LIVE UPDATES
Politike

"Këneta nxorri në protesta banorët e 5 majit", Rama: Në atë lagje banesat ishin kandahar dhe s'kishin lidhje me Europën

Kryeministri tha se kjo qeveri ka shumë gjëra për mos i ardhur mirë, por gjithashtu ka bërë edhe mjaft punë.

27 Shkurt 2025, 11:10 Nga r.ll
"Këneta nxorri në protesta banorët e 5 majit", Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me asambletë socialiste të njësive numër 3 dhe 4 në kryeqytet.  Gjatë fjalës së tij kryeministri, tha se kjo qeveri ka shumë gjëra për mos i ardhur mirë, por gjithashtu ka bërë edhe mjaft punë.

Ai mori si shembull lagjen e 5 majit, ku tha se sot banorët shtëpive e të cilëve u prishën nga tërmeti jetojnë në apartamente me vlerë mbi 1500 euro metri katro. Rama akuzoi opozitën se nxorri në protesta banorët e "5 majit" për disa banesa që sipas tij ishin kandahar dhe nuk kishin lidhje me Europën dhe banesat që këto banorë kanë marrë.

"Mund të thoni shumë gjëra për të cilat ne mund të mos na vijë mirë, ne që jemi këtu në tavolinë. Jam i sigurtë. Jam i bindur që dëgjoni nga të tjerët dhe të tjera gjëra që ju vet .. duke qenë udhëheqës të PS në atë pjesën tuaj të llogores. Dhe ka gjëra për të mos na ardhur mirë. Por ama, kur shikoj atë lagjen atje tek 5 Maji, thosha sa njerëz ishin të pikëlluar deri në palcë. Apo natën kur i la tërmeti pa shtëpi dhe sa prej tyre e imagjinonin që do kishin një ditë ato shtëpi atje? Ishin me mijëra njerëz dhe askush nuk besonte që do të kishte më shtëpi dhe të gjithë parafytyronin gjërat më të tmerrshme.

Për më tepër, ju i njihni, pjesa më e madhe e tyre janë shtresa më vunerabël dhe sot ata kanë apartamente që në Tiranë kushtojnë 1500, 1700, 1900-euro metri katror dhe i kanë falas. Dhe është vetëm një pjesë e punës. Sepse kanë hyrë të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, por është faza tjetër për familjet që kanë shpronësuar. U bë gjithë ajo luftë atje. Një luftë, ku këneta investoi të gjithë zhabat dhe të gjithë bretkosat e veta, ku bretkosat, zhapikët e zhabat u hodhën nëpër dritaret e miletit të shkretë atje, iu futën nëpër dhoma, iu futën në kuzhinë, iu futën në krevat dhe kua, kua, kua, kua e çmendën një pjesë të miletit atje. I nxorën në rrugë nëpër protesta për disa banesa që ishin Kandahar, që s’kishin lidhje fare as me Tiranën, as me Europën dhe s’kishin lidhje fare as me apartamentet që ata do të marrin, fare.

Por këneta këtë punë ka bërë dhe kush është këtu, dhe këtu ka jo pak që janë me mua në këtë betejë qysh në ditën 1 dhe e dinë shumë mirë se këneta këtë punë ka pasur. E vetmja gjë që ka ndryshuar është që zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur, por ama aty janë, me bufin në krye, që është si ajo që thotë, "Jep shpirt, po s’heq dorë". Dhe për gjithë ata që pak kujtesë vënë në lëvizje, po ta bënim këtë mbledhje në 2013, do e bënim me gjenerator. Edhe po të ecnim në Tiranë, s’flas te 5 Maji, se aty duhet të ikësh para se të perëndonte dielli, se mund të humbje në gropë, edhe duke qenë 2 metra si puna ime. S’flas për njësinë 4, ku kur errësohej, duhet të gjeje shtëpinë me të pyetur. 78 neonë punonin në Tiranë kur unë kam hyrë në Bashkinë e Tiranës, shtatë-tetë, 78 – 10x7+8, që të jemi të qartë, jo 780 neonë. 78 punonin pa u dridhur, ishin edhe ca që dridheshin, s’merrej vesh a ishin ndezur, a ishin fikur e kishin me dy mendje dhe pjesa tjetër ishte errësirë komplet."

 

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet