Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky zhvillim vjen në një moment vendimtar politik, teksa procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit po hyn në fazën përfundimtare me afatin kushtetues që po afrohet. Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, diskutimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet sot në orën 17:00, në sallën e Kuvendit. Seancën e paralajmëroi më herët edhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.
“Besoj se do të ketë seancë për presidentin…. natyrisht që sot”, është shprehur shkurt Haxhiu në një deklarim për media para seancës së rregullt plenare.
Ky zhvillim vjen në një moment vendimtar politik, teksa procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit po hyn në fazën përfundimtare me afatin kushtetues që po afrohet. Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Gjatë fundjavës, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, u kërkoi dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqesin tre propozime për president, të cilët tha se duhet të jenë figura unifikuese dhe jopartiake. PDK-ja e refuzoi ofertën, me kryetarin e saj, Bedri Hamza, që e cilësoi ofertën si “joserioze”.
Ndërkaq, LDK-ja tha se mund ta propozojë Osmanin, por me kushtin që LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti, të japë 66 vota për të. Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se në Kuvend nuk diskutohet për zgjedhjen e presidentit, por se sillen emra dhe votohen.
“Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17 dhe pikë e rendit të ditës është të diskutohet për presidentin. Në parlament nuk diskutohet për presidentit por sillen emrat dhe votohen”.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) u ka bërë ofertë dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që t’i ofrojnë tri propozime për president dhe ka dhënë zotimin për t’i ofruar nënshkrimet për t’i formalizuar kandidaturat e edhe për të votuar njërin nga kandidatët. Ofertën e ka publikuar të shtunën, tri ditë përpara se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Partia në pushtet në një seancë më 5 mars kishte paraqitur dy emra për president: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën. Vetë Konjufca më pas ka deklaruar se do të tërhiqte kandidaturën, nëse opozita del me një kandidat konsensual.
Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria. Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.
Nesër përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president. Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet./MONITOR
Eric Wendt SHBA- Administrata e Donald Trump ka nominuar Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuar...
Albulena Haxhiu KOSOVA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi përfundoi rundi i parë i votimit për presiden...
Foto ilustruse KOSOVA- Kosova nuk e zgodhi presidentin, edhe në seancën e kësaj të hëne. Kandidatja e LVV, Feride Rushit...
Foto ilustruse KOSOVA- Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se LVV-ja po tenton që të prodhojë “artificialisht fajtorë t&eu...
Monika Kryemadhi, Ilir Meta TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të...
Kuvendi KOSOVË- Pas shqyrtimit të dokumentacionit në Komisionin për legjislacion të dy kandidateve për president ...
Foto ilustruse KOSOVA- LVV-ja ka propozuar dy kandidatura për postin e presidentes së Kosovës. Ato janë Feride Rushiti dhe&nb...
Arbërie Nagavci KOSOVA- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Kosova nuk mund të mbahen pe...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se me kërkesë të deputetëve t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 8 maj populli do t'i jap mësimin që mer...