LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Ish-deputeti Igli Cara shpall kandidaturën për bashkinë e Durrësit: T'ia kthejmë bashkinë qytetarëve

Në një deklaratë për mediat Cara tha se Durrësi ka nëvojë për ndryshim dhe që bashkia të kthehet të shërbim të qytetarëve. Kreu i PD Durrës tha se administrata aktuale që qeveris Durrësin ka shkatërruar resurset natyrore dhe arkeologjike duke e bërë Durrësin sipas tij  të pajetueshëm.

14 Nëntor 2022, 14:33 Nga e.k
Primaret në PD/ Ish-deputeti Igli Cara shpall kandidaturën për
Igli Cara

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës njëherazi ish-deputeti Igli Cara ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një deklaratë për mediat Cara tha se Durrësi ka nëvojë për ndryshim dhe që bashkia të kthehet të shërbim të qytetarëve. Kreu i PD Durrës tha se administrata aktuale që qeveris Durrësin ka shkatërruar resurset natyrore dhe arkeologjike duke e bërë Durrësin sipas tij  të pajetueshëm.

"Sot eshte 14 nëntori, një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë. Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju. Me besimin në Zot, në respekt të çdo bashkëqytetari e demokrati, me dëshirën e mirë, me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e një njeriu që prej vitesh kontribuon në politikë, me energjinë e duhur, pas një reflektimi të thellë, kam marrë vendimin për të kandiduar në primaret për Kryetar të Bashkisë së Durrësit. Në këtë garë të gjithë jemi bashkëkandidatë. Durrësi më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani! Kam bindjen e plotë se Durrësi duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve! Ky qytet meriton më shumë, qytetarët e tij meritojnë më shumë! Duke besuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, i cili nis sot nga këtu, në emër të së sotmes dhe të ardhmes sonë, por mbi të gjitha të fëmijëve tanë", tha Cara.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar demokratë. Të dashur bashkëqytetarët e mi! Jetoj dhe punoj çdo ditë me familjen time të vogël dhe të madhe në Durrës, duke ndarë me secilin prej jush bukurinë që Zoti i ka dhënë këtij qyteti e shpirtin plot me dashamirësi të qytetarëve të tij. Si durrsakë, me shumë prej jush na lidhin kujtimet e fëmijërisë, rinisë e universitetit, na lidhin ditët e vështira të viteve `90 ku bashkë u bëmë pjesë e atij shpërthimi uragan që rrëzoi statujat e regjimit, i cili duket që në 30 e ca vite u transformua dhe komplikua për të mbërritur këtu ku jemi sot. Njoh çdo rrugë e rrugicë, ku sot bashkëjetojmë me dhjetra mijera njerëz të mirë që zgjodhën Durrësin për të jetuar e ngritur punët tyre, njoh dhe përshëndes nga mëngjesi në mbrëmje bashkëqytetarët e jam pjesë e ditëve me gëzim e hidhërim që jeta sjell për secilin nga ne.

Jam në PD që në ditët e para të saj, duke kontribuar, përfaqësuar dhe mbajtur përgjegjësi, si pjesë e kësaj familjeje të madhe politike që, siç ka treguar historia, ka qenë dhe mbetet jetike për fatet e vendit.
Falë mbështetjes suaj kam përfaqësuar dy herë Durrësin, si deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë, duke i qëndruar besnik, si në çdo angazhim timin publik e politik, parimeve të mia dhe të subjektit politik që më besoi, duke mbajtur qëndrime në momentet më delikate. Koha më tregoi që kam pasur të drejtë.

Sot, kryefjala që më bashkon me secilin nga ju është Durrësi, i cili prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij dhe rrezikon më të keqen, të çbëhet tërësisht. Durrësi është një qytet i veçantë, ku antikiteti dhe vija bregdetare krijojnë mundësi ta shndërrojnë në një qendër të rëndësishme tregtare, në nivel rajonal dhe europian. Do të mjaftonin resurset e tij, për të afruar dhe jo larguar të rinjtë, por e vërteta është ajo që njohim të gjithë. Masakra urbane ka shkatërruar arkeologjinë dhe natyrën, duke nisur nga qendra historike, deri në periferi. Një strategji që ka sjellë pasoja të pariparueshme, duke fshirë dhe simbolikat e tij europiane. Durrësi është sot pothuaj i pajetueshëm. Projektet, në emër të zhvillimit, po i marrin frymën qytetit, i cili po tkurret dita-ditës, në të gjitha kuptimet e fjalës. Masakra urbane e Durrësit është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë. Ky tjetërsim dhe deformim i qytetit nuk ka ardhur rastësisht, ka përgjegjës me emra konkretë. Çdo banor i Durrësit është i vetëdijshëm për këtë realitet, me të cilin përballet në përditshmëri dhe që i kushtëzon jetesën. Në këto kushte, qindra familje të dëshpëruara dhe pa rrugëdalje shohin si të vetmen zgjidhje emigrimin.

Të dashur miq. Durrësi ka nevojë për ndryshim, Durrësi ka nevojë t’i kthehet qytetarëve dhe qytetarisë! Këtë e ndjej në takimet e përditshme me ju, në thirrjen tuaj për t’i paraprirë ndryshimit. Në bashkëbisedimet me miq, intelektualë, pedagogë, mjekë, mësues, bujq, biznesmenë, pensionistë dhe të rinj shoh mbështetjen për të punuar së bashku për ndryshimin.

Sot eshte 14 nëntori, një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë. Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju. Me besimin në Zot, në respekt të çdo bashkëqytetari e demokrati, me dëshirën e mirë, me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e një njeriu që prej vitesh kontribuon në politikë, me energjinë e duhur, pas një reflektimi të thellë, kam marrë vendimin për të kandiduar në primaret për Kryetar të Bashkisë së Durrësit. Në këtë garë të gjithë jemi bashkëkandidatë. Durrësi më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani! Kam bindjen e plotë se Durrësi duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve!
Ky qytet meriton më shumë, qytetarët e tij meritojnë më shumë! Duke besuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, i cili nis sot nga këtu, në emër të së sotmes dhe të ardhmes sonë, por mbi të gjitha të fëmijëve tanë! Ju faleminderit!

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

primaret ne pd igli cara partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet