LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i TIMS/ “Asnjë prej dëshmive nuk është ezuaruar”, Salianji tregon pyetjet që iu drejtuan ministrit Balla

Ai tregoi se dëshmia e ministrit Taulant Balla u shty për në datën 28 maj për shkak të një shqetësimi të ngritur nga ana e këtij të fundit, për të dhënat konfidenciale që mund të jepeshin në dëshmi.

16 Maj 2024, 22:21 Nga r.ll
Komisioni i TIMS/ “Asnjë prej dëshmive nuk është
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i PD-së njëkohësisht dhe kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur në punimet e këtij komisioni. I ftuar në Open në News24, Salianji u shpreh se asnjë prej dëshmive të ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë apo specialistit të IT Ervin Muço nuk janë ezauruar plotësisht. 

Ai tregoi se dëshmia e ministrit Taulant Balla u shty për në datën 28 maj për shkak të një shqetësimi të ngritur nga ana e këtij të fundit, për të dhënat konfidenciale që mund të jepeshin në dëshmi. Më tej, Salianji zbuloi cilat ishin pyetjet e drejtuara për ministrin e Brendshëm, duke shpjeguar se në gjykimin e tij nuk ka pasur nevojë për një shqetësim të tillë.

Salianji tregoi se ndër pyetjet e drejtuara ishin se “kur u vu në dijeni ministri për sulmin kibernetik dhe si u kuptua situata me sistemin TIMS dhe masat që u morën”, si edhe “a ka pasur ndonjë ekspertizë apo garanci për të deklaruar se nuk ka pasur rrjedhje nga sistemi TIMS”.

“Asnjë prej dëshmive nuk është ezauruar. E kanë bërë betimin 3 dëshmitarët, por për shkak të arsyeve të paarsyeshme në këndvështrimin tim, kanë gjetur një formë për të mos u përgjigjur. Jemi dakordësuar në komision duke hequr edhe pjesë nga vetja për të bërë një hetim të plotë. Ishte një mbledhje e paralajmëruar, nëse kishte problem me certifikatat e sigurisë, mund ta kishin thënë.

PS gjysmë ore para mbledhjes tha se komisioni ka vendosur të mbahet dëshmia me dyer të mbyllura, ne nuk e kishim nisur mbledhjen, ata thanë ka vendim. Duke qenë se insistonin, në dëshminë e zotit Balla, dhe ju siguroj, nuk kërkojmë asgjë të klasifikuar. E kërkuan që të bëhej me dyer të mbyllura, por nuk ka nevojë për certifikatë sigurie, sepse ligji të cilit i referohemi nuk parashikon se duhet certifikata në periudhë hetimi. E pranuam kërkesën q të zhvillohej mbledhja pa certifikata dhe kur erdhi ministri aty, thanë pavarësisht se ju e keni pranuar unë nuk mund të jap elementë që mendoj se mund të përbëjnë shkelje ligji. Ramë prapë dakord që ministri të vijë në datë 28 meqë ka këtë shqetësim.

Kur ramë dakord edhe për këtë, PS tha meqë po ikën ky, nuk kemi pse thërrasim të tjerët. Ne kemi rend dite, as drejtorin as Ervin Muçon thanë të mos e marrim. Kur e morën vesh se Muço kishte ardhur për të dëshmuar ikën. Cili është shqetësimi? Që publiku të kuptojë, Balla në 30 gusht ka deklaruar se Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik në 2022, dhe për shkak të kësaj kemi rritur masat mbrojtëse. Nuk ekziston shqetësim se ka pasur rrjedhje të TIMS. Ata që janë larguar mund të kenë kritika thotë, por asnjë e dhënë nuk ka rrjedhur. Pyetja është kjo, në 9 prill, pasi është ngritur komisioni hetimor, unë mendoj se e kanë bërë pezullimin pas 10 muajsh për shkak të komisionit, është lojtari kryesor. “Për kur u vu në dijeni për këtë dhe si e morën vesh për situatën me sistemin TIMS dhe çfarë masash morët?” Nëse ka një gjë sekrete këtu… “Keni deklaruar se është një betejë dhe nuk ka asnjë shqetësim për rrjedhje, se këtë e ka thënë dhe Rama, ku je bazuar që ke dhënë këtë garanci, ke ndonjë ekspertizë?”, këto ishin pyetjet”, u shpreh Salianji mes të tjerash.

ervin salianji taulant balla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet