LIVE UPDATES
Politike

"Ka video të disa festave erotike në bashki dhe kryeministri", Berisha: Nuk i disponoj këto fakte, por edhe po t'i kisha nuk do t'i publikoja

Berisha tha se në telefonat e sekuestruar të drejtorëve dhe punonjësve të bashkisë, janë gjetur mesazhe dhe video që i faktojnë këto që ai tha. 

27 Dhjetor 2024, 13:45 Nga r.ll
"Ka video të disa festave erotike në bashki dhe
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar të paplotë komunikatën zyrtare të SPAK për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. 

Më tej, Berisha u shpreh se disponohen dokumente komprometuese për disa darka që ai i quajti "festa erotike" në bashkinë e Tiranës dhe kryeministri. Sipas tij në telefonat e sekuestruar të drejtorëve dhe punonjësve të bashkisë, janë gjetur mesazhe dhe video që i faktojnë këto që ai tha. 

I pyetur nëse ai i disponon këto materiale, ai e mohoi, ndërsa shtoi se edhe po ti kishte nuk do ti publikonte. Kreu i PD-së tha se shteti dhe prokuroria duhet të merret me këtë çështje sepse "tregon një dhunim flagrant të kodit të zyrtarëve dhe është e papranueshme".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Nëqoftëse prokuroria do të ishte, të themi çerek e pavarur, ajo lëshonte dje komunikatën, apo jo. Ajo e kishte për 5 orë, defakto nënkryetarin e PS, njeriun më të fuqishëm, gjithnjë kryetari i bashkisë së Tiranës është njeriu më i fuqishëm pas kryeministrit. Mos të kemi iluzion për këtë. Por prokuroria heshti, heshti, se kishte urdhër të mos lëshonte komunikatën. Tani e ka lëshuar komunikatën, por nuk e ka të plotë. 

Tani dua t’ju them ju dhe edhe qytetarët ti informoj, sepse disponohen dokumente shumë kompormentuese për disa party të shtruara në bashki, që tejkalojnë çdo standard dhe të panjohura, të papërsëritura që nga themelimi i shtetit shqiptar, gjer sot. Këto, quajini si të doni, po i quajmë festa erotike, janë dëshmi e një degradimi ekstrem sipas denoncimeve të atij institucioni. Pse mbahen këto? Mbahen se ato qenken bërë një lloj standardi dhe për kryeministrinë dhe institucionet e tjera.
Ju garantoj se grupi parlamentar i PD do të paraqesë me urgjencë kërkesën për një komision hetimor, për këto zhvillime. Çfarë ka rrjedhur.

Ka rrjedhur se në telefonat e sekuestruar, e konfiskuar të drejtorëve dhe punonjësve, janë gjetur mesazhe dhe video që tejkalojnë imagjinatën normale se mund të ekzistojnë. Prokuroria nuk mund ta mbyllte këtë, sepse këtu kemi të bëjmë me një shkallë degradimi moral ekstrem. Dhe ne do ta hetojmë këtë. Partia Demokratike do ta hetojë këtë, nga kryeministria gjer tek të gjitha institucionet, se pikërisht se këto janë një lloj standardi, ato e mbajtën të fshehur në prokurori, e mbajtën të fshehur. Por këto nuk i mban asnjë vend në botë të fshehura.

Jo, zyrtari është i detyruar të zbatojë një kod serioziteti dhe etike në çdo vend të botës dhe në zyrat e tij. Ndaj dhe ç’thonë ata pas 24 orësh, ata thonë ato që u thotë Fuga, i cili dhe vetë është nga më të implikuarit. Ata nuk e shkrojtën.
E keni konstatuar ju jë gjë. Ky është i vetmi institucion. Kush është zëdhënësi i tyre? Ata flasin për zëdhënës dhe nuk kanë zëdhënës. Dmth zëdhënësi i tyre është Fuga. Kështu hidhi në kosh këto që thanë. Pse nuk thanë mbrëmë.
Pse e thirrën Belind Këlliçin. E thirrën Belind Këlliçin në të njëjtën kohë, vetëm e vetëm për të sfumuar 5 orëshin e Erion Veliajt. Dhe çfarë e pyetën? Na thuaj pak për diplomën. Belind Këlliçi ta dijë çdo shqiptar, është së bashku me një mikun e tij, Etion Kapedani, janë dy shqiptarët që kanë dalë të parët në 1 mijë studentë dhe kanë diplomat më të shkëlqyera të asaj shkolle ku kanë studiuar. Kjo është e vërteta e diplomës së tij.

Ç’është kjo fotografik me Trump. Vazhdojnë këta me Sorosin, sikur ka bërë fotografi me armikun e botës. Ta ketë për nder atë fotografi. Çfarë ligji shqiptar ka thyer Belind Këlliçi me fotografinë me presidentin e zgjedhur Donald Trump, pse ka bërë fotot me të. Të thuhet se po e heton ligji amerikan. A McGonigalin që Edi Rama i ka dhënë thesin me 225 mijë dollarë nga zyra e tij, nuk e hetojnë Edi Ramën për këtë. Nuk e pyesin Edi Ramën. Pyesin Belind Këllçin për foton që ka bërë me presidentin e SHBA-së. Ja pra se çfarë janë, këto kanë lëshuar sot, është e Fugës. Ta nxjerrin zëdhënësin, të thonë që filan gazetar, apo gazetare, jurist është zëdhënës i Altin Dumanit. Nuk ka, sepse është Fuga.

Këto që them unë, janë denoncuar publikisht, por janë, por janë. Jo unë nuk i kam, po ti kisha unë, nuk bëj publike atë gjini faktesh, nuk merrem me atë. Mirëpo shteti është i detyruar të merret sepse tregon një dhunim flagrant të kodit të zyrtarëve dhe është e papranueshme. Ju falënderoj!

sali berisha

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete