LIVE UPDATES
Politike

Komisioni për dezinformimin, qeveria nuk u konsultua me ndërkombëtarët

Prej miratimit të ngritjes së një komisioni për dezinformimin në Parlament vetëm me votat e socialistëve, shqetësimi i grupeve të interesit për mungesë konsultimesh dhe paqartësi nuk ka rreshtur.

13 Qershor 2024, 16:29 Nga r.ll
Komisioni për dezinformimin, qeveria nuk u konsultua me
kuvendi

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian reaguan për Faktoje mbi nismën e qeverisë shqiptare për ngritjen e një Komisioni për Dezinformimin. Qeveria vijon të mos publikojë memorandumin ku bazohet komisioni edhe pse partnerët ndërkombëtarë kërkojnë transparencë, konsultim të gjerë dhe përfshirje të shoqërisë civile. Ekspertët druhen se nevoja për t’u mbrojtur nga ndikimi i huaj malinj dhë emërimi i figurave politike për komisionin e dezinformimit mund të përdoret për qëllime propagandistike dhe elektorale.

Prej miratimit të ngritjes së një komisioni për dezinformimin në Parlament vetëm me votat e socialistëve, shqetësimi i grupeve të interesit për mungesë konsultimesh dhe paqartësi nuk ka rreshtur.

Faktoje kërkoi nga Këshilli i Ministrave të njihet me Memorandumin e Bashkëpunimit të firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku ky komision thuhet se është bazuar. Afati ligjor për të marrë përgjigjje nga Këshilli i Ministrave ka skaduar dhe ankimimi ka shkuar tek Komisoneri për të Drejtën e Informacionit.

Deri në zgjidhjen e këtij ngërçi, për të kuptuar pak më shumë rreth pritshmërive të partnerëve tanë ndërkombëtarë për mënyrën sesi një shtet duhet të marrë masa ndaj manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, Faktoje pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Bashkimin Eruopian.

Çfarë thonë partnerët ndërkombëtarë

Ndryshe nga institucionet shqiptare, DASH iu përgjigj kërkesës për informacion brenda 24 orëve. Pyetjes se cila do të ishte një qasje e përshtatshme për të luftuar dezinformimin në ekosistemin e informacionit për të hedhur dritë mbi ndikimin e mundshëm malinj të huaj nëpërmjet mbështetjes financiare, DASH iu përgjigj Faktojes se:

 “Shembulli më i mirë është mbështetja e shoqërisë civile, medias së pavarur dhe akademisë të cilat luajnë rol thelbësor në informimin dhe mbështetjen e iniciativave të udhëhequra nga qeveria për të kundërshtuar manipulimin e informacionit nga shtete të huaja.”–Tha Departamenti i Shtetit Amerikan për Faktoje

Por qeveria shqiptare zgjodhi të ngrejë një komision parlamentar me afat punimi 1 vjeçar dhe me antarësi të deputetëve të parlamentit për të “zgjidhur” problemin e dezinformimit, ndërhyrjeve keqdashëse në media dhe në fushata elektorale.

Faktoje iu drejtua Bashkimit Europian për të kuptuar nëse qeveria apo parlamentarët shqiptarë ishin konsultuar me ta për ngritjen e komisionit në fjalë. Në përgjigjen drejtuar Faktojes, zëdhënësi i BE-së Peter Stano theksoi se:

“Në mënyrë që të mbyllet në mënyrë efektive hapësira për ndërhyrjen e huaj dhe manipulimin e informacionit, duke përfshirë dezinformimin, media dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të fuqizohen dhe përfshihen në këtë përpjekje dhe liria dhe pluralizmi i medias duhet të garantohet.

Ç’do iniciativë e tillë duhet të përdorë plotësisht ekspertizën ndërkombëtare, veçanërisht nga delegacioni i BE-së në Tiranë, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Komisioni Evropian si dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës.”– Tha Peter Stano, zëdhënës për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë në Komisionin Europian

 Gjithpërfshirje dhe diskutim me bazë të gjerë pret edhe DASH në këtë proces nga Shqipëria.

“Luftimi i kësaj sfide kërkon një dialog gjithëpërfshirës për të siguruar efektivitetin e saj dhe ne presim një diskutim me bazë të gjerë me të gjithë shqiptarët.” – DASH për Faktoje.

Por ndërsa nisja e këtij procesi në Shqipëri i përjashtoi konsultimet me shoqërinë civile dhe opozitën. Me sa rezulton nga përgjigjet e dhëna për Faktoje, konsultime nuk ka pasur as me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë përfundim del edhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

 “Në këtë rast Shqipëria duhet të ishte konsultuar me SHBA-në, me BE-në, Britaninë e Madhe dhe me vetë NATO-n. Në dijeninë tonë nga monitorimi që kemi bërë nuk na rezulton që ka pasur konsultim me këto institucione, siç nuk ka pasur konsultim as me institucionet e sigurisë brenda vendit.” – Tha Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Çfarë po ndodh me komisionin për dezinformimin?

Nga momenti i miratimit të komisionit në parlament kanë kaluar më shumë se tre javë dhe i vetmi zhvillim i ri gjatë kësaj periudhe janë propozimet që Partia Socialiste bëri për antarët që vijnë nga shumica parlamentare.

 “Publikimi i një dokumenti transparent mbi qëllimet, objektin, kalendarin, pritshmëritë dhe garancitë që ky komision nuk do cënojë lirinë e shprehjes dhe të medias – apo që nuk do mundohet të rikthejë paketën antishpifje që u refuzua nga BE – ende nuk ka ndodhur. Ndaj dhe përdorimi i momentit dhe nevojës për t’u ruajtur nga ndikimet e jashtme të huaja dhe emërimi në komision i disa figurave politike, legjitimon frikën se qeveria do e keqpërdorë momentin për interesa të fushatës së saj elektorale.” – vlerëson Afrim Krasniqi.

Çdo rregullim ligjor që ky komision mund të propozojë, është i vështirë të zbatohet kur vihet në rrezik liria e medias apo liria e shprehjes, thekson Erjon Tase, anëtar i shoqërisë civile dhe drejtues i Akademisë për Studime Politike.

Për këtë arsye – vijon ai – me rëndësi është pikërisht edukimi mediatik i publikut.

“Është e nevojshme të vendoset theksi tek edukimi i publikut për të identifikuar lajmet e rreme apo dezinformimin vendas dhe të huaj. Programet edukuese në shkolla për fëmijët dhe të rinjtë nevojitet të gjejnë forma të tjera për të arritur edhe moshat e tjera që janë konsumatorët kryesorë të medias dhe rrjeteve sociale.” – Tha Erjon Tase, drejtuesi Akademisë së Studimeve Politike

Në përgjigjen drejtuar Faktojes, DASH referoi kornizën e Departamentit të Shtetit Kundër Manipulimit të Informacionit nga Shtete të Huaja, ku bazohet memorandumi i firmosur mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në këtë dokument listohen hapat që ndihmojnë ligjvënësit të zhvillojnë një pamje të plotë operacionale të përbashkët të kërcënimit nga manipulimi i informacionit nga shtete të huaja dhe për të identifikuar dhe implementuar mënyra efektive për ta luftuar atë.

“Kundërshtimi i manipulimit të informacionit nga shteti i huaj bëhet më së miri kur qeveritë mbrojnë dhe mbështesin rolin e mediave të pavarura, promovojnë kontrollin e pavarur të fakteve dhe edukimin mediatik dhe dixhital, dhe mirëpresin avokimin publik për këtë çështje.” – thuhet në dokument.

Kuadri thekson rëndësinë e një strategjie në politikat kombëtare që shkojnë përtej qasjes së “monitorimit dhe raportimit” dhe që sigurojnë garanci për lirinë e shprehjes dhe transparencën në pronësinë e medias.

Prej nisjes së procesit për ngritjen e komisionit për dezinformimin shqetësimi kryesor i shoqërisë civile dhe opozitës ishte mungesa e transparencës, konsultimeve dhe diskutimit për këtë nismë. Terri informativ duket se vijon. Faktoje kontaktoi disa anëtarë të Partisë Socialiste, firmëtarë të kërkesës për ngritjen e komisionit apo pjestarë të propozuar për të qënë në përbërje të tij, por askush nuk pranoi të fliste për këtë nismë, duke e vështirësuar edhe më tej të kuptuarit e synimit që komisioni për dezinformimin ka.

Fakti qëndron se partnerët ndërkombëtarë, BE dhe SHBA kërkojnë që procesi të diskutohet gjerësisht, të përfshihet shoqëria civile dhe të garantohet liria e medias, gjë e cila ende nuk ka ndodhur. /Faktoje/

komisioni per dezinformimin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet