LIVE UPDATES
Politike

Komisioni hetimor për TIMS/ BIRN: Konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhje

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS miratoi të premten të gjitha kërkesat për informim drejtuar institucioneve publike, ndërsa mbledhja u përshkua nga një konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe shumicës.

19 Prill 2024, 17:30 Nga r.ll
Komisioni hetimor për TIMS/ BIRN: Konsesus jo i zakonshëm mes
foto nga mbledhja e komisionit

TIRANË- Kërkesat për informacion iu drejtuan Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Tiranës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Konsensusi për të vijuar me punën erdhi pas dështimit të mbledhjes së fundit, ku palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një votim teknik që kishte të bënte pikërisht me këto kërkesa.

Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se “nëse ka vullnet politik puna e komisionit ecën në shinat e ligjshmërisë”, ndërsa u kërkoi kolegëve socialistë që të ecej me këtë frymë dhe në fazat e tjera të punës.

Ndërsa nënkryetari i komisionit Toni Gogu, konstatoi se u kursye koha fizike kur fokusi vendoset tek zbatimi i ligjit se sa tek debatet politike. “Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale”- tha ai.

Palët ranë dakord, sipas propozimit të ekspertëve ligjore, që në kërkesat drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të mos kërkohet vënia në dispozicion e “fashikujve hetimorë”, duke e konsideruar paraprakisht këtë dokument një sekret hetimor, që nuk mund të ndahej me Kuvendin.

Salianji tha se komisioni po merr për bazë sugjerimin e ekspertëve në këtë rast dhe pse ai vetë i qëndronte mendimit se, “çdo institucion duhet të marrë vetë rolin kushtetues që i takon dhe të përgjigjet apo jo, nëse tejkalohet ligji”.

Ndërsa Gogu arsyetoi se, komisioni nuk mund të vendoset mbi kompetencat e një organi tjetër.

Deputeti socialist Nasip Naço votoi kundër kërkesave për informacion drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës, duke e konsideruar këtë akt të komisionit si ndërhyrje në punët e organeve hetimore, pasi kërkohen të dhëna për personat nën hetim dhe dëshmitarët në procesin hetimor.

“Po ngreni dorën se kështu keni vendosur ju , po duhet të jemi të kujdesshëm për këto dy institucione”- iu drejtua ai kolegëve duke shtuar se “gjithsesi në asnjë rast prokuroria nuk do të na japë asnjë emër apo të dhëna të tjera hetimore”.

Mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore pas arritjes së një pakti politik që i dha fund protestës në Kuvend të grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”.

Por, këto komisione kanë një ecuri të ngadaltë të punës që prej krijimit, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje.

Komisioni për konçesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve ‘Check-Up' në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi, nga 6 mbledhje  të njoftuara ka realizuar vetëm 2 për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë.

Puna e dy komisioneve ka një afat 4-mujor pune, i cili përfundon në muajin korrik./Reporter.al

komisioni hetimor per tims birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet