5 Shkurt 2023, 21:10
Nga I.A
Allison Guerriero
SHBA- Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhënë detaje për marrëdhënien e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë emisionin “Review” në Euronews Albania, Guerriero tha se miqësia e tyre i dukej e pazakontë, ndërsa shtoi se të dy janë takuar bashkë në New York, ku McGonigal i ka dërguar dhe foto me Ramën kur ishte Shqipëri në vitin 2017, foto të cilat sipas saj i disponon dhe FBI.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka pasur raporte të rrezikshme?
Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.
Pyetje: A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?
Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Pyetje: Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?
Allison Guerriero: Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.
allison guerriero charles mcgonigal
Politike
4 Shkurt 2023, 23:05
k.m.
Posterat në Tiranë
TIRANË- Edhe 7 ditë kanë mbetur nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë...
Politike
4 Shkurt 2023, 19:11
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë gjithç...
Politike
4 Shkurt 2023, 17:48
k.m.
Edi, Zaho dhe Linda Rama
TIRANË- Edhe pse nuk shkoi në Kuvendin e Shqipërisë për t'u përballur me pyetjet e deputetëve t...
Politike
4 Shkurt 2023, 17:23
k.m.
Lefter Gështenja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i cili mbështet grupimin e Enkelejd Alibeajt, ka d...
Politike
4 Shkurt 2023, 14:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ...
Politike
4 Shkurt 2023, 13:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do ta bënte banorin e Big Brother Vip, këngëtarin...
Politike
4 Shkurt 2023, 12:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Gjykata e ka dhënë vendimin e saj më 25 mars...
Politike
4 Shkurt 2023, 12:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Arben Ahmetaj ndodhet nën mbrojtjen e SPAK-ut si dhe të kryeminist...
Politike
4 Shkurt 2023, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta lënë çështjen e skandalit të ish-zyrtarit t&...
Politike
4 Shkurt 2023, 12:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndërhyrja në reforimin e sistemit të d...