U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhe...
Politike
“Kristiani s’mund të bëhet Kristina”/ Berisha: PD respekton orientimin e secilit, por ndryshimi i seksit me operacion është monstruozitet
Berisha i ftuar në emisionin Open në News 24, tha se fenomeni i ndryshimit të gjinisë me anë të operacionit në SHBA ishte një agresion kulturor i George Soros.
11 Nëntor 2024, 22:04Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Donald Trump fitoi si president në SHBA, edhe sepse demokratët folën publikisht për ndryshimin e seksit me anë të operacionit. Berisha i ftuar në emisionin Open në News 24, tha se fenomeni i ndryshimit të gjinisë me anë të operacionit në SHBA ishte një agresion kulturor i George Soros.
"Sali Berisha respekton plotësisht orientimin e secilit. Atë ligj për dijeninë tuaj e kam të konsultuar me përfaqësues të besimeve fetare dhe kanë qenë dakord. Nuk mund të injorosh një fenomen që ka qenë gjithmonë. Por jo t’i thuash Robertit, se ti e ke të keqen se je djalë, po të bëhesh vajzë bëhesh yll bote, këto janë monstruozitete. Qytetarët amerikanë edhe për këtë arsye votuan kundër kësaj praktike. Fatkeqësisht, Kristiani u bë Kristina. Ky është agresion kulturor. Është një shpëtim i SHBA-ve nga fenomene të tilla monstruoze. Ta harrojë kush se mund të emërojë prindit 1 dhe 2 dhe ta harrojë dikush se mund ta ndërrojë gjininë me operacione. Secili ka të drejtën e orientimit seksual, por jo shoqëria t’i ndërhyjë, “që bëhu vajzë tani se ke djallin se je djalë”, tha Berisha.