Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ai tha se nga kjo marrëveshje shteti del i humbur teksa ngriti dyshime dhe për pastrim parash me anë të projektit. Alibeaj tha se Bashkimi Europian edhe më parë i ka anatemuar ligje të tilla duke iu referuar ligjit për Teatrin Kombëtar dhe Aeroportit të Vlorës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj denoncoi sot dhënien me koncension nga ana e qeverisë të Portit të Durrësit. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ai tha se nga kjo marrëveshje shteti del i humbur teksa ngriti dyshime dhe për pastrim parash me anë të projektit. Alibeaj tha se Bashkimi Europian edhe më parë i ka anatemuar ligje të tilla duke iu referuar ligjit për Teatrin Kombëtar dhe Aeroportit të Vlorës. Deoputeti demokrat tha se shteti fal me anë të kësaj marrëveshje 818 mijë metra katrorë tokë ndërkohë që invenstitori përfiton dhe përjashtimIN nga taksat.
Enkelejd Alibeaj: Kjo marrëveshje po kalohet pa garë. Peraktika e kësaj qeverie ka pasur dy raste të tjera, njeri ligji Fusha ose për Teatrin dhe ligji për Aeroportin e Vlorës. BE i ka anatemuar këto ligje. Të japësh një pasuri të shqiptarëve pa garë dhe pa konkurencë. Ky ligj zbukuron buçeten e mërpashme të projekteve të dhëna pa garë. Ky ligj shkel dy despozita të Kushtetutës. Shteti kur trajton pronën publike duhe të sillet me të njëjtin zell siç sillet një privat me pronën e vet. Bëhet fjalë për 818 mijë metra katrorë, të cilat ndodhën në Portin e Durrësit, është pasuria më e vyer që ky shtet ka qoftë në simbolikën e vet qoftë për vlerën që ka. Jepet kjo pasuri, 818 mijë metra katrorë, jo vetëm kaq, invenstitori i ofruar përjashtohet nga taksat dhe jo vetëm kaq por sipas projektit realizohet ai projekt. Shteti heq dorë nga gjithë ajo sipërfaqe që do të shkonte për strehim social dhe nga përllogaritjet tona është një tjetër 60 milionsh, heq dorë nga tëa ardhurat e Portit. Në totalin e katër zërave rezulton se shtetit shqiptar në këtë sipërmarrje ofrohet, kontribon me plot 630 milion. Ky është kontributi i shtetit, pasuria që ofron. Pyetje e radhës është sa ofron, çfarë fiton euro. Fiton 280 milion euro.
Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mijë metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionerë vëllezërit Kariç. Sipas opozitës, ky është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të marrë portin e Durrësit.
Igli Cara DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës njëherazi ish-deputeti Igli Cara ka shpallur kandidaturën e tij p&eum...
Konferenca SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se askush nuk duhet të ketë frikë nga ni...
Edi Rama dhe Dimiter Kovaçevski SHKUP- Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Republikës së Shqipë...
Ina Zhupa TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi per ligjin e miratuar nga qeveria qe jep me ko...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut ...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama u pyet sot se çdo të ndodhë nëse në Parlamentin maqedonas nuk votohen ndryshimet kushtetue...
Konferenca SHKUP- Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin ...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama zbuloi se disa shtete të tjera duan të marrin pjesë në samitin e ardhshëm të Open Ballk...
Artan Hoxha TIRANE- Hakerat iranian të njohur “Homeland Justice” kanë publikuar të dhënat materiale lidhur me zyrtarët...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk është kërcënuar nga minoritetet, përkundrazi sipas tij ato janë ura li...