LIVE UPDATES
Politike

Intervista e Ahmetajt/ Berisha: Iu faktoi shqiptarëve se Rama është kreu një organizate të mirëfilltë kriminale

Ai shtoi se Ahmetaj, edhe njëherë tregoi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë. 

28 Janar 2025, 13:18 Nga M.B
Intervista e Ahmetajt/ Berisha: Iu faktoi shqiptarëve se Rama
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes së shkuar dhënë nga ish-zv.kreministri Arben Ahmetaj. Berisha tha se Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se kryeministri Edi Rama nuk është kryeministër, por, sipas tij, është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale. Ai shtoi se Ahmetaj, edhe njëherë tregoi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë. 

"Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për VLorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie. Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele. Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të narkoshtetit, mediave të kontrolluara prej tij, që censurojnë intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, theksoj se kjo intervistë është ndër më të jashtëzakonshmet në historinë e një shteti.
Për vërtetësinë, ose faktimin e vërtetësisë të akuzave të opozitës ndaj Edi Ramës, dhe vërtetësisë së madhe me dokumente, faktimin nga ish-bashkëpunëtori më i ngushtë, numri dy për vite të tëra i qeverisë shqiptare, tashmë i përndjekur, azilant në Zvicër, Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se Edi Rama nuk është kryeministër, por është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale. Dhe kudo që shkon, ai shkon dhe udhëton jo si kryeministri i Shqipërisë, por si kreu i një organizate kriminale, më e rrezikshmja në historinë e këtij vendit, të rajonit dhe Europës. Arben Ahmetaj, edhe njëherë zhveshi dje lakuriq Edi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë. Dhe se në mbledhjen e qeverisë, kjo strategji u kundërshtua nga ai dhe 4 kolegë ministra. Mirëpo Edi Rama ishte i pandalshëm, erdhi nga krimi dhe vetëm krim mund të mbillte në këtë vend.

Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për VLorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie. Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele. Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë.

Pesë herë ka qenë kundër tij dhe me Arben Ahmetaj zgjodhi Edi Rama të mbulojë krimin e tij të shëmtuar dhe vjedhjen e madhe me djegësat, vjedhje e cila është unike në të gjithë historinë e këtij shteti dhe këtij vendi. Vjedhje e cila mbulohet në mënyrën më kriminale nga Altin Lala dhe organizata tjetër kriminale e Skrapit. Jashtë çdo lloj standardi, jashtë çdo lloj kriteri, ligji apo praktike. Arben Ahmetaj me një guxim të madh qytetar, nën presione të jashtëzakonshme të bandave nga zyrat e narkoshtetit tek burgjet e tij, u dëshmoi shqiptarëve se vjedhjet e Ramës me Belinda Ballukun vetëm me disa nga objektet, tejkalojnë dy herë dëmet e tërmetit që kaloi. Se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë trajtuar sikur të ishin private 12 miliardë euro në punëra publike që nuk kushtojnë as një të dhjetën e çmimit të tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet