10 Maj 2024, 22:22
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Të dhënat e bëra publike nga investigimi i emisionit "PLUG" në Syri Tv për aferën e shekullit, inceneratorët, duket se kanë detyruar Prokurorinë e Posaçme të thellojë hetimin. Më herët, po në Syri Tv, emisioni investigstiv, "Piranjat" zbuloi lidhjet dhe takimet e Erion Veliaj me biznesmenët italianë Gabriele Tarroni Longinotti dhe Alberto Presezzit.
Një raport i dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë u zbuluy në Syri Tv nga të dyja emisionet investigative. Afera e shekullit, siç është quajtur ajo e inceneratorëve, vazhdon të hetohet nga SPAK-u dhe prokurori Dritan Prençi. Një dosje voluminoze është çuar për masat e sigurisë në gjykatë, por vazhdojnë të thellohen hetimet.
Pas pyetjes së aksionerëve si kaldajisti Guiseppe Ciaffaglione apo aksioneri Alberto Presezzi, i cili për herë të parë dha termin aksionerë të fjetur, pra për të siguruar financimin, çka tregoi se Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe njerëzit e fshehur pas kompanisë në Holandë, nuk kishin lekët për të bërë financimin e koncesionit që ata kishin firmosur, pra kishin mashtruar qeverinë shqiptare.
Tashmë nga Italia kanë ardhur të tjera dokumente.
Burime zyrtare nga SPAK-u bëjnë me dije se prokuroria ka mundur të sigurojë dhjetëra dokumente të kompanive italiane të lidhura me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, ku Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto ishin njerëzit kryesorë të saj, të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu ministrin Lefter Koka, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës e të tjerë, për rreth 6-7 vite siguruan rreth 130 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e biznesit privat, për një incenerator që nuk ekziston, për një kontratë koncesionare, e cila shkonte deri në 30 vite me rreth 128 milionë euro investim dhe me rreth 400-500 milionë euro të tjera të ardhura nga biznesi privat, raporton CNA.
Dokumentet e siguruara nga Italia janë mjaft të rëndësishme për të zbardhur skemën e aferës së inceneratorëve.
Gjithashtu janë provuar të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara në lidhje me komunikime të ndryshme midis aksionerëve apo dhe dyshimet se aksionerët e rinj kishin kryer aktivitet tregtar edhe me Iranin e kështu me radhë.
Të gjitha materialet tashmë të një dosjeje mjaft voluminoze pritet që të thellojnë edhe më tej hetimet duke nxjerrë në dritë personat e përfshirë, zyrtarët e lartë, bashkëpunëtorët e tyre dhe deri te njerëzit e Bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erion Veliajt dhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës në këtë aferë, i cili shpesh e mohon dhe thotë se unë jam thjesht një klient deri te dera, por nga ana tjetër zyrtarët e tij kanë firmosur për aferën e dherave, kanë dhënë urdhra, kanë negociuar e kështu me radhë.
Marrë nga Syri.net
inceneratoret afera e inceneratorëve erion veliaj
Politike
10 Maj 2024, 21:06
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar protestën e radhës që pritet të mbahet dit&eu...
Politike
10 Maj 2024, 20:52
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet e fundit që kanë përfshirë dre...
Politike
10 Maj 2024, 20:36
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama, se ky i fundit është përgjegj&e...
Politike
10 Maj 2024, 20:26
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë që pritet të m...
Politike
10 Maj 2024, 17:49
I.A
TIRANË- Përfaqësuesit e diplomasisë amerikane dhe asaj evropiane në Tiranë shfrytëzuan një konferencë mbi dit&eum...
Politike
10 Maj 2024, 16:54
B.Z
Fredi Beleri
HIMARË - OMONIA Himarë ka reaguar pas shortit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për caktimin e t...
Politike
10 Maj 2024, 15:28
B.Z
Blendi Klosi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka parashikuar rezultatet e zgjedhjev...
Politike
10 Maj 2024, 14:16
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me takimin që pritet të zhv...
Politike
10 Maj 2024, 13:04
N.F
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar me...
Politike
10 Maj 2024, 12:51
r.ll
rishi sunak, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Britani, Rishi Sunak. Qeve...