. Do të përfitojmë nga rritja e pagave me 7%. Duke pasur rritje neto. Nga ana tjetër kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të rrisim përfitimin në ndihmë ekonomike. Do subvencionojmë me 500 mijë lekë mbjelljen e grurit për vitin që vjen. Nuk i dihet sepse kriza në Ukrainë po vijon,"-tha ajo.

3 VITE ME PARE

VD-Paketa e rezistencës, Rama: Mos i dëgjoni të tjerët, kjo qeveri 'e poshtër' po jep afro gjysmë miliardi mbështetje financiare

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar pragun e konsumit të energjisë elektrike për të cilin qytetarët do të detyrohen ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Po ashtu, ka komentuar edhe paketën ekonomike të caktuar nga qeveria e tij. Sipas Ramës, gjithsej është dhënë  gjysmë miliardi mbështetje për qytetarët.

"Jetojmë në një kohë kur edhe vendet më të pasura po marrin masa drastike. Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohen me më shumë se 19 gradë. Gjermania ka vendosur planin për fikjen e dritave në vitrina, rrugë etj, pas orës 22:00 të darkeës. Ne nuk kemi një plan të tillë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi nevojë që të ulim konsumin e energjisë. Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që shet energjinë për gjëra të tjera duhet të kuptojmë që flasim për gjëra pa kuptim. Shqipëria edhe në vitin e saj më të mirë për sa i përket reshjeve, por ky viti i mirë nuk na vjen prej 4 vitesh. Sforcoja që po bëjmë për të mbrojtur konsumatorin familjar është e jashtëzakonshme, edhe të gjithë atyre që bëjnë llogari u them që në total është një mbështetje financiare afro gjysmë miliardi,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Qeveria vendos fashën, Rama: Kush harxhon mbi 800 kW do t'i paguajë me çmimin e tregut

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur zyrtarisht të diferencojë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Rama tha se kushdo që konsumon mbi 800 kë do t'i paguajë me çmimin real që kjo energji shitet në treg. Rama nuk dha shifër sesa do të jetë ky çmim dhe sesi do të bëhet përllogaritja por siguroi se rreth 90% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë fashë. Më pas, ishte ministrja Balluku që shpjegoi se kW mbi 800 do të paguhet me 42 lekë. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Jemi i vetmi vend në rajon dhe Evropë që ka marrë një vendim politik për të mos prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz dhe kurajoz apo një vendim i çmendur me pasoja të paparashikueshme ne besojmë se duhet ti mbrojmë konsumatorët familjarë nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo mbrojtje rezulton edhe arsyeja pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe kemi një inflacion të ulët nga e gjithë Eurozona, sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë. Por sigurisht, ka një "por" shumë të madh. Nisur nga analiza e të gjithë fashave, kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kë dhe kemi një numër konsumatorësh, rreth 10% të totalit që konsumojnë mbi 800 kë, me ndriçim dekorativ, me pishina dhe gjëra. Për të cilët mendojmë se nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit, prandaj çdo kë mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin. Vende të tjera kanë marrë masa të paimagjinueshme. Realitete surreale për 6 muaj përpara. Zvicra vendosi penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu siç kemi parë që Gjermania fik dritat në orën 10:00 të darkës. Ne nuk kemi një plan të tillë shkurtimesh drastike apo detyrimesh të tilla. Por sigurisht që Shqipëria ka nevojë të kursejë energjinë elektrike. Ata të cilët vazhdojnë me këmbëngulje dhe nuk dëgjojnë se duke thënë se ne jemi ndryshe nga e gjithë bota, që ne kemi energji, iu them se nuk është ashtu.

3 VITE ME PARE

VD-PAKETA/ 5500 lekë më shumë për policët, rritet paga minimale në 34 mijë lekë, indeksohen 9.5% pensionet

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do

TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale, që ka në fokus përballimin e situatës ekonomike përballë rritjes së çmimeve dhe krizës së energjisë. Kryeministri njoftoi rritjen e pagave për Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Burgjeve, me 5500 dhe 10.500 lekë. Paketa përfshin rritjen e ndihmës ekonomike, një mbështetje për pensionistët, të moshuarit që jetojnë vetëm dhe tetraplegjikët. Pagat të rriten si vijon:
10.800 policë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë nga 5560 lekë në muaj më shumë për person
3600 të Policisë së Burgjeve do të marrin nga 10.548 lekë në muaj më shumë për person
20 mijë punonjës së Administratës Publike do të marrin nga 5000 lekë të reja më shumë në muaj për person

Paga minimale do të bëhet 34 mijë lekë në muaj

"Anti-Kriza"/Rama: Rriten pagat, indeksohen pensionet. Energjia do

Pensionet: Pensionet do të indeksiohen në masën 9.5%
Ndihma ekonomike

Rritje me 10% e ndihmës ekonomike. Rritje 10% për gratë me dy fëmijë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç që nuk trajtohen me pension.

Për personat me aftësi të kufizuar kemi një indeksim të pagesës së Kemp, me 7.5% ndërsa për të verbërit dhe tetraplegjikët ka një mbështetje shtesë për energjinë elektrike.

Çfarë tha Rama? Rama premtoi se pagat e mjekëve dhe të mësuesve do të rriten sërish në një moment të dytë. 

Edi Rama: Krizë energjitike, krizë e inflacionit që ka prekur të gjithë botën e Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbledhur se do kemi kohë dhe ditë për të shpjeguar në detaje. Ministret janë me mua për të detajuar pjesë të coptuara më këtë paketë, dua të mjaftohem të them se paketa është ndërtuar si një mbështetje afatshkurtër, kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është e një natyrë të paparashikushme, angazhimi ynë është që ti japim njerëzve një mbështetje afatmesme, ndërhyrjet janë aty për të qëndruar. Për pensionet, indeksohen një herë në vit, për herë të parë do të riindeksohen, pra do të kemi një riindeksiim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit, shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm,por shkon n ë9.5% si indeksim i këtij viti. Kjo do të ndodhë dhe për personat me aftësi të kufizuar, kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë një ndërhyrje me një 7.5% per personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisimin me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë familjare me 2 fëmijë.   Bëmë paketën e parë dyfishim të paketës për gratë me tre fëmijë, tani ulemi tek gratë me dy fëmijë. Të gjitha gratë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët për mjekët e mësuesit. Do i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjenm e dytë do të rrisim pagat për administratën se nuk ishin prekur prej kohësh dhe jo pa qëllim. Do rrisim pagat për policinë e Shtetit dhe atë të burgjeve. Edhe ata nuk kishin rritje. Ndërhyrje tjetër do të jetë rritja në pagën minimale.

kriza energjitike ne shqiperi kriza energjitike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet