LIVE UPDATES
Politike

Bylykbashi: Mosbindja civile në ekzekutim e sipër si strategji, por në të njëjtën kohë përgatitemi për zgjedhje

Bylykbashi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, u pyet se a mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike. 

5 Nëntor 2024, 22:14 Nga DOSJA
Bylykbashi: Mosbindja civile në ekzekutim e sipër si strategji, por
Oerd Bylykbashi 

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike në vend dhe për angazhimet e opozitës në kuadër të mosbindjes civile dhe kërkesat dhe aksionin opozitar për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bylykbashi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, u pyet se a mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike. Bylykbashi u përgjigj se për tu realizuar, është e realizueshme. 

Krasta: PD dhe partitë e opozitës janë në një hov, në një kohë tjetër. E ndjeni ju ketë?

Oerd Bylykbashi: Sigurisht që është një moment i ri, jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edhe sikur të mos dojë një parti politike, ky është një moment që të tërheq dhe të propulson drejt diçkaje që të gjithë e presim. Pra në prill - majin e vitit që vjen do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe asnjë parti politike nuk e ka luksin që ta shkëpusë, ta bej off, këtë pjesë dhe të thotë që unë do merrem me diçka tjetër.

Vetë rrethanat prodhojnë një momentum të ri por edhe rrethanat ku është sot opozita, Partia Demokratike, përtej krejt vështirësive, ndryshimet dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, në raport me elementët që kanë ndryshuar, në raport me te shkuarën. Por mbi të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri, qoftë në aspektin e asaj që është pozicionimi i opozitës tek mosbindja civile për të krijuar një presion i cili synon arritjen drejt zgjedhjeve të mira nëpërmjet një qeverie teknike.

Pra këto janë po themi objektivat politike të vëne. Dhe kjo tani edhe në një fazë egzekutimi si skenar por nga ana tjetër objektivi mbetet gjithmonë përgaditja për zgjedhjet parlamentare. Pra vetë këto kombinohen bashkë në një trejektore që fokus ka fitoren në zgjedhje.

Krasta: A mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike?

Oerd Bylykbashi: Për tu realizuar, është e realizueshme. Po përtej asaj. Kemi rastin e 2017 që nodhi në Shqipëri që është modeli se si nuk duhet ta besh nje qeveri teknike, realisht. Pse duhet nje qeveri teknike në kushtet ku jemi ne. Sepse unë vetë në preferencën time si politikan, po themi në gjithë këto vite, preferoj që ai që ka qeverisur të mbajë përgjegjësi deri në sekondin e fundit. Por kjo nënkupton një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm i cili të jep mundësinë e rotacionit.

Pra nësë votat janë për rotacion, rotacioni ndodh. E për rrjedhojë kryeministri që është në detyrë për ato  4 vite, apo 8 vitë jep llogari dhe ikën. Por ne e dimë që kjo nuk është situatë. Boll të lexojmë se çfarë thonë raportet ndërkombëtare për zgjedhjet që shkojnë gjithmonë e më keq. Dhe në e dimë që Edi Rama, vetëm këtë gjë, as i shkon në mendje. Pra nuk arrin dot të mendojë  një standart të zgjedhjeve si ato të 2013 që bëri Sali Berisha kryeministër dhe prodhoi rotacion politik. Pra ai ishte i detyruar të linte pushtetin për shkak se ai humbi zgjedhjet. Pra ne këtë e dime se nuk ndodh. Qeveria teknike për këtë duhet që të mbajë shtetin jashtë zgjedhjeve.

Maqedonia e bëri. Për tre muaj pati qeverinë teknike. Zgjedhjet i fitoi opozita. Ka vende që ne mënyrë natyrale si në Greqi ka ministra që para zgjedhjeve janë në një funksion teknik. Italia vazhdimisht ka patur qeveritë teknike si makanizëm për të zbutur krizat politike. Pse Rama nuk e bën këtë gjë. Nese ai do të prodhonte mundësinë me duart e tij, për të humbur pushtetin qoftë edhe për një shkak zgjedhjesh, sigurisht ajo që i vjen më pas është një katastrofë e madhe, që nuk është katastrofë politike, elektorle. Eshtë histori shumë më e rëndë shumë më thellë. Nuk është thjesht se do shkosh për shpërdorim detyre.

Bien të gjitha ato garanci që është përpjekur të ndjekë për kontartat koncesionare me të cilët grabit praktiksiht gjithë buxhetin e shtetit. Ai është peng i mekanizmit që ka ndërtuar që i kërkon energji të pashterrshme, korruptive, kriminale në kundërshtim me ligjin por që përpiqet që ti mbajë në këtë formë. Ama ky nuk është problemi i shqiptarëve. Shqiptarët duan kush do të më qeverisë më mirë. Edhe ne në opozitë nuk mund të themi se do të vijmë në pushtet se ky është më i keq. Jo. Kush është oferta jonë. 

Me fjalë Edi Rama nuk do ta bëjë, prandaj ne kemi vendosur objektivin e mosbindjes civile. Është në egzekutim e sipër si strategji. Por sigurisht në të njëjtën kohë ne përgaditemi për zgjedhjet. Është një kombinim, një sforco e madhe për çdo opozitë…

oerd bylykbashi 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet