Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai foli për marrjen e 350 kutive votimi nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument dhe dorëzimin e tyre në një vend të administruar nga një ish-deputet i PS duke ia parashtruar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi si pyetje.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se në zgjedhjet e 11 majit 2025, kryeministri Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e procesit në mënyrë të plotë dhe totale. Ai foli për marrjen e 350 kutive votimi nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument dhe dorëzimin e tyre në një vend të administruar nga një ish-deputet i PS duke ia parashtruar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi si pyetje. Berisha shtoi se Celibashi duhet të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës së përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi. Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale. Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.
A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari. Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit? Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument?
Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ. Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.
PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot. Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Sarandë. Në një...
Postimi i Ramës TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një imazh në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave...
Foto nga konferenca TIRANA- Partia e Lirisë dhe avokati i kryetarit të saj, Ilir Mata, mbajtën sot një konferencë të jasht&eu...
Adriatik Lapaj TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegj&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj TIRANA- Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë...
Adriatik Lapaj TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfridoi" kreun e Nisma Th...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...