LIVE UPDATES
Politike

'Promotoi tenderat korruptivë pa garë'/ U kërcënua nga Kim? Berisha: I tha deputetit se ndaj meje dhe fëmijëve do ndërmerren masa

Berisha tha sot se Yuri Kim ka qënë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës.

3 Shkurt 2023, 12:40 Nga A.B
'Promotoi tenderat korruptivë pa garë'/ U kërcënua
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës. Po ashtu, ai komentoi dhe një kërcënim që sipas tij, Kim i ka bërë. 

Pyetja; Ju deklaruat se kishit marrë një kërcënim nga Yuri Kim..

Berisha: Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur.
Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.
Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.
I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot.

Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai. Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.
Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë. Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur. Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.
Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.

Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.
Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë.

sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet