"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Në prag të përvjetorit të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, Ryerson thotë se Shqipëria duhet të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.
SHBA- Ambasadori i parë amerikan në Tiranë William Ryerson ka dhënë një mesazh për klasën politike shqiptare. Ilyria.com shkruan se sipas ish-ambasadorit ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë dhe se klasa politike e vjetër duhet t’i hapë rrugë brezit të ri.
Në prag të përvjetorit të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, Ryerson thotë se Shqipëria duhet të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.
"Ka ardhur edhe një herë koha për ndryshim në Shqipëri. Ndërsa këtë muaj po i afrohemi një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar mbi ngjarjet në Shqipëri në 31 vitet që nga ajo kohë. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së, aq evidente më parë, është zhdukur, e zëvendësuar nga një lidhje e rinovuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila është bërë më e fortë nga viti në vit. Shqipëria që atëherë është anëtarësuar në NATO, është ulur me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka bërë punën e vështirë të nevojshme për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin tjetër të historisë së Shqipërisë. Më duket inkurajues fakti që këta njerëz të rinj e kuptojnë se Uashingtoni mbështet fuqishëm përparimin drejt promovimit të të drejtave si dhe përgjegjësive që janë normë midis anëtarëve të NATO-s dhe BE-së, forcimin e shtetit të së drejtës dhe eliminimin e korrupsionit.
Ka ardhur edhe një herë koha për ndryshim. Ashtu siç ishim me ndryshimbërësit e vitit 1991, unë dhe miq të tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi me këtë brez të ri ndryshimbërësish. Ka ardhur koha që brezi i vjetër t'i hapë rrugë brezit të ri të liderëve për të çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së shkuarës së saj dhe për ta çuar vendin e tyre në të ardhmen. I uroj atyre çdo sukses, pasi ata udhëheqin rrugën përpara për një vend që e dua," tha ai.
Shënim: William Edwin Ryerson, shërbeu si ambasadori i parë i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri (1991-1994), pasi marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas rënies së regjimit komunist.
Foto nga takimi TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me një përfaqësi të komunitetit shqipt...
Boiken Abazi TIRANË- Ish-kandidati për deputet Boiken Abazi ka dhënë disa fakte mbi projekt rezolutat në Kuvendin e Shqip&eu...
Petrit Vasili TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan kriminale rritjen e çmimeve në Shqipëri. Në nj&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar një akt mjaft të rëndë mohimin e genocidit...
Ferit Hoxha TIRANË- Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha komentoi deklaratën e Presidentit të Rusisë Vladimir Pu...
Ferit Hoxha TIRANË- Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. ...
Ferit Hoxha TIRANË- Për një muaj, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. ...
Ilir Meta dhe Bujar Nishani TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar", më të lartën e...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Floriana Garo...
Enkelejd Alibeaj dhe Mira Rakacolli TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua projektligji "Për ratifikimin e marrë...