LIVE UPDATES
Politike

"Ka qenë një investim i konsiderueshëm!" Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Ambasadori italian: Ja si u ndërtua struktura në vendin që ishte lagunë

Gjithashtu ambasadori tha se ka qenë një investim i konsiderueshëm dhe vetëm për ndërtimin, bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro.

5 Nëntor 2024, 22:36 Nga M.B
"Ka qenë një investim i konsiderueshëm!" Kampi i
Fabrizio Bucci

LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka thënë  se kampi i emigrantëve në Gjadër ka gjithsej një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë. Bucci tha për emisionin "Opinion" se kampi u ndërtua në thuajse tre muaj e gjysmë dhe është bërë një punë prej tre-katër muajsh për konsolidimin e terrenit. Ai shtoi se për të krijuar bazën, janë ngulur në tokë 7 mijë shtylla beton arme të thellë 15 metra dhe me gjerësi prej 70 – 80 cm.

Gjithashtu ambasadori tha se ka qenë një investim i konsiderueshëm dhe vetëm për ndërtimin, bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro. Po ashtu ai tha se ky është një kamp që do të ketë një kohëzgjatje në bazë të protokollit të marrëveshjes, pra 5 vjet.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Sa i madh është kampi?

Bucci: Kampi ka gjithsej një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë.

Fevziu: 70 mijë metra katrorë dhe për sa muaj u ndërtua?

Bucci: E ndërtuam në thuajse tre muaj, tre muaj e gjysëm dhe është bërë një punë prej tre katër muajsh për konsolidimin e terrenit.

Fevziu: Përse? Ah po, sepse këtu ka qenë një lagunë, ishte disi…

Bucci: Po sepse është një terren nga pikëpamja gjeologjike, i shkrifët, që rrëshket dhe duke bërë shpime, u zbulua që duhej patjetër të konsolidohej, kështu që janë kryer punime sic janë bërë shekuj më parë në Venecia. Janë ngulur shtylla. Për të krijuar bazën, janë ngulur në tokë 7 mijë shtylla beton arme të thellë 15 metra dhe me gjerësi prej 70 – 80 cm. Nëse i vendos në rresht….

Bucci: Duke ecur mbërrin në Bari…janë gjthsej 100 km shtylla beton arme’

Fevziu: Kjo do të thotë që këtu brenda keni vendosur shtylla distanca e të cilave përbën atë të Gjadër – Bari, janë prej beton arme?

Bucci: Po! Më pas nisi ndërtimi i kësaj cfarë shihni në fillim të Korrikut. Kështu që nga korriku deri në tetor ne kemi realizuar këtë qendër për pritjen e mijërave personave.

Fevziu: Sa ka kushtuar ky investim, le të themi?

Bucci: Ka qenë një investim i konsiderueshëm dhe vetëm për ndërtimin, flasim për dhjetëra milionë Euro. Vetëm për ndërtimin dhe më pas do të jetë e gjithë faza që ka të bëjë me menaxhimin në momentin që do të mbërrijnë personat e parë e mirëpritur këtu. Këtu kemi një përgjegjës tonin të qendrës. Një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Këtu gjithashtu kemi policinë tonë, këtu përreth janë policët tanë, karabinierët, si dhe funksionarë të ndryshëm të Ministrisë së Brendshme. Pra këtu ne kemi plot katër Ministri. Atëherë është Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sepse brenda qendrës kemi dhe një spital të vogël. Duhet të garantojë natyrisht që të gjithë emigrantët që mbërrijnë të jenë nga pikëmpamja mjekësore të trajtuar, të vizituar, pasi sigurisht e kemi për zemër mirëqenien dhe shëndetin e emigrantëve të ardhur.

Fevziu: Cili është përfitimi i Shqipërisë në këtë rast dhe sidomos i zonës këtu nga ky kamp?

Bucci: Sigurisht që ky është një kamp që do të ketë një kohëzgjatje në bazë të protokollit të marrëveshjes, pra 5 vjet.

Fevziu: 5 vjet! Por që mund të shtyhet më tej…

Bucci: Këtë do ta vendosin qeveritë, në përfundim të protokollit të marrëveshjes. Sigurisht kjo është një qendër që përfshihet në këtë zonë. Ne kemi një shoqëri italiane që menaxhon konkretisht kampin në lidhje me furnizimin e ushqimit, vakteve, transportin dhe gjithcka dhe sigurisht ne do të mbështetemi tek të gjitha kompanitë lokale, të vendit, do të mbështetemi tek personeli vendas.

fabrizio bucci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet