LIVE UPDATES
Politike

VD/ Julian Deda prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tiranës: 1 mln banorë janë më të rëndësishëm se interesi i një njeriu

Julian Deda tha se tani ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo për vetëm për interesat e një njeriu.

14 Nëntor 2022, 15:20 Nga k.m.
VD/ Julian Deda prezanton kandidaturën në Primare për
Julian Deda

TIRANE- Aktori Julian Deda ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tiranës. Kështu aktori i njohur bëhet i shtati, në garën e Primareve pë Tiranën. Deri më tani në garë mes demokratëve për t'u përballur me kryebashkiakun Erion Veliaj janë edhe emra të tjerë, si psh: Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja. Në fjalën e tij, Deda tha se tani ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo për vetëm për interesat e një njeriu.

“1 milionë banorë janë më të rëndësishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë. Prandaj sot jam këtu para jush për të kërkuar votëbesimin për të ndërtuar një qytet që buzëqesh bashkë me qytetarët e vet. Një qytet që nuk i gënjen qytetarët e vet dhe ku qytetarët e tij nuk lejojnë askend që t’i mashtrojë paturpësisht. Unë jam Julian Deda dhe sot garoj për Primaret e Partisë Demokratike”-tha ai ndër të tjera.


DEKLARATA E PLOTE:

22 vite me pare erdha ne Tirane, fillimisht si student i akademise se arteve. Tirana ishte shpresa ime per te realizuar endrren per tu bere aktor dhe une ia dola. Qe nga ajo dite e deri me sot Tirana ka qene shtepia ime, ketu u rrita si djale, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhene shume, me dha arsimimin, karrieren dhe sidomos mundesine per te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar. Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin. Me strehoi me dashamiresine e vet pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise. Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim. E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet, e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku, e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu, e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin. Femijet kane humbur mundesine per te luajtur, prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre, te moshuarit kane humbur perkujdesjen, Tirana ka humbur buzeqeshjen. Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes. Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve. Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire. Ne duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathe. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten. Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve. Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij. 1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne. Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet. Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht. Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Deri më tani, interes më të lartë ka për Tiranën, pasi në garë janë 7 emra; 1. Adriana Kalaja, 2. Belind Këlliçi, 3. Enkelejda Fejzo, 4. Fatmir Merkoçi, 5. Gerti Bogdani, 6. Ilir Alimehmeti dhe 7. Julian Deda. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

julian deda primaret ne pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet