LIVE UPDATES
Politike

Koalicion me Vetëvendosjen? Memli Krasniqi sqaron vijën e kuqe: Nuk e shohim të ardhmen njësoj

Krasniqi gjatë intervistës foli edhe lidhur me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, që sipas tij është më i përgatitur dhe me më shumë përvojë. 

7 Shkurt 2025, 21:50 Nga r.ll
Koalicion me Vetëvendosjen? Memli Krasniqi sqaron vijën e kuqe: Nuk e
pamje nga intervista

TIRANË- Për më pak se 48 orë qytetarët e Kosovës do tu drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tregoi shanset që partia e tij ka për të fituar zgjedhjet.

I ftuar në “Top Story”, ai u ndal dhe te koalicioni i mundshëm me Partinë Vetëvendosja, diçka që ai nuk e sheh të mundur. Krasniqi gjatë intervistës foli edhe lidhur me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, që sipas tij është më i përgatitur dhe me më shumë përvojë. 

“E para punës, zgjedhjet aktualisht nuk janë kryer. Numri i të pavendosurve është më i madh se distanca që kemi ne dhe Vetëvendosja mes njëri-tjetrit. Rezultati final do të vendoset nga ajo. Ju siguroj që Partia Demokratike është e gatshme deri në fund dhe rruga që kemi ecur me kandidatin tonë për kryeministër, do të jetë e mjaftueshme për të marrë besimin qytetar dhe popullor për t’i fituar këto zgjedhje, sepse aktualisht numri i të pavendosurve është 12-15%. Sipas sondazheve të besueshme, përtej këtyre që ndonjëherë përdoren dhe pak për propagandë…

Ne jemi në garë për vendin e parë dhe për të krijuar qeverinë e ardhshme. Unë asnjëherë nuk mund të them që raporti me ndërkombëtarët duhet të jetë pika kryesore e vendimmarrjes për të zgjedhur. Në fakt, kjo s’ka qenë fare pjesë e fushatës tonë. Kërkesa jonë për qytetarët është që të vendosin nëse po jetojnë më mirë sot sesa përpara katër vitesh. Është e thjeshtë, nëse qytetarët jetojnë më mirë, nëse familjet e Kosovës kanë mirëqenie më të madhe sot se përpara se të vinte Kurti në pushtet, ata do ta votojnë prapë.

Ne kemi një kandidat për kryeministër që është më i mirë se kandidatët e tjerë, është më i përgatitur, ka përvojë më shumë, ka integritet, ka profesionalizëm, është familjarë që i kupton hallet e qytetarëve të Kosovës, është i dëshmuar. Është një kandidat që fillon punën që në ditën e parë.

E dyta, kemi një ekip më të mirë. Jo vetëm lista e kandidatëve për deputetë që është e jashtëzakonshme, por edhe njerëzit. Personalitetet që janë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës këtë vit, janë figura të reja. 55% e deputetëve garojnë për herë të parë, e dyta janë njerëz që kanë përvojë diplomatike, njerëz që kanë jetuar në Diasporë dhe duan të kontribuojnë në Kosovë. Në listën tonë nuk ka asnjë njeri që ka pasur telashe ligjore.

Koalicion me Vetëvendosjen? Unë nuk i vendos vijën e kuqe askujt, siç i vendosën vija të kuqe shqiptarëve. Nuk i vendos vija të kuqe votuesve të Vetëvendosjes. Nuk ka mundësi që PDK-ja të ketë koalicion me Vetëvendosjen. Ne nuk e shohim jetën njësoj, nuk e shohim të ardhmen njësoj, nuk e shohim rolin e shtetit njësoj. Nuk jemi në garë për pushtet, për hir të pushtetit”, tha Krasniqi.

memli krasniqi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet