LIVE UPDATES
Politike

Boiken Abazi: 7 fakte mbi projekt rezolutat për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Me anë të një postimi në Facebook, Abazi ndër faktët që ka dhënë ka përmendur edhe deklaratën e nënkryetares të Kuvendit Ermonela Felaj, e cila është shprehur se rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan'.

1 Qershor 2022, 20:48 Nga DOSJA
Boiken Abazi: 7 fakte mbi projekt rezolutat për dënimin e gjenocidit
Boiken Abazi

TIRANË- Ish-kandidati për deputet Boiken Abazi ka dhënë disa fakte mbi projekt rezolutat në Kuvendin e Shqipërisë për dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi ndër faktët që ka dhënë ka përmendur edhe deklaratën e nënkryetares të Kuvendit Ermonela Felaj, e cila është shprehur se rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan'.

Postimi i Plotë:

Shtatë fakte mbi projekt rezolutën/rezolutat në Kuvendin e Shqipërisë për dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë:
Fakt 1.
Rreth 15 rezoluta dhe deklarata që dënojnë krimet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në periudhën 1998-2001. Termi gjenocid përmendet specifikisht në dy deklarata të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë më 18 janar 1999 dhe 29 mars 1999. Bazuar mbi këto rezoluta dhe deklarata, shteti shqiptar i njeh krimet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë zyrtarisht si gjenocid.
Fakt 2.
Më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dënimin e gjenocodit të Serbisë në Kosovë.
Fakt 3.
Dallimi mes rezolutave dhe deklaratave të miratuara gjatë viteve 1998-2001 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës janë faktet shtesë të paraqitura nga Kuvendi i Kosovës, si dhe vendimet dhe kërkesat e shtruara. Rezoluta e Kosovës:
- Shpall datën 15 Janar si Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
- Kërkon prej Serbisë të pranojë krimet, masakrat dhe gjenocidin që ka kryer në Kosovë, të dënojë kriminelët, të kthejë të pagjeturit, të kërkoj falje, të paguaj reparacionet e luftës...
- Kërkon prej institucioneve të Kosovës përfshirjen në Kodin Penal si vepër penale mohimin e gjenocidit.
Këto vendime dhe kërkesa të rezolutës së Kosovës nuk janë të reklektuara në rezolutat dhe deklaratat e mëhershme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye lindi nevoja dhe kërkesa publike që edhe Kuvendi i Shqipërisë të miratoi një rezolutë në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës, sipas vendimeve dhe kërkesave të rezolutës së vitit 2019.
Fakt 4.
Më 15 janar 2020, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri zhvilluan një aksion simbolik para kryeministrisë (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=470538503887606&id=284358112505647) për të kërkuar që edhe Shqipëria të miratojë një rezolutë të ngjashme me atë të Kosovës, dhe që të shpallet data 15 Janar si dita që shënon këtë gjenocid edhe në Shqipëri. Kjo kërkesë u përsërit nga përfaqësues të LVV-së në Shqipëri edhe në shumë intervista TV dhe debate publike, por u injorua nga Kuvendi.
Fakt 5.
Në datën 8 dhjetor 2020, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dorëzoi zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë "Projekt-Rezolutën MBI GJENOCIDIN SERB TË KRYER NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS NË VITET 1998-1999."
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=710273913247396&id=284358112505647
Kjo projekt rezolutë, ndër të tjera, përsëriste kërkesat e rezolutës së Kosovës, si dhe ngritjen e një memoriali në Tiranë. Rezoluta u mbështet brenda Kuvendit nga 2-3 deputë, mes tyre edhe Erjon Piciri dhe Ralf Gjoni (mbase edhe nga ndonjë deputet tjetër, por që nuk u kuptua qartë në seancë). Deputetja Mimi Kodheli e mbështeti fillimisht këtë rezolutë në një intervistë në Euroneës, por jo më tej. Propozimi për këtë projekt rezolutë nuk u mbështet nga deputetët e tjerë me pretekstin që Kuvendi i Shqipërisë tashmë e kishte njohur si gjenocid atë që kishte ndodhur në Kosovë përmes deklaratave dhe rezolutave të viteve 1998-2001. Shumica e deputetëve ose nuk e kuptoi, ose bëri sikur nuk e kuptoi, që kërkesat që shtroheshin në projekt rezolutën e re nuk reflektoheshin në rezolutat dhe deklaratat e mëparshme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë.
Tema u ndryshua nga Partia Socialiste edhe përmes themelimit të Komisionit për raportin e Dick Marty, i cili implikonte UÇK-në. Në atë kohë debati publik nuk u përqëndrua aspak tek projekt rezoluta dhe kërkesat e saj, por tek roli i disa eksponentëve të opozitës në UNMIK, duke devijuar krejtësisht nga tema.
Fakt 6.
Ditëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar dy projekt rezoluta të ngjashme për këtë çështje nga deputetët e dy grupimeve të PD-së brenda Kuvendit: e para pa nënshkrimin e Berishës, e dyta me nënshkrimin e Berishës.
Fakt 7.
Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherazi deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh më 31 maj 2022 në një studio televizive se rezolutat dhe kërkesat për mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë janë hipokrizi dhe se "Rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan’"

 

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare