LIVE UPDATES
Politike

"Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës!" Lapaj: Më ka kërkuar drejtimin për dy vite të koalicionit dhe kandidimin si kryebashkiak të Tiranës

Lapaj u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

22 Korrik 2025, 12:06 Nga M.B
"Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegjës Endri Shabanin për sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lapaj u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin. Gjithashtu Lapaj shtoi se mandatin e koalicionit e ndan KQZ-ja me vendimin e saj, por ai kërkoi që të respektohej marrëveshja dhe mandati të shkonte tek personi që kishte marrë më shumë vota në listën e hapur. Në konferencë Lapaj shpjegoi edhe bisedimet me Shabanin, dëshirën e tij për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës dhe për drejtimin e përkohshëm të koalicionit. 

Pjesë nga fjala e Lapajt:

Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani. Koalicionin me Shabanin e bëmë për frymë, për mesazh kundër sistemit, sepse nga sondazhet dilte se zoti Shabani dhe Nisma Thurje nuk kishte as 0,2%.

Ne kërkojmë të mos njihen dorëheqjet. Ata mund të jenë bërë pjesë e shantazheve dhe kjo duhet ndaluar. Ne duhet të luftojmë që ato dorëheqje të pranohen, ne nuk luftuam për dajot e zotit Shabanit dhe as për dajot e tjerë. Çfarë të bëjmë tano, t’ia lëmë dajo Zeqirit të zotit Shabani që ta çojë te Rama? Vota duhet të shkojë atje për ku është hedhur, 64 mijë vota, për kandidatët e listës së hapur. Se ku do shkojë mandati do e shohim nesër kur të vendosë KQZ-ja. Ne nuk e kemi problemin me njerëzit e Nismës Thurrje, por me ata që kanë qasje ndryshe.

Zoti Shabani kandidoi në Tiranë, donim të merrte sa më shumë vota, nuk i ka marrë, problemi i vet. Më ka kërkuar drejtimin për dy vite të koalicionit, më ka kërkuar kandidimin si kryebashkiak të Tiranës, i kam thënë nëse do kandidosh do të mbështes. Ka kërkuar edhe fondin prej 30 mln lekësh për drejtimin politik që do bënte. I kam thënë se do diskutoheshin dhe do vendosej, do pritej edhe certifikimi i zgjedhjeve dhe do diskutoheshin.

 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet