Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Izraeli ka sulmuar disa herë në Liban, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntorin e vitit të kaluar.
LINDJE E MESME- Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në Liban. Izraeli ka sulmuar disa herë në Liban, pavarësisht një armëpushimi të arritur në nëntorin e vitit të kaluar. Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se caqet përfshinin “qendrën më të madhe të prodhimit të raketave precize të Hezbollahut”, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “infrastrukturë që përdorej për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike” në jug të Libanit dhe në Luginën Beka.
“Çdo përpjekje e organizatës terroriste për t’u rikuperuar, për t’u riorganizuar apo për të kërcënuar, do të përballet me intensitet të pamëshirshëm”, u zotua Katz.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban o ashtu raportoi për sulme në Beka, që gjendet në lindje, por edhe në jug. Si ministri Katz, ashtu edhe ushtria izraelite, akuzuan Hezbollahun se po përpiqet të rindërtojë infrastrukturën e tij ushtarake dhe kërkuan që ushtria libaneze të ndërhyjë për çarmatosjen e këtij grupi.
“Ndër objektivat e goditura ishin vendet e prodhimit të eksplozivëve, të cilat përdoreshin për zhvillimin e armatimit të Hezbollahut, si dhe një ndërtesë nëntokësor për prodhimin dhe ruajtjen e armëve strategjike”, tha ushtria izraelite.
"Organizata terroriste Hezbollah u përpoq të rindërtonte objektet dhe kapacitetet, veprime që përbëjnë një shkelje të marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite.
Më herët, presidenti libanez, Joseph Aoun, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur ta çarmatosë Hezbollahun, gjë për të cilën vënë nën presion të madh nga SHBA-ja, pavarësisht kundërshtimeve të grupit, i cili pohon se një gjë e tillë do t’i shërbente interesave izraelite. Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë dymujore vitin e kaluar, e cila i shkaktoi humbje të mëdha grupit, por ai vazhdon të ketë një pjesë të arsenalit të tij./ REL
Harta LINDJE E MESME- Shumica e vendeve në Kombet e Bashkuara, 147 nga 193, tashmë e njohin shtetin palestinez, i cili aktualisht ka statusi...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një krim makabër raportohet se ka ndodhur në Itali, pasi polica ka zbuluar një trupin e copëtua...
Foto ilustruese SERBIA- “Narrativa që po përpiqen të shpërndajnë i përket të kaluarës”. Kjo ishte p&eu...
Ivo Sanader KROACIA- Me vendim të Gjykatës së Qarkut të Sisakut, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po vuan dënimin n...
Dmitry Medvedev dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-presidentit rus Dmitry Medvedev duket se kanë niskur një 'ko...
Donald Trump SHBA- Meksika duket se i ka shmangur tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi, pasi Donald Trump njoftoi një pe...
Foto ilustruese BRITANI- Një 76-vjeçar është arrestuar me dyshimin për posedim helmi pasi disa fëmijë u sëmu...
foto ilustruese PORTUGALI- Zyra e kryeministrit portugez Luís Montenegro njoftoi të enjten se qeveria po përgatitet të konsultohet m...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve t&e...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të enjten vendosën sanksione ndaj disa zyrtarëve të Autoritetit Palestinez dhe anët...