LIVE UPDATES
Politike

"Koha për përballje!" Blushi: Europa pohoi qartë se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira

Blushi tha se e gjithë Europa po thotë e me Edi Ramën Kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm një proces të simuluar nga regjimi që, sipas tij kontrollon gjithçka: policinë, drejtësinë, median, administratën, tenderat dhe votën.

9 Korrik 2025, 14:45 Nga M.B
"Koha për përballje!" Blushi: Europa pohoi qartë se me
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku komentoi raportin e miratuar nga Parlamenti Europian. Blushi tha se e gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë se “zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”. 

Sipas tij, përpjekjes kriminale së Ramës për të paraqitur  atë që e konsideroi si farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit.

Blushi tha se e gjithë Europa po thotë e me Edi Ramën Kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm një proces të simuluar nga regjimi që, sipas tij kontrollon gjithçka: policinë, drejtësinë, median, administratën, tenderat dhe votën.

Deklarata e Blushit:

E gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë, prerë dhe shqip se “Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”. Përpjekjes kriminale të Edi Ramës për të paraqitur farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit: Parlamenti Europian. Eurodeputetët më me peshë, kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Michael Gahler, David McAllister, një nga zërat më të rëndësishëm të politikës së jashtme europiane dhe Andrey Kovatchev e damkosën botërisht Edi Ramën si autorin e masakrës elektorale në vendin tonë.

Michael Gahler e tha troç: “Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe qeveria abuzoi.”
David McAllister i vendosi vulën: “Zgjedhjet nuk ishin të ndershme.”
Kovatchev e zhbëri propagandën: “Nuk ka ndarje pushtetesh dhe nuk ka zbatim të shtetit të së drejtës.”

Këto nuk janë thjesht opinione. Janë akt-akuza të rënda ndërkombëtare ndaj një regjimi që ka uzurpuar shtetin, ka përdhosur çdo standard të zgjedhjeve të lira, ka kontrolluar votën me patronazhimin, kërcënimin dhe blerjen e saj, me presionin ndaj administrates, keqpërdorimin e aseteve shtetërore dhe përdorimin kriminal të burimeve publike, pa harruar angazhimin masiv të bandave dhe karteleve më të rrezikshme.

11 Maji ishte një ditë terrori elektoral, që faktoi vrasjen e votes së lirë pa hyrë në kuti. Një operacion banditesk shtetëror që faktoi edhe asgjesimin e të gjitha institucioneve garante për standardet e zgjedhjeve:
KQZ-së që pajisi me bejxha vëzhgimi bandidët elektorale që morrën peng qendrat e votimit;
SPAK-ut, që me Task Forcën imagjinare goditi vetëm opozitën, as parandaloi dhe as po heton krimet zgjedhore, që i la të lirë krerët e grupeve kriminale gjoja për t’i ndaluar pasi grabitën zgjedhjet dhe që i vulosi standardet e procesit elektorale me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta
Policinë e Shtetit, e bërë njësh me banditët dhe grupet më të rrezikshme kriminale dhe që shërbeu thjesht si eskortë e tyre.

Tanimë e gjithë Europa po flet troç se me Edi Ramën Kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme por vetëm një proces të simuluar nga regjimi që kontrollon gjithçka – policinë, drejtësinë, median, administratën, tenderat dhe votën.

Edi Rama është sot rreziku më i madh për demokracinë shqiptare. Ai ka instaluar një kleptokraci autokratike, ku pakica sundon me arrogancë shumicën, ku çdo instrument i shtetit është kthyer në një vegël për të ruajtur pushtetin personal, ku qytetarët ndëshkohen nëse nuk binden dhe shpërblehen nëse heshtin. Zgjedhjet e lira e kanë humbur kuptimin në Shqipërinë e Ramës. Asnjë qytetar nuk beson më se me Edi Ramen Kryeminister vota e tij ka vlerë dhe asnjë institucion nuk ekziston më për të garantuar standardet zgjedhore. Kjo është diktaturë hibride, qe mediat me prestigjioze nderkombetare e kane cilesuar si regjimi i "Ramaduros".

Tanime kjo nuk është më thjesht çështje e brendshme. Europa po reagon sepse rënia e demokracisë në Shqipëri është një kërcënim real për stabilitetin rajonal dhe integritetin e vetë Bashkimit Europian. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë tjetër që Shqipëria largohet nga Europa dhe zhytet më thellë në autokraci, korrupsion dhe izolim. Pa ndarje të pushteteve, pa drejtësi të pavarur, pa media të lirë, pa transparence e llogaridhenie, pa administratë të çliruar nga patronazhistët, Shqipëria nuk do të ketë as demokraci, as Europë. Është koha për një lëvizje kombëtare për rikthimin e demokracisë dhe për një përballje të madhe me regjimin e "Ramaduros" që ka poshtëruar çdo shqiptar të lirë e të ndershëm dhe ka tradhtuar aspiratat europiane të vendit.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet