LIVE UPDATES
Politike

Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjidhte presidentin e ri në seancën e 5 marsit, të nesërmen presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e shpërndau legjislaturën e dhjetë.

9 Mars 2026, 19:21 Nga E. D

Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë,

KOSOVË- Ngjarjet e 5 dhe 6 marsit krijuan një situatë të paqartë dhe të tensionuar në politikën e Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh: A është Kuvendi i shpërndarë? A po funksionon Qeveria në detyrë? Dhe kush i merr vendimet tani?

Pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjidhte presidentin e ri në seancën e 5 marsit, të nesërmen presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e shpërndau legjislaturën e dhjetë.

Pas nxjerrjes së dekretit, Osmani takoi liderët e partive për konsultime mbi datën e zgjedhjeve - takim në të cilin nuk mori pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo parti e dorëzoi dekretin në fjalë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kabineti i Osmanit konfirmoi se presidentja do të presë përgjigjen e saj, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme të caktohet një mase e përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa - në asnjë moment - nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, dekreti i presidentes Osmani është antikushtetues.

“Në një shtet demokratik, asnjë institucion dhe asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën apo jashtë saj”, tha shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në njoftimin se i është drejtuar Kushtetueses për rastin, më 9 mars.

Kushtetuesja konfirmoi për REL-in se ka pranuar kërkesën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Çfarë ndodh me Kuvendin?

Nga 6 marsi, kur u shpërnda legjislatura e 10-të, Kuvendi nuk mbajti asnjë seancë dhe asnjë mbledhje të komisioneve parlamentare.

Kryeministri Kurti u tha gazetarëve atë ditë se shpërndarja e Kuvendit ka pamundësuar mbajtjen e një seance të planifikuar për po atë ditë, në të cilën pritej të ratifikoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se nuk mund të thërrasë seanca derisa dekreti i presidentes mbetet në fuqi.

“Nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund ta vazhdojë punën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë”, tha Haxhiu më 9 mars.

Partitë opozitare nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it nëse do të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese, në rastin e dekretit të presidentes, ndërsa publikisht e mbështetën vendimin e saj.

A është Qeveria në dorëheqje?

Neni 30 i Ligjit për Qeverinë thotë se ekzekutivi konsiderohet në dorëheqje pas shpërndarjes së Kuvendit. Por, i njëjti ligj parasheh që Qeveria aktuale ta vazhdojë detyrën me disa kufizime derisa të zgjidhet Qeveria e re.

Qeveria nuk iu përgjigj REL-it nëse po vepron me statusin e Qeverisë në dorëheqje, por kryeministri Kurti vazhdoi emërimet e tre zëvendësministrave edhe pas shpërndarjes së Kuvendit.

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ligji ia ndalon Qeverisë në dorëheqje të iniciojë procedura për emërime të reja në pozita publike.

Ndaj, sipas tij, emërimet e zëvendësministrave dhe të pozitave tjera të larta qeveritare janë problematike nga pikëpamja juridike.

“Emërimet e tilla mund të konsiderohen jo vetëm jolegjitime në aspektin politik, por edhe jolegale në aspektin juridik, pasi tejkalojnë kompetencat që i lejohet të ushtrojë një qeverie në dorëheqje. Përveç procedurave që kanë nisur, ato duhet të përfundohen”, shpjegon Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Në çfarë situate janë institucionet e shtetit?

Legjislatura e 10-të arriti të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat po prisnin për gati një vit.

Jakaj vlerëson se ka një numër të madh institucionesh të pavarura që vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre ose me mandate të përfunduara.

Ndër to janë: Komisioni i Pavarur për Media, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, si dhe Avokati i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij, të cilët janë duke ushtruar funksionin me mandat të përkohshëm.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje dhe procesi i konstituimit të institucioneve zgjatet, ekziston rreziku që këto institucione të mbeten të paralizuara për një periudhë të gjatë, duke krijuar pasoja serioze për funksionimin normal të shtetit”, thotë Jakaj.

Një problem tjetër është përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme kërkon që grupet parlamentare të propozojnë kandidatët për anëtarë të KQZ-së brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.

Data e fundit për këtë është 11 marsi, ndërsa mandati i anëtarëve të rinj fillon më 11 prill.

Por, si mund të japin emra grupet parlamentare kur Kuvendi është shpërndarë?

Sipas Jakajt, presidentja mund t’u drejtohet drejtpërdrejt subjekteve politike që kanë fituar ulëse në zgjedhjet e fundit, bazuar në rezultatet e certifikuara nga KQZ-ja.

“Megjithatë, kjo situatë tregon një zbrazëti praktike në legjislacion, sepse ligji është shkruar duke supozuar ekzistencën e grupeve parlamentare. Në periudha tranzicioni institucional, si pas zgjedhjeve dhe para konstituimit të Kuvendit të ri, institucionet duhet të mbështeten në interpretim funksional të ligjit, për të shmangur bllokimin e proceseve të rëndësishme siç është përbërja e KQZ-së”, thotë Jakaj.

Aktualisht, vendi po pret edhe një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese - atë për kërkesën e kryetares së Kuvendit për pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Jakaj thekson se Ligji për Gjykatën Kushtetuese nuk përcakton një afat strikt për vendimmarrje në raste të tilla.

“Nga praktika e deritanishme, Gjykata Kushtetuese zakonisht vepron me urgjencë, për shkak të natyrës së ndjeshme dhe pasojave institucionale që mund të ketë një situatë e tillë”, sipas tij.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë fillimisht edhe masë të përkohshme, në mënyrë që të shmangen “dëmet e pariparueshme institucionale”, dhe më pas të sjellë vendim përfundimtar për kushtetutshmërinë e dekretit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve apo krijohet një situatë tjetër institucionale./REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet