LIVE UPDATES
Politike

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, shkak zhvillimet e fundit politike

Vizita e zyrtares evropiane ishte bërë e ditur javën e kaluar. Jozyrtarisht dihej se ajo do ta vizitonte Kosovën më 12 mars, dhe kjo do të ishte vizita e saj e parë në Kosovë në cilësinë e Komisionares së Zgjerimit.

10 Mars 2026, 13:38 Nga E. D
Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, shkak zhvillimet e
Marta Kos

KOSOVË- Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian, dhe si arsye janë përmendur zhvillimet e fundit politike në vend.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit.

Sipas saj, Kos synon të udhëtojë në Prishtinë në momentin e parë të mundshëm. Vizita e zyrtares evropiane ishte bërë e ditur javën e kaluar. Jozyrtarisht dihej se ajo do ta vizitonte Kosovën më 12 mars, dhe kjo do të ishte vizita e saj e parë në Kosovë në cilësinë e Komisionares së Zgjerimit. Kosova është vendi i vetëm që Kos nuk e ka vizituar ende e që është në zonën e fushëveprimit të saj edhe pse e drejton Departamentin e Zgjerimit në Komisionin Evropian që nga dhjetori i vitit 2024.

Në vitin 2025, si mungesë për vizitë ishte përmendur fakti që nuk ekzistonte një bashkëbisedues për shkak të krizës institucionale në Kosovë. Lajmi për shtyrjen e vizitës së saj në Kosovë vjen një ditë pas Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin, meqë institucioni nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri deri më 5 mars.

Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, e ka çuar rastin në Kushtetuese. Në vendimin e Gjykatës, masa e përkohshme vlen deri më 31 mars dhe deri atëherë, as Osmani nuk mund të shpallë datën e zgjedhjeve, dhe as Kuvendi nuk mund të thërrasë seancën për të vazhduar punën.

Çfarë ndodhi javën e kaluar në Kosovë?

Më 6 mars, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ka lëshuar dekret për shpërndarjen e vendit, meqë, siç tha ajo, përfaqësuesit politikë vendosën ta çonin vendin në zgjedhje. Një ditë më parë, më 5 mars, procesi i zgjedhjes së presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Pasi presidenti nuk u zgjodh, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullonte përkohësisht afatet që lidhen me zgjedhjen e një presidenti të ri të Kosovës. Menjëherë pasi këtyre zhvillimeve pati interpretime të ndryshme të neneve të Kushtetutës së Kosovës.

Disa njohës të çështjeve ligjore besojnë se Kuvendi duhet të zgjedhë një president brenda 60 ditëve nga fillimi i seancës për të zgjedhur një president. Megjithatë, Osmani insiston se Neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale, dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentin e zgjedh Kuvendi. Një kandidat duhet të ketë shumicën prej dy të tretave të votave të deputetëve në Kuvendin me 120 vende, ose të paktën 80 vota. Nëse asnjë kandidat nuk fiton numrin e kërkuar të votave në dy raundet e para, një shumicë e thjeshtë, ose të paktën 61 vota, është e mjaftueshme në raundin e tretë, me kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh të pranishëm.

Sipas Kushtetutës, nëse procesi i zgjedhjes së presidentit dështon në tre raunde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Zyrtarët evropianë tashmë kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë./REL

marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet