26 Janar 2026, 13:55
Nga I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Tridhjetetre ish-kandidatë për Kuvendin Komunal të Ferizajt i janë drejtuar Prokurorisë Themelore në këtë komunë duke kërkuar zgjerim të hetimeve lidhur me rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë kërkuar masa të jashtëzakonshme verifikuese.
Megjithatë, KQZ-ja ka certifikuar rezultate për këto zgjedhje dhe ka asgjësuar materialin zgjedhor.
Bashkim Fazliu, që garoi si i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, tha se po kërkojnë zgjerim të hetimeve, pasi dyshon se ka pasur manipulim të rezultateve zgjedhore, njësoj sikurse është vërejtur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit, sa i përket votave për kandidatë për deputetë.
“Kërkesën e parë e kemi dorëzuar te Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe për dijeni do t’ia dërgojmë edhe Laura Pulës, koordinatore nacionale për zgjedhje. Në prokurori kemi bërë kërkesë për zgjerim të hetimeve që janë duke u bërë për 28 dhjetorin pasi është natyra e njëjtë, janë komisionerët pothuajse të njëjtë”, tha ai, duke shtuar se ekziston dyshimi se komisionerët mund të kenë keqpërdorur votat edhe për votimet e 12 tetorit.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, javën e kaluar u ndaluan 109 persona, nën dyshimet për keqpërdorime të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit. Ndaj 23 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Ndonëse në Prizren, manipulimi vlerësohet se ishte në shkallë më të lartë, edhe në Ferizaj dhe Malishevë kanë nisur hetimet për keqpërdorim të mundshëm të rezultatit zgjedhor.
Fazliu tha për mediat se nga KQZ-ja është kërkuar ndërmarrja e masave të jashtëzakonshme verifikuese “pas daljes në pah të provave të reja të keqpërdorimeve dhe manipulimeve që kanë ndodhur më 28 dhjetor”,.
“Ne KQZ-së i kemi kërkuar ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pastaj një ndër kërkesat është edhe rinumërimi i fletëvotimeve. Nëse del rezultati i njëjtë për hair ju qoftë, nëse nuk del rezultati i njëjtë kërkojmë anulimin e certifikimit”, tha ai, duke shtuar se për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme, për ato lokale edhe një votë përcakton se kush hyn në Kuvend Komunal, e kush jo.
Fazliu tha se nuk ka parë informacion që për zgjedhjet lokale, rezultati i të cilave u certifikuan në fillim të dhjetorit 2025, është asgjësuar materiali zgjedhor.
Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se në përputhje me ligjin, materiali zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit është asgjësuar.
Ligji parasheh që materiali zgjedhor të shkatërrohet brenda 60 ditësh, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, veç nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendos ndryshe.
Elezi nga KQZ tha se në procesin e shkatërrimit të materialeve janë përjashtuar ato për të cilat Prokuroria e Shtetit dhe gjykatat “janë duke i trajtuar”.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Prokurorisë së Shtetit me pyetjen nëse në mesin e materialeve që mund të jenë duke u trajtuar ka edhe nga komuna e Ferizajt, por ajo ridrejtoi pyetjet për Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Nga organi ndjekës në Ferizaj ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, për shkak të mospërputhjeve të vërejtura te votat e kandidatëve për deputetë, më 19 janar KQZ-ja vendosi rinumërim të plotë të votave të rregullta. Rinumërimi pritet të shtyjë edhe më shumë formimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit./REL
bashkim fazliu
Politike
26 Janar 2026, 11:39
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka mbrojtur parkun fantazëm 'Durana' dhe kompanitë që janë regjistruar se k...
Politike
26 Janar 2026, 13:28
I.A
Dallëndyshe Bici
TIRANË- Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së. Mësohet ...
Politike
26 Janar 2026, 13:18
D.S
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dron&eum...
Politike
26 Janar 2026, 11:09
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kritikuar ashpër funksionimin e drejtësisë së re ...
Politike
26 Janar 2026, 12:47
I.A
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se Shqipëria ka ftuar Serbinë që të marrë pjesë n&eum...
Politike
26 Janar 2026, 12:23
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ciili në ...
Politike
26 Janar 2026, 12:13
I.A
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është takuar mesditën e sotme me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Pasdite R...
Politike
26 Janar 2026, 11:52
I.A
Edison Memolla
TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i dënuar në Shkallën e Parë paraqitet në Ape...
Politike
26 Janar 2026, 11:12
D.S
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se reforma në drejtësi ishte reforma kyçe q&...
Politike
26 Janar 2026, 11:02
I.A
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka komentuar aksionin e Tatimeve të ndërmarrë në sektorin e ndërtimit në vend. N...