Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ditën e sotme SPAK ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i këtij institucioni dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar pasi Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të tyre, gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt. Kryeministri Edi Rama dje sulmoi hapur drejtësinë e re në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndërkohë, ditën e sotme SPAK ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i këtij institucioni dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.
Komisioni Europian thotë se SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.
Njoftimi i SPAK:
Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.
“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.“
Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme sulmoi hapur drejtësinë e re në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama gjatë fjalës, jo vetëm që sulmoi institucionet e drejtësisë SPAK dhe GJKKO në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por veçanërisht u ndal te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes Veliaj, duke i quajtur ata ekstremistë të Partisë Demokratike. Bashkë me SPAK dhe GJKKO-në, Rama ka sulmuar drejtëpërdrejtë dhe kreun i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin.
Erion Veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar 'lapsusin' e bërë me dosjen e tij, ku cilë...
Tom Fitton SHBA- Organizata "Juidicial Watch" ka rikthyer në vëmendje deklaratën e presidentit të saj Tom Fitton, b&eum...
Kreshnik Radoniqi dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të ...
Foto ilustruese KOSOVË - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka parashikuar të enjten se procesi i num&eum...
Pamje nga kuvendi TIRANË - Kuvendi u mblodh edhe këtë të enjte në seancë plenare, ku në rend dite ishte parashikuar t&eu...
Ajola Xoxa TIRANË - Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro n&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të tjera shifra sa i takon numrit të emigrantëve të r...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para gazetarëve në oborrin e Kuvendit se kryeministri Edi Rama e ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot para gazetarëve në oborrin e Kuvendit ku vijoi me akuzat ndaj qe...
Foto nga takimi TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim me Drejtuesin e Strukturës së...