LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi thirrje për SPAK: Çoni Veliajn para drejtësisë, çdo ditë e tij në zyrë, mundësi që të zhdukë provat

Ai theksoi se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka.

29 Prill 2024, 12:24 Nga M.B
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi thirrje për SPAK:
Belind Këlliçi

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka clësuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn si pronarin fakti të inceneratorit të Tiranës. Këlliçi në një deklaratë për mediat se prokurorët e SPAK duhet të veprojnë me Veliajn, duke nisur hetimet për procedurën që ka ndjekur në miratimin e koncensionit të inceneratorit të Tiranës.

Ai theksoi se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka. Këlliçi shtoi se çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Prej muajsh tashmë ju kemi bërë publike të dhëna, prova dhe fakte të pamohueshme, që vërtetojnë se kërkuesi, zbatuesi dhe përfituesi kryesor i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Janë 3 momente kryesore që e faktojnë këtë gjë. Fillimisht ju ftoj të ndiqni mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, më 28 shtator të vitit 2017.

Siç e dëgjuat dhe vetë në këtë mbledhje, me krenari të madhe Erion Veliaj e cilësoi veten si heroi i pastrimit jo vetëm të qytetit Tiranë, por të të gjithë qarkut. I njëjti Erion i cili sot e quan veten një klient të thjeshtë, në atë mbledhje, me zë e me figurë, tha që këtë projekt e kishte kërkuar dhe finalizuar vetë ai. Dhe si rrallë herë, në këtë rast ai nuk gënjeu.

Sipas dosjes së Altin Dumanit në rastin e hetimit të Arben Ahmetajt, për këtë projekt Erion Veliaj në janar të vitit 2016, i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, i cili në shkurt të vitit 2016 i përgjigjet se propozimi i dërguar duhet të qartësohet dhe të saktësohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në mars të vitit 2016, Erion Veliaj i ridërgon të njëjtën kërkesë Arben Ahmetajt, tashmë i emëruar Ministër Financash. Ndryshe nga Shkëlqim Cani, ministri Financave Arben Ahmetaj është dhe më i drejtpërdrejtë në argumentat e tij kundër këtij propozimi të Erion Veliajt.

Me shkresën nr. 3787/1 prot. datë 12.04.2016, të nënshkruar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, parashtron ndër të tjera se kërkesa për miratimin e mbështetjes buxhetore nuk është paraqitur në zbatim të nenit 19, pika 3, e VKM nr.575/2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontratë dhe pasqyrat financiare për dy vitet e mëparshme të AK-së.

 […]Në përmbajtjen e studimit të fizibilitetit… nuk rezulton të ketë një argumentim të qartë në lidhje me analizën e bërë për arritjen në konkluzion që koncensioni/PPP është proçedurë më e favorshme se prokurimi publik […]

Konstatojmë se supozimet e bëra në seksionin 4.2.2 “Krahasuesi me sektorin publik janë të paargumentuara mjaftueshëm me fakte dhe analiza sasiore konkrete, gjë që nuk na lejojnë të gjykojmë drejt nëse propozimi në fjalë është vërtet më i leverdisshëm se sa metoda tradicionale e prokurimit publik”.

Në këto kushte është e nevojshme që Bashkia e Tiranës të sqarojë hollësisht se ku ndryshon ky propozim me implikime buxhetore nga të ngjashmit e tij të këtij lloji. Njëkohësisht kërkojmë që për këtë propozim Bashkia e Tiranës të marrë domosdoshmërisht edhe opinionet e Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, të cilat duhet ti përcjellë zyrtarisht bashkë me propozimin e ripunuar.

Pra që ta kuptoni fare thjeshtë, ajo ç’ka Arben Ahmetaj i thotë Erion Veliajt është: Përse duhet dhënë ky shërbim me konçension, kur është më e leverdisshme ta bëjmë me paratë e buxhetit të shtetit.

Sot pas 8 vitesh, shkresa e Arben Ahmetajt rezulton më e qartë se kurrë. Inceneratori i Tiranës ka marrë më shumë se 130 milionë euro, e me këto para tashmë kjo vepër duhej të ishte e ndërtuar dhe funksionale, e nuk ishte e nevojshme që ky shërbim ti jepej me konçension një kompanie fantazmë për 30 vite.

Por Erion Veliaj, si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, në mars të vitit 2017 firmosi miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të Ligjit “Për vetqeverisjen vendore”, pa miratimin e Këshillit Bashkiak dhe pa miratimin e bashkive të qarkut Tiranë.

Pas këtij momenti, duhet ta ritheksojmë se 130 milionë eurot që janë përfituar nga Inceneratori i Tiranës janë zhdukur dhe incenerator nuk ka.

Prokurori i kësaj çështje Dritan Premçi ka dy rrugë. Ose të rrëzojë hetimet e Drejtuesit të SPAK Altin Dumani për të amnistuar Erion Veliajn, ose të zbatojë ligjin duke çuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj përpara drejtësisë. Rrugë tjetër NUK KA. Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë është një mundësi për të, që të mund të zhdukë provat dhe të thellojë këtë krim financiar unik në Europë.

belind kellici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet