3 Shkurt 2023, 12:28
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi para gazetarëe kërkesën e 43 deputetëve të PD për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes “McGonigal”. Berisha është shprehur i bindur se ky komision do të ngrihet, teksa ka shtuar se Kryeministri Rama do të largohet nga pushteti.
'Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin. Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore. Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.'- tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka theksuar se komisioni hetimor do të japë një kontribut të madh në hetimin e kësaj çështje, teksa ka shtuar se gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA-së.
'Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta. Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.'- tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Shkurt 2023, 12:25
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t'u bashkohen në prot...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:21
A.B
Fotoja e Rames
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjaveshme me gazetarët iu referua një shkr...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:15
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme të tij me gazetarët, ë...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:05
I.A
Proteste
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar sloganin e protestë së thirrur nga opozita më 11 shkurt. Me an...
Politike
3 Shkurt 2023, 11:49
f.g
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANE- Prokurorët amerikanë kanë treguar sesi agjenti kryesor i FBI, Charles McGonigal shiti shërbimet ...
Politike
3 Shkurt 2023, 11:12
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi dorëzuan ditën e sotme në ...
Politike
3 Shkurt 2023, 10:40
A.B
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike, përmes kryetares së Komisionit të apelimit, Adriana Kalasë, akuzuan kryeministrin Edi R...
Politike
3 Shkurt 2023, 10:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto...
Politike
3 Shkurt 2023, 00:50
k.m.
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka zbuluar se negociatat që janë duke u zhvillu...
Politike
2 Shkurt 2023, 23:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur lidhur me betejën në Gjykatë për selinë blu. N&e...