LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Alibia e PS për komisionin “McGonigal” delegjitimon ‘rolin kushtetues të Parlamentit’

Por gjatë diskutimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve në mbledhjen e 7 shkurtit, përfaqësuesit e PS-së, pretenduan se ajo nuk mund të merrej në shqyrtim për shkak se Kuvendi kishte nisur një proces ndryshimesh në ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan për shtyrjen e vendimmarrjes.

24 Shkurt 2023, 17:02 Nga DOSJA
BIRN: Alibia e PS për komisionin “McGonigal” delegjitimon
Edi Rama

TIRANË- Mazhoranca socialiste bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Por gjatë diskutimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve në mbledhjen e 7 shkurtit, përfaqësuesit e PS-së, pretenduan se ajo nuk mund të merrej në shqyrtim për shkak se Kuvendi kishte nisur një proces ndryshimesh në ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan për shtyrjen e vendimmarrjes.

Sipas proceverbalit të zbardhur të kësaj mbledhjeje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kundërshton shqyrtimin e kërkesës deri në një afat të pacaktuar.  Kuvendi, sipas tij,  ka ngritur një komision të posaçëm për të transpozuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë ligj dhe kjo pengon shqyrtimin e kërkesës së opozitës.

“Refuzoj të hyj në thelbin e kërkesës,”thotë Balla, duke i propozuar Konferencës së Kryetarëve që kërkesa  të shtyhet deri në momentin që “ne të kemi përfunduar procesin e rishikimit të ligjit”.

Në të njëjtën linjë argumentoi se deputetja Ermonela Felaj, duke thënë se vendimi i Kuvendit për të ngritur një komision të posaçëm për ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore kanë fuqi ligjore.

“Kuvendi nuk mundet të dalë kundër vetes. Kjo është arsyeja që ne nuk po shprehemi sot për thelbin e kërkesës, por po themi që do të sigurojmë një ligj, i cili e sjell këtë instrument të veprimit,” mësohet të ketë thënë Felaj.

Për opozitën, qëndrimi i i PS-së është tentativë për të asgjësuar të gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar.

“Thoni hapur: t’i vendosim kyçin parlamentit. Ky është absurdi,” iu drejtua kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kolegëve socialistë.

Sipas tij, pezullimi i zbatimit të ligjit me arsyen se do të ndryshohet është anti-kushtetues, sepse ndryshimet mund të mos ndodhin kurrë.

Për ekspertët e shoqërisë civile, kjo sjellje e mazhorancës politike është anti-kushtetuese dhe vë në pikëpyetje standardet e parlamentarizmit në vend.

Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë, i tha BIRN se Kuvendi nuk mund të ketë devijojë nga detyrimi kushtetues për kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe një prej mekanizmave klasikë të ushtrimit të këtij funksioni është institucioni i komisioneve hetimore.

“Përpjekja e mazhorancës për të delegjitimuar parlamentin nga roli kushtetues, si dhe për të përdorur alibinë e nismës ligjore për ndryshime në legjislacionin për komisionet, si argumente për të pamundësuar hetimin parlamentar, janë tregues të një demokracie hibride, një praktikë abuzive politike dhe një zhvillimi që vjen ndesh me parimet e Kushtetutës,” tha Krasniqi.

Pa bazë ligjore e gjen argumentin e socialistëve edhe Erinda Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ngritja e një komisioni hetimor nuk mund të refuzohet me argumentin se ligji është në ndryshim, pasi kjo cënon parimin e sigurisë juridike,” tha Skëndaj, duke shtuar se “legjislacioni nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të legjislacionit penal kur është favorizues”.

Sipas Skëndajt, komisionet hetimore janë instrument parlamentar që ndihmojnë në mënyrë të veçantë opozitën dhe kjo është shprehur në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë kontest, shton ajo, – “ngritja e një komisioni hetimor apo refuzimi për ngritjen e tij duhet të bazohet në legjislacionin aktual dhe jo tek pritshmëritë e ndryshimit të legjislacionit në të ardhmen”.

Për Krasniqin, kjo sjellje politike e mazhorancës më shumë se sa një debat i momentit rrezikon të vendosë praktika abuzive dhe të cënojë standardin e parlamentit dhe të gjithë sistemit qeverisës, pasi Kuvendi nuk ushtron rolin e tij kushtetues si kontrollor i ekzekutivit.

“Nëse parlamenti nuk mund të ushtrojë kontroll kushtetues mbi kryeministrin, kush tjetër mund ta bëjë këtë?,” ngre pyetjen Krasniqi, duke parë me shqetësim forcimin e pozitës së kryeministrit në dëm të parimit kushtetues të ndarjes dhe balancës së pushteteve.

Vetë kryeministri Edi Rama  u shpreh në mënyrë kategorike kundër hetimit parlamentar ndaj tij, pa përdorur si mbrojtje qëndrimet juridike të deputetëve socialistë.

“Nuk ka për të ndodhur,” tha ai gjatë një interviste televizive, duke e cilësuar kërkesën e opozitës një tentativë për të përdorur parlamentin për propagandë abuzive.

Megjithatë, Krasniqi i tha BIRN se kryeministri si objekt i kërkesës për hetim parlamentar është “në konflikt interesi” dhe se në kushte normale, politikanët e akuzuar do të duhej të ishin të parët të interesuar për të provuar pafajësinë.

“Nëse ata refuzojnë hetimin, de facto pranojnë fajësinë ose frikën nga hetimi, duke passjellë pasoja në imazhin dhe besimin publik, por edhe në cilësinë e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se i vetmi mekanizëm zhbllokues për këtë situatë ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese – ku një vendimarrje kritike ndaj Parlamentit do duhej sipas tij të shoqërohej me përgjegjësi politike dhe institucionale.

Marrë nga Reporter.al

edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet